• Kontakt
Thursday, March 30, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Dumani në krye të SPAK, BIRN: U zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorim

08:05 : 17/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Gjatë një mbledhje plenare maratonë që zgjati afro gjashtë orë të premten më 16 dhjetor 2022, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit.

Dumani u emërua si drejtues i SPAK për tre vitet e ardhshme me pesë vota të 10 anëtarëve të Këshillit të pranishëm.

Vota i dha fund disa javëve me spekulime, që filluan në fund të nëntorit kur ambasadorja e SHBA Yuri Kim, vuri alarmin për përpjekje për një garë “të pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë”.

Kim nuk përmendi askënd në akuzat e saj, por gishtat u drejtuan ndaj shumicës qeverisëse sidomos pasi Ministria e Jashtme njoftoi në Twitterin e saj fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores një procedurë që kryhet në Uashington e jo në Tiranë, e që u lexua nga disa analistë si mesazh për anëtarë të KLP-së.

Por pas përfundimit të votimit ambasada lëshoi një deklaratë që vlerësonte procesin. “Falënderojmë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një proces përzgjedhës, i cili pati qëllim të siguronte integritetin e procesit. Është thelbësore për institucionet e drejtësisë që të veprojnë me integritet, pa frikë apo favore”, thuhej në deklaratë.

Lexo edhe:

Berisha denoncon: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!

Inceneratori Fier/ SPAK ia “fali” Armando Subashit faturat abuzive të shpronësimit

Kryeministri, i cili i mohoi akuzat për ndikim në proces dhe i cilësoi si thashetheme, u shfaq po ashtu i dakordësuar me zgjedhjen. “Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era!”, shkroi Rama, pas votimit.

Në krahun tjetër pjesa e Partisë Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që pati paralajmëruar paraditen e të premtes fitoren e një kandidati tjetër, të zgjedhur sipas Berishës prej kryeministrit, e cilësoi garën sërish të ndotur dhe SPAK “një seksion të Partisë Socialiste”.

Ndërkohë Gazmend Bardhi, deputet i pjesës së Partisë Demokratike të ndarë nga Berisha, ishte më neutral në qëndrim. Ai bëri thirrje që SPAK të mbështetej për të qëndruar “jashtë kontrollit të politikës”, ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit ishte e vetmja shpresë për shqiptarët.

 Platformat

Nën këtë frymë u zhvillua mbledhja plenare e KLP-së të premten. Ajo u transmetua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga vetë Këshilli, si dhe u lejuan të ishin të pranishëm përfaqësuesit e mediave dhe vëzhguesit ndërkombëtar të EURALIUS dhe OBDAT. Rreth mesditës mbërriti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila qëndroi deri në momentin e përfundimit të votimit për kreun e ri të SPAK.

KLP kishte njoftuar se kriteret bazë mbi të cilat u vlerësuan tre kandidatët e që kishin të bënin me aftësitë e spikatura në rolin drejtues; ato profesionale në cilësinë e prokurorit; aftësitë menaxheriale e organizative si dhe vizionin dhe objektivat e tyre nëse do të zgjidheshin.

Altin Dumani, i cili u përzgjodh drejtues, u shpreh se vlerësonte se çelësi suksesit ishte bashkëpunimi cilësor dhe institucional, integriteti profesional i çdo anëtari të SPAK dhe i institucionit në tërësi. Ai parashtroi se kishte nisur si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999 në Sarandë dhe më pas ishte emëruar si drejtues i Prokurorisë së Tropojës në një periudhë mjaft të vështirë. Dumani pohoi se në vitin 2004 ishte emëruar pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda ku pas tetë muajve ishte caktuar si zëvendës drejtues; në 2007-ën si drejtues i njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës dhe para se të caktohej në SPAK, për tetë vjet në ish-Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

“Nuk e shoh SPAK si një vend pune, por si një mission”, pohoi Dumani dhe parashtroi punën e tij si prokuror dhe zëvendës drejtues i SPAK për tre vjet. “Garancia e kandidimit tim është edhe bilanci i punës sime në SPAK. Ndonëse kam qenë zëvendës drejtues kam marrë ngarkesa edhe në hetime, duke shqyrtuar 99 çështje penale”, pohoi Dumani dhe vërejti se kishte krijuar klimë bashkëpunimi si brenda institucionit, ashtu edhe me partnerët e huaj.

