• Kontakt
Sunday, September 24, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Ish-eurodeputeti dhe burri i Eva Kailit marrin valixhen me para nga ministri i Katarit

10:43 : 27/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT
FOTO/ Ish-eurodeputeti dhe burri i Eva Kailit marrin valixhen me para nga ministri i Katarit

Skandali korruptiv “Katar-Gate” ka marrë edhe më tepër kuptim ditën e sotme pas publikimit nga La Repubblica të disa fotove që tregojnë “kokën” e skemës së përfitimit të miliona eurove përmes OJF-ve nga shtetit i Gjirit Persik, ish-eurodeputetin italian Antonio Panzeri duke marrë valixhet me para.

Fotot janë shkrepur në një takim mes Panzerit dhe bashkëshortit të euro deputetes greke Eva Kaili, Francesco Giorgi me ministrin e punës të Katarit Ali Ben Samih al Marri në tetor, në hotelin Steigenberger në Bruksel.

Ato tregojnë Giorgi dhe Panzeri, dy nga lojtarët kryesorë në skandalin e shumëpërfolur të Katar-Gate , me çanta dhe valixhe me para duke dalë nga hoteli luksoz në Belgjikë.

Sipas publikimit, prokurori në Bruksel i kushton rëndësi të veçantë këtij takimi, i cili është një shembull se si është “tregtuar” ryshfet , ku pjesë e dosjes janë fotografitë dhe videot nga sistemi i sigurisë së hotelit.

“Është data 10 tetor. Kanë mbetur edhe pesë javë deri në fillimin e Botërorit. Skena zhvillohet në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit belg. Steigenberger Wiltcher’s, dikur pjesë e zinxhirit Conrad, ishte zgjedhja e vendosur e Silvio Berlusconit kur ai vizitoi qytetin si kryeministër për të marrë pjesë në samitet evropiane. Ndodhet në një nga zonat më elegante të Brukselit dhe mund të kuptohet lehtësisht pse e zgjodhën përfaqësuesit e emiratit të pasur”, thekson në artikull për të shpjeguar “klimën” e takimit.

Lexo edhe:

PE voton për përdorimin e shpejtë të energjive të ripërtëritshme

Si kurrë më parë! Një propozim për martesë ndodh në Parlamentin Europian/ Video

Më tej në shkrimin e La Republiça thuhet: “Ora është rreth 5.30 pasdite. Mbërrijnë tre “Mercedes” të zinj dhe parkojnë para hotelit. Të tre janë të regjistruar në misionin diplomatik të Katarit. Nga makinat zbresin përfaqësues të qeverisë së Dohas me në krye ministrin e Punës. Ministri shoqërohet nga pesë burra të tjerë dhe njëri prej tyre mban një valixhe, që ndoshta nuk është për t’u habitur”.

Më 10 tetor, Antonio Panzeri mbërrin në Steigenberger Wiltcher’s me një çantë në dukje bosh që prokurorët thonë se do të mbushej plot kur është larguar nga hoteli.

Ministri i Punës i Katarit hyn në hotel dhe përcillet deri në katin e 4-të, ku ndodhet suita e tij. Pak më vonë mbërrijnë atje Panzeri dhe Giorgi. Fotot nga sistemi i sigurisë së hotelit tregojnë ish-eurodeputetin me çantën në dorë.

“Ish-asistenti i tij Giorgi ndërkohë shfaqet me vajzën e tij 20 muajshe në një karrocë. Nëna e saj është Eva Kaili, e cila në atë kohë ishte ende nënkryetare e Parlamentit Evropian”, nënvizohet më tej.

Dy burra nga delegacioni i Katarit i përshëndesin dhe i përcjellin në katin e katërt. Në korridorin që të çon në suitën e Al Marrit, një burrë tjetër nga Doha shfaqet, duke ndjekur Panzerin dhe tërheq zvarrë një valixhe tjetër me rrota.

