• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nënvarianti i ri i koronavirusit XBB.1.5/ Vasili-ekspertëve: Merrni masa menjëherë

10:50 : 05/01/2023
në AKTUALITET, SHENDETI

Udhëtarët nga Kina nuk do të pranohen në shtetet e Bashkimit Europain pa test negativ Covid pas shtimit të numrit të infektimeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi për një variant të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi dhe është më ngjitës. Por qeveria shqiptare edhe pas paralajmërimit të OBSH-së nuk ndihen aspak të shqetësuar.

Epidemiologia Dr Maria Van Kerkhove e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar tashmë në 29 vende dhe ndoshta ekziston edhe në më shumë në realitet. Lloji i ri ka mutacione që e lejojnë atë të infektojë dhe të shumohet shpejt.

“Ne jemi të shqetësuar për avantazhin e tij të transmetimit . Sidomos në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, kryesisht në verilindje të SHBA, XBB.1.5 ka zëvendësuar shpejt variantet e tjera që ishin në qarkullim,” tha ajo, duke vënë në dukje se së shpejti do të publikohet nga OBSH një vlerësim rreziku për HBV.1.5.

Lexo edhe:

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

Kina ul normat e interesit për të nxitur ekonominë

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh dhe nënkryetar i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i bën thirrje autoriteteve shëndetësore shqiptare që të marrin masa sa më shpejt në mënyrë që të matet pasoja që mund të ketë në vend ky variant i ri.

Në një postim në Facebook, Vasili thekson se situata në Kinë ka dimensionet e vërteta të një pandemie dramatike, por për fat të keq, thotë Vasili, Komiteti i Ekspertëve po bën një vlerësim sipërfaqësor dhe nuk po merr masa.

“Covid kërkon vlerësim serioz profesional, boll më me klishe propagande empirike!

Dukshëm situata e COVID në botë ka pësuar një ndryshim të fortë në kahun negativ.

Situata në Kinë ka dimensionet e vërteta të një Pandemie dramatike në kuptimin më të plotë të fjalës.

As fuqia organizative dhe as ajo mjekësore e Kinës nuk ia ka dalë dot të kontrollojë këtë situatë kaq të rëndë ku ka qindra milionë të infektuar dhe dhjetëra mijëra humbje jete.

Bashkimi Europian ka adaptuar masën e kërkimit të tamponëve për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.

Nënvarianti i fundit i COVID, një tjetër spinoff i Omicron, i quajtur zyrtarisht XBB.1.5 – është në qarkullim në disa shtete dhe ka fuqi infektuese mjaft të larte dhe tendencë për të mos u kontrolluar nga antitrupat dhe nga subjektet e vaksinuar.

Kohë më parë kam kërkuar publikisht që autoritetet shëndetësore shqiptare të merrnin masa në kohën e duhur pas kufizimeve për udhëtarët që vendosi Italia, SHBA, etj., etj.

Komiteti i Ekspertëve për fat të keq me një vlerësim sipërfaqësor u mjaftua me arsyetimin se BE nuk kishte marrë një masë të tillë.

Çdo vend vlerëson kapacitetet e tij, risqet dhe mundësinë e përballimit të situatave pandemike, ndaj edhe Komiteti i Ekspertëve duhej të thellohej e të analizonte me shumë skrupulozitet situatën.

Aktualisht, po t’i referohemi p.sh. datës 3 janar në Shqipëri janë bërë rreth 85 testime, kjo do të thotë se mundësia e njohjes reale të situatës janë thuajse zero.

Ndaj përsëris thirrjen që Qeveria përmes Ministrisë së Shëndetësisë të veprojë me përgjegjshmëri dhe profesionistët të thonë fjalën e tyre bazuar mbi shkencën dhe të dhënat objektive që lidhen me realitetin shqiptar.

Boll më me klishe propagande!

Atje ku përbuzet shkenca mjekësore, triumfon sëmundja dhe fatalitetet e lidhura me të.

Shqiptarët i kanë paguar me jetën dhe shëndetin e tyre pasojat e gabimeve të rënda të administrimit nga qeveria të Covidit në vitet 2020 – 2022. Ndaj reflektoni shpejt dhe tani!”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

Etiketa: Covidkinakoronavirusnenvariant i riOBSHXBB.1.5

Lajme të lidhura

BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
BOTA

Kina ul normat e interesit për të nxitur ekonominë

16:45 : 28/05/2025
BOTA

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

19:50 : 27/05/2025
BOTA

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

19:22 : 27/05/2025
BOTA

OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale

15:27 : 22/05/2025
BOTA

Plani i Trump për “Golden Dome”, Kina e shqetësuar: Minon stabilitetin global

18:01 : 21/05/2025
Para

Sula: Mungesa e ndihmës nga qeveria po çon në faliment biznesin vendas

TË GJITHA

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025

Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 31/05/2025

Kohë për plazh! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 31/05/2025

Horoskopi, 31 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 30/05/2025

VIDEO/ Në Shijak digjen mbeturina pranë shtëpive, banorët ngrejnë alarmin: Po na mbyt tymi

22:48 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com