Prokurori Dumani u ndal edhe në aspektin organizativ. Ai theksoi se një nga hapat e parë që do të ndërmerrte nëse do të përzgjidhej si drejtues, ishte miratimi i një rregulloreje të brendshme për SPAK, që mungonte.

Dumani cilësoi të nevojshëm miratimin e një udhëzimi për standardizimin e shkresave, të një udhëzimi për renditjen e akteve në dosje; për mundësimin e shortimit transparent të dosjeve dhe shpërndarjen e drejtë të tyre. Sipas tij, e rëndësishme ishte që t’i nënshtroheshin analizës dosjet e mbartura.

Po ashtu, ai konsideroi të nevojshme krijimin e një fryme bashkëpunimi me Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërmjet komunikimeve të përhershme, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit me vendet partnere.

Si një instrument të rëndësishëm për hetimin ai konsideroi bashkëpunimin me institucionet vendase për aksesimin e drejtpërdrejtë të regjistrave elektronikë, me qëllim shmangien e burokracive dhe të mundësisë së nxjerrjes së sekretit hetimor. Dumani garantoi se do të ishte transparent me publikun dhe median, por sipas tij, kjo nëpërmjet kanaleve zyrtare. Ai premtoi se një herë në muaj do të zhvillonte takime informale me gazetarët.

Konkurentët e Dumanit folën pak a shumë mbi të njëjtat vija. Adnan Xholi, i cili parashtroi fillimisht karrierën e tij profesionale 24 vjeçare, premtoi se nëse do të zgjidhej do të insistonte që të vihej në eficencë policia gjyqësore, se do të ishte transparent në shpërndarjes e punës dhe se do të insistonte për krijimin e skuadrave të përbashkëta të hetimit.

Prokurori Edvin Kondili u shpreh në fillim të fjalës së tij, se kishte kandiduar pasi kishte vlerësuar se plotësonte kriteret e nevojshme për drejtimin e SPAK. Ai shtoi se kishte hetuar me sukses edhe çështje në bashkëpunim me homologë të huaj. Kondili shprehu vlerësime maksimale për kreun e parë të SPAK, prokurorin Arben Kraja dhe tha se do ta ruante praktikën e krijuar prej tij. Në vijim, Kondili theksoi se vizioni i tij konsistonte në pasjen e objektivave konkrete në aspektin administrativ dhe në atë të hetimit.

Whatsapp Image 2022 12 16 At 3.51.55 Pm 1 533x400

Votimi
Pas bërjes publike rreth një muaj më parë të tre kandidaturave për kreun e SPAK-ut, pati spekulime të njëpasnjëshme në medie që sugjeronin se procesi po ndikohej për të zgjedhur një kryeprokuror special të dobët, i tillë që të siguronte që korrupsioni të mos luftohej.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi të mërkurën më 14 dhjetor se ajo po e monitoronte nga afër procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ardhshëm të SPAK, me qëllim që të sigurohet se “reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj menjëherë më pas duke thënë se ai nuk ka rol në zgjedhjen e shefit të ardhshëm të SPAK, ndërsa duket se i cilësoi shqetësimet e amerikanëve si “thashetheme të katundit politik e mediatik.”

Të premten para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të votonte ambasadorja e SHBA u paraqit vetë në sallën ku bëhej mbledhja.

Gjatë një prej pushimeve të mbledhjes plenare, ambasadorja Yuri Kim u shpreh para medieve se, për shkak të teorive konspirative që qarkullonin, donte të shpjegonte arsyen e mbërritjes aty. “Nuk jam këtu për t’i thënë askujt se për kë duhet të votojë ose për kë nuk duhet të votojë. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”, tha ajo.

Por nga ana tjetër u mëshoi mesazheve që kishte dhënë më herët se votimi duhej të ishte objektiv. “Nuk duhet në fakt të bazohet nga perceptime kërcënimi ose premtime për favore. Kushdo që do zgjidhet duhet marrë në konsideratë faktin se ‘pronari’ i vetëm i tij është ligji”, tha ajo.

Gara pas kësaj ishte e ngushtë. Dumani u votua nga anëtarë prokurorë Elojda Goxhi, Bujar Sheshi, Ledina Rizo e Zeqir Hoda dhe pedagogia Arta Mandro. Prokurori Edvin Kondili u rendit i dyti me votat e anëtarëve jo prokurorë, Nurihan Seiti, Mirela Bogdani, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj – ndërsa Adnand Xholi arriti të sigurojë vetëm votën e Sokol Stojanit. Anëtarja prokurore Esmeralda Cami nuk ishte e pranishme në mbledhje.