Gjithçka ndodh rreth orës gjashtë. Pothuajse gjysmë ore më vonë, Giorgi largohet nga dhoma. Zbret disa kate, e lë vajzën me dikë, pastaj kthehet menjëherë në katin e 4-të.

“Ndoshta ka menduar se takimi po hynte në fazën më kritike”, shkruan Repubblica.

Një orë më vonë, takimi përfundon. Panzeri largohet nga hoteli duke mbajtur të njëjtën çantë me të cilën erdhi. Prokuroria ka shënuar me rreth të kuq çantën.

“Pse? Sepse duket më e plotë”, shkruhet në raportin përkatës.

Me pak fjalë, dyshimi i organeve të drejtësisë ishte se takimi në fjalë ishte një nga dërgesat e organizuara të parave, me kalimin e tyre duke u bërë kështu, nga një valixhe me rrota në një çantë.

Etiketa: Antonio panzeriEva KailikatargateParlamenti Europianpronat e Eva KailitQatar-Gate

Lajme të lidhura

PE voton për përdorimin e shpejtë të energjive të ripërtëritshme
BOTA

PE voton për përdorimin e shpejtë të energjive të ripërtëritshme

08:40 : 14/09/2023
Si kurrë më parë! Një propozim për martesë ndodh në Parlamentin Europian/ Video
BOTA

Si kurrë më parë! Një propozim për martesë ndodh në Parlamentin Europian/ Video

11:11 : 08/09/2023
Fredi Beleri kërkon të shpallë të paligjshme përgjimet. Ja çfarë pretendojnë avokatët
AKTUALITET

Amendament për lirimin urgjent të Fredi Belerit, pritet të votohet në Parlamentin Europian

11:43 : 05/07/2023
Kosova rrezikon sanksione, Vjosa Osmani i drejtohet sot Parlamentit Europian
AKTUALITET

Kosova rrezikon sanksione, Vjosa Osmani i drejtohet sot Parlamentit Europian

08:50 : 14/06/2023
Raporti i Brukselit që fakton batërdinë e Edi Ramës
AKTUALITET

Raporti i Brukselit që fakton batërdinë e Edi Ramës

14:23 : 29/05/2023
Në qershor 2024 do të zgjidhet Parlamenti i ri Evropian, datat
AKTUALITET

Në qershor 2024 do të zgjidhet Parlamenti i ri Evropian, datat

12:58 : 17/05/2023
Para
“Land Roveri” përplaset me makinën e efektivit të policisë, 1 i plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplas këmbësorin



TË GJITHA

Plagosje me thikë në Shkodër

Rikthehen reshjet e shiu, parashikimi i motit për ditën e diel

00:00 : 24/09/2023
Zjarri te “Deutsch Color”, priten shpërthime të fuqishme në fabrikë, evakuuohen bannorët

Zjarri te “Deutsch Color”, priten shpërthime të fuqishme në fabrikë, evakuuohen bannorët

23:55 : 23/09/2023
Lazio del e zhgënjyer nga ‘Olimpico’, Monza i merr barazimin

Lazio del e zhgënjyer nga ‘Olimpico’, Monza i merr barazimin

23:50 : 23/09/2023
Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë

Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë

23:40 : 23/09/2023
Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023

Horoskopi ditor për nesër, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:30 : 23/09/2023
Jonny Evans rikthehet si protagonist te Man.United, “Djajtë” dalin me tre pikë nga Burnley (VIDEO)

Jonny Evans rikthehet si protagonist te Man.United, “Djajtë” dalin me tre pikë nga Burnley (VIDEO)

23:18 : 23/09/2023
Zgjedhjet në Kukës/ Denoncon kandidati i “BF”: Kanë shtuar në listë votimi disa të burgosur

Zgjedhjet në Kukës/ Denoncon kandidati i “BF”: Kanë shtuar në listë votimi disa të burgosur

23:15 : 23/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com