• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati trefishim nga 2015, rreth 110 mijë shqiptarë jetojnë në Francë e Gjermani

07:53 : 21/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE, VIDEO

Gjermania dhe Franca janë bërë dy shtetet më të preferuara të shqiptarëve që po ikin në Europë gjatë viteve të fundit në ciklin e ri të emigracionit, duke zënë vendin e Italisë dhe Greqisë që pas viteve ’90 ishin dy shtetet që pritën fluksin më të lartë të emigrantëve.

Eurostat ka publikuar të dhënat për popullsinë me shtetësi shqiptare që jeton në shtetet e Bashkimit Europian për vitin 2021. Duke qenë se të dhënat për Greqinë mungojnë nuk mund të jepet shifra totale e shtetasve shqiptarë që jetojnë në gjithë Bashkimin Europian.

Nga të dhënat e dsponueshme, Italia është shteti kryesor, me 433 mijë shqiptarë. Nga vlerësimet e mëparshme numri i atyre që jetojnë në Greqi është në të njëjtat nivele si në Itali, apo dhe më i lartë.

Nga të dhënat e Eurostat konstatohet se 5-6 vitet e fundit Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritjen më të shpejtë të popullsisë shqiptare, ndërsa në Itali tendenca ka qenë në rënie.

Në vitin 2021, popullsia shqiptare e regjistruar në Gjermani ishte gati 77 mijë persona, apo gati tre herë më e lartë se në 2015-n, përpara se të rifillonte cikli i ri i emigracionit.

Lexo edhe:

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

Kapet një i ri me d*ogë në Itali, mediat ngrenë alarmin: Pse është shtuar kaq shumë numri i trafikantëve shqiptarë

Në Francë, numri i shtetasve të regjistruar ka arritur në 33 mijë persona, pothuajse me trefishim në krahasim me 2015-n. Në të dy këto shtete së bashku tashmë jetojnë rreth 110 mijë shtetas shqiptarë të regjistruar.

Gjermania është shteti i tretë me numrin më të madh të shtetasve shqiptarë, pas Italisë e Greqisë, ndërsa Franca e katërta. Pas tyre renditet Belgjika me rreth 7 mijë, Suedia me rreth 6 mijë, Zvicra me gati 3 mijë. Ndërkohë mungojnë të dhënat edhe për Spanjën.

Për të gjitha shtetet që raportohen të dhënat, popullsia shqiptare që jeton në to ishte 570 mijë në fund të vitit 2021, por siç u theksua mungojnë të dhënat për Greqinë, që është një shtet i rëndësishëm sa i përket numrit të shqiptarëve që jetojnë në të.

Të dhëna të tjera të Eurostat për lejet e qëndrimit, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, deri në vitin 2021, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë.

Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion

Sa të integruar janë migrantët në Europë

Publikimi i fundit i Eurostat për të dhënat e migrantëve në Bashkimin Europian, ka dhënë informacion mbi integrimit e emigrantëve nga gjithë vendet e tjera në shtetet e BE-së.

Në vitin 2021, nga personat 20-64 vjeç që jetojnë në BE, 59,1 % e shtetasve jo-BE ishin të punësuar, dukshëm më pak se për qytetarët e Shteteve të tjera Anëtare të BE-së (74,4 %). Kur bëhet fjalë për papunësinë, shkalla ishte 6,3 % për shtetasit e vendit përkatës të BE-së, 8,7 % për qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe afërsisht dy herë më e lartë, 15,5 %, për shtetasit jo të BE-së.

Kur bëhet fjalë për nivelin arsimor, qytetarët jo-BE të moshës 25-74 vjeç kishin më shumë gjasa të kishin një nivel të ulët arsimor (45.9%) sesa vendasit (22.1%) dhe qytetarët e BE-së që jetonin në një shtet tjetër anëtar (28.9%). Vendasit regjistruan përqindjen më të lartë midis atyre që kishin një nivel arsimor mesatar (46.5%), ndërsa qytetarët e BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar përfaqësonin përqindjen më të lartë midis atyre me arsim të lartë (32.0%).

Për sa i përket përfshirjes sociale, 48.4% e qytetarëve jo-BE (të moshës 18 vjeç e lart) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social kundrejt 19.5% të vendasve dhe 27.5% të qytetarëve të BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar. Sa i përket strehimit, në vitin 2021, vetëm 24.2% e qytetarëve jo-BE zotëronin një shtëpi në BE, kundrejt 35.0% të qytetarëve të BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar dhe 74.3% të vendasve./monitor

Etiketa: arsimemigracionGjermaniItalilargimmigrimpopullesishqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

15:10 : 28/08/2025
AKTUALITET

Kapet një i ri me d*ogë në Itali, mediat ngrenë alarmin: Pse është shtuar kaq shumë numri i trafikantëve shqiptarë

10:20 : 28/08/2025
BOTA

Industria automobilistike në Gjermani shkurton 51.500 vende pune

09:00 : 28/08/2025
AKTUALITET

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025
AKTUALITET

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

14:30 : 25/08/2025
BOTA

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025
Para

Këmbimi valutor 21 dhjetor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

20:41 : 29/08/2025

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025

Kosova zgjeron listën e organizatave terroriste, ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në

20:07 : 29/08/2025

Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

19:45 : 29/08/2025

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025

U gjet i vdekur në një banesë në Kolonjë, zbardhet identiteti i viktimës

19:02 : 29/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com