E pyetur nga BIRN për mos praninë e saj që e la KLP me numër çift votash, Cami sqaroi se bashkëshorti i saj ka konkurruar për një pozicion si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe për këtë arsye procedura për verifikimin e pasurisë dhe figurës së tij kryhet nga Komisioni i Posaçëm pranë SPAK. Ajo sqaroi se kishte vlerësuar se gjendej në kushtet e konfliktit të interesit dhe prandaj kishte vendosur të mos merrte pjesë në votim.

KLP njoftoi se prokurori Altin Dumani do të prezantohet në rolin e drejtuesit në SPAK më datë 19 dhjetor, në orën 09:00./Reporter.al

Etiketa: ALTIN DUMANIklpspakvotim

Lajme të lidhura

Berisha denoncon: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!
AKTUALITET

Berisha denoncon: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!

19:12 : 30/03/2023
Inceneratori Fier/ SPAK ia “fali” Armando Subashit faturat abuzive të shpronësimit
AKTUALITET

Inceneratori Fier/ SPAK ia “fali” Armando Subashit faturat abuzive të shpronësimit

16:00 : 30/03/2023
Biznesmenët e inceneratorëve firmosën prokura ndërsa ishin në kërkim ndërkombëtar
AKTUALITET

Biznesmenët e inceneratorëve firmosën prokura ndërsa ishin në kërkim ndërkombëtar

15:57 : 30/03/2023
“Të ndëshkohen hajdutët”, Shoqëria Civile protestë të heshtur para SPAK
AKTUALITET

“Të ndëshkohen hajdutët”, Shoqëria Civile protestë të heshtur para SPAK

12:08 : 29/03/2023
Trafiku i kokainës, raporti i SPAK zbulon “tregun” e grupeve shqiptare dhe ku fshehin paratë
AKTUALITET

Trafiku i kokainës, raporti i SPAK zbulon “tregun” e grupeve shqiptare dhe ku fshehin paratë

09:08 : 29/03/2023
Ahmetaj drejt arrestimit? SPAK e shpall zyrtarisht nën hetim për 3 vepra të rënda penale
AKTUALITET

Ahmetaj nën hetim nga SPAK. Gazetarja: Këtë javë do kemi zhvillime të reja

17:52 : 26/03/2023
Para
Serbi që luftoi pro rusëve në Donbas shfaqet pranë barrikadave në Veri të Kosovës

Serbi që luftoi pro rusëve në Donbas shfaqet pranë barrikadave në Veri të Kosovës



TË GJITHA

Koeman: Laporta mashtroi të gjithë mbi Leo Messin, ju tregoj si ndodhi…

Koeman: Laporta mashtroi të gjithë mbi Leo Messin, ju tregoj si ndodhi…

23:54 : 30/03/2023
“83% e shqiptarëve duan t’i ikin varfërisë”/ EuObserver: Kanabisi kultivohet në bastionet e PS

“83% e shqiptarëve duan t’i ikin varfërisë”/ EuObserver: Kanabisi kultivohet në bastionet e PS

23:44 : 30/03/2023
Papa me bronkit/ Dalin detaje nga gjendja e tij në spital

Papa me bronkit/ Dalin detaje nga gjendja e tij në spital

23:40 : 30/03/2023
Këlliçi: Kam sondazhin brenda PS, nuk është favorizues për Veliajn

Këlliçi: Nëse fitoj zgjedhjet, do të bëj një referendum për korsinë e biçikletave

23:34 : 30/03/2023
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi: Tre prioritetet e mia!

“I kam duart e pastra”, Këlliçi: Nuk kam firmosur asnjë aferë korruptive

23:26 : 30/03/2023
U largua nga Din. Zagreb pas 13 vitesh, mesfushori shqiptar zbarkon te skuadra e re

U largua nga Din. Zagreb pas 13 vitesh, mesfushori shqiptar zbarkon te skuadra e re

23:25 : 30/03/2023
Milo Gjukanoviq: Ja ç’po synon Serbia në rajon

Milo Gjukanoviq: Ja ç’po synon Serbia në rajon

23:25 : 30/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com