• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji mbyll shqyrtimin dhe tërhiqet për vendim ndaj gjyqtares Miranda Andoni

11:53 : 20/12/2022
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja Miranda Andoni dhe Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndruan të hënën qëndrimeve të bëra në parashtrimet para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nino tha në seancë se u qëndronte shkaqeve të ankimit. Ajo pretendoi se Andoni nuk kishte përmbysur barrën e provës as me prapësimet e bëra në Kolegj në seancën paraardhëse dhe i kërkoi KPA që pas shqyrtimit të vendoste ndryshimin e vendimit duke e parë çështjen në tërësi.

Sipas Ninos gjyqtares i mungonin të ardhurat nga burimet e ligjshme për të justifikuar shpenzimet në vitet 2008, 2010, 2011 dhe 2016. Por e pyetur nga trupa se sa ishte bilanci negativ dhe nga vinin këto mungesa, Nino kërkoi 10 minuta kohë për të kthyer përgjigje. Më pas ajo rreshtoi argumentet që sipas saj provonin një mungesë totale prej 1.3 milion lekësh të ndara në katër vite.

Nino i kërkoi KPA që këto mungesa të merreshin në konsideratë në tërësi sëbashku me problemet e gjetura në kriterin e aftësive profesionale.

Gjyqtarja Andoni këmbënguli në seancë se një pjesë e shkaqeve të ankimit ishin të bazuar në të dhëna jo të sakta. Andoni ritheksoi se ajo kishte pasur mjaftueshëm të ardhura dhe se bazuar në analizën financiare të KPK rezultonte me bilanc pozitiv në të gjitha vitet. Ajo shtoi se pretendimet e Komisionerit Publik në ankim dhe në seancë bazuar mbi një dhuratë nga nëna dhe qiratë nuk qëndronin. Sipas saj, dhurata nga nëna nuk ishte konsideruar as nga KPK burim i ligjshëm, por ajo i kishte pasur të ardhura të tjera për të mbuluar shpenzimet. Ajo këmbënguli se tatimi mbi qiratë ishte paguar rregullisht dhe pagesa e vonë ishte bërë pasi ajo nuk kishte gjetur dokumente për vitet që kjo pagesë mungonte.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

Ajo këmbënguli se problemet e gjetura në kriterin e profesionalizmit, nuk ishin shkarkuese, përkundrazi tregonin shqyrtimin e çështjeve komplekse që kishin kërkuar hetime dhe kohë shtesë. “Nuk kam qenë asnjëherë arsye për zvarritjen e çështjeve”, tha Andoni.

Andoni u konfirmua në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në qershor 2020, por KPK relatoi atë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë sa i përket një çështje në kriterin e profesionalizmit. Ish-Komisioneri Publik Dariel Sina nuk ra dakord me vendimin e KPK dhe ankimoi në tërësi konfirmimin e Andonit, duke arsyetuar në mungesë burimesh për pasurinë dhe problemet e profesionalizmit.

Trupa që po gjykon çështjen në Kolegj kryesohet nga Natasha Mula, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, ra dakord pas konsultimit që të shpallë vendimin më 20 dhjetor ora 14.00.

/Reporter.al/

Etiketa: Miranda Andoniveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

17:27 : 26/01/2026
AKTUALITET

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

15:32 : 11/11/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
Para

Seanca në KPK/ Prokurorja jep shpjegime për të ardhurat e prindërve nga bujqësia

TË GJITHA

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom