• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zoti i drogës” përballë “Ufo-s”, dënohen dy shefat e mafias shqiptare në Romë

19:57 : 14/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Dy organizata gjakatare të narkotrafikut në Romë të Italisë, banda e “Zotit të drogës” Elvis Demçe dhe nga ana tjetër Ermal Arapaj, i ashtuquajturi “Ufo” dhe njerëzit e tij, janë dënuar me mbi 120 vjet burg nga Gjykata e Romës.

Demçe, me gjykim të shkurtuar u dënua me 18 vite burg, ndërsa Arapaj do të duhet të qëndrojë 16 vjet pas hekurave. Dënimet për 12 personat e tjerë variojnë nga minimumi 4 vjet e 6 muaj deri në maksimum 9 vjet e 8 muaj, ndërsa dy të pandehur të tjerë të grupit u shpallën të pafajshëm.

Dosja hetimore italiane flet për ngritjen e Elvis Demçes, bosit të fundit shqiptar, i kurorëzuar si i tillë pas arrestimit të paraardhësve të tij, Arben Zogu dhe Dorian Petoku. Banda e 36-vjeçarit u themelua në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë në tregtinë e hashashit, me të ardhura që shkonin deri në 4 milionë euro.

Në qendër të konfliktit ishte kontrolli i trafikut të drogës që kishte pushtuar Romën nga Castelli Romani, deri në lidhjen e aleancës me bandën e Fabrizio Piscitellit, “Diabolik” në Ponte Milvio. Akuza të shumta ndaj dy grupeve, nga zhvatja e deri te kërcënimet e shoqëruara me video dhe foto për t’i vënë në dijeni rivalët për egërsinë e tyre.

Demçe, i cili ka një pamje të ashpër, i referohej vetes si  “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik. Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë “të respektuar”.

Lexo edhe:

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

Kur Demçe ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meos, 30 vjeçar, “Ufo” tentoi të fitonte terren, duke marrë sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.

Grupet kriminale që drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj dhe nga ana tjetër  Elvis Demçe, i cili drejtonte grupin rival, janë arrestuar nga policia pas një aksioni ‘Blic’, të zhvilluar mëngjesin e 18 janarit. Në pranga ranë 27 persona, duke u shmangur në këtë mënyrë disa vrasje të mundshme, për trafikun e drogës

Bisedat e përgjuara konfirmuan urrejtjen e Demçes ndaj bashkatdhetarit të tij, i cili pas arrestimit kishte marrë drejtimin e zonës, por pa i dhënë asnjë lehtësim ekonomik. Mungesa e kompensimit e bëri Demçen të planifikonte një pritë kundër rivalit të tij më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios. Një pritë, në të cilën Arapaj ka arritur të shpëtojë, duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga njerëzit e caktuar nga Demçe.

Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes hapi zjarri në Velletri, duke dëmtuar vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij. Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Me kthimin e tij në Itali, Arapaj kishte filluar të planifikonte vrasjen e Demçes, i penguar nga hetimi i operacionit ‘Alba Bianca’, i 9 shkurtit 2021, ku “Ufo” përfundoi në pranga. Një luftë mes dy bashkëkombësve, të cilët mediat e cilësuan dhe krahasuan si “Gomorra shqiptare” në rrugët e Romës.

Etiketa: BurgdenimdrogeElvis DemceErmal ArapajgjykataItalikriminelakundershtarnarkotrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
AKTUALITET

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

18:46 : 17/07/2025
BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

12:42 : 17/07/2025
Para

Dëmtimi i Neuer shqetëson Bayernin, bavarezët synojnë rikthimin e bujshëm në portë

TË GJITHA

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025

Plani i Trump për shkurtimin e ndihmave amerikane nëpër botë merr aprovimin final

09:53 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit “pushton” Greqinë, temperatura deri në 44 gradë në disa zona

09:51 : 18/07/2025

SHBA ndalon diplomatët të komentojnë për demokracinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

09:49 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com