• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dueli” Rama-Kim, Reforma në Drejtësi u katandis në përplasjen për një emër

11:40 : 14/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Prej gati 6 vitesh, opinioni publik është bombarduar me deklarata shpresëdhënëse nga qeveria “Rama” dhe ambasada amerikane për ardhmërinë e ndritur që do t’i sillte Shqipërisë avenirin e saj drejt Bashkimit Europian.

Arkitektura e re e drejtësisë, institucionet e reja, mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të tyre dhe largësia nