• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shtet kartoni”, OSHEE i jep 170 mijë € tender “ALBtelecom”, shteti 17% aksioner

16:41 : 14/12/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Çudirat në Shqipëri s’kanë të sosur, aq sa me të drejtë Shqipëria mund të quhet një “shtet kartoni”. Vendimet në këtë vend i marrin njerëzit e pushtetshëm, apo edhe ata që qendrojnë pas firmave që fitojnë tendera apo xhirojnë miliona euro. ALBtelecom ka qenë kompania “elitë” në Shqipëri, ndërkohë që prej vitit 2007, vit në të cilin u privatizua, ajo ka kaluar disa duar.

Megjithatë, shteti shqiptar ka rreth 17 % aksione në këtë kompani, pavarësisht se kohët e fundit është shitur dhe rishitur disa herë. Megjithatë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, s’ka asnjë vendimmarrje në këtë kompani, ndërsa nuk ka asnjë informacion nëse firma del apo jo me fitim. Dhe, a ka marrë ndonjëherë fitim shteti nga ALBtelecom?!

Por, sicc e përmendëm më sipër, shteti ka rreth 17 % të aksioneve, ndërkohë që paradoksalisht kjo firmë futet në tendera dhe fiton para publike.

Lexo edhe:

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

ALBtelecom ka fituar një tender 170 mijë euro nga kompania shtetërore OSHEE

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar një tender me objekt “shërbimi GRPS për PDA, tableta dhe matës për një periudhë 12 mujore”. Në tender kanë marrë pjesë operatori ekonomik “ALBtelecom sh.a” me vlerë oferte 16.809.600 lekë pa TVSH.

Dhe operatori ekonomik “Vodafone” me vlerë oferte 17.001.600 lekë pa TVSH. Nisur edhe nga oferta, fitues është shpallur “ALBtelecom sh.a”, ndërsa çudia në këtë rast qendron te aksionet shtetërore të kësaj kompanie.

Ministria Financave, Posta dhe mijëra ish-punonjës kanë 20 % të aksioneve të ALBtelecom

BoldNews.al shfletoi dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit për firmën ALBtelecom. Rezulton se Posta Shqiptare ka 2.47 % të aksioneve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (emërtimi vjetër) ka 13.78 % të aksioneve të kjo firmë. Shumicën, e ka “4iG Albánia Korlátolt Felelössegü Társaság”, firmë hungareze e cila sapo e ka blerë nga një kompani turke. Ajo ka 80.27 % të aksioneve.

Por, pak vetë e dinë, por mijëra shqiptarë, kryesisht ish-punonjës gjatë kohës së privatizimit në vitet 2005-2007 janë aksionerë të firmës ALBtelecom. Ata (persona fizikë) kanë 3.48 % të aksioneve, por asnjëherë nuk kanë marrë dividend apo ndonjë të mirë materiale, përvecc dëngut me letra.

Pra, nga njëra anë kjo kompani vijon të fitojë tendera publikë, madje nga institucione shtetërore, dhe nga ana tjetër nuk “paguan” aksionerët, pasi gjithmonë “del me humbje”. Por, siç duket, OSHEE ose s’ka dijeni për këtë aktivitet, ose bën të paditurin, duke bërë “qokën” e radhës në “shtetin e kartonit”.

Etiketa: AlbtelecomMinistria e Financave dhe Ekonomisëosheeshteti aksionertender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
AKTUALITET

Nga SPAK te fitimi i tenderave/ Del në skenë oligarku i ri, Gentian Likaj, që po “mund” peshkaqenët e AKSHI-t

16:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

14:51 : 04/07/2026
AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026
Para

Dëgjoni zhurmën e motit në planetin Mars

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş