Është mmbyllur protesta qytetare e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Mijëra qytetarë u mblodhën te Kryeministria dhe më pas marshuan rrugëve të Tiranës, ku bën thirrjet e tyre për revolucion dhe largim të kryeministrit.
Para Kryeministrisë, qytetarë të shumtë shprehën shqetësimet dhe hallet e tyre ndaj qeverisë dhe politikës, duke theksuar dhe irritimin ndaj fondit 4 mln euro për mosdështimin e koncertit të Kanye West.
Aktivistët deklaruan se nesër, e hënë 13 korrik, do të dorëzohet në SPAK kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj drejtorit të Policisë, Skënder Hita. Kjo pas deklaratave të tij të fundit për hetime ndaj personave që kanë bërë review negative online ndaj bizneseve të lidhura me qeverinë Rama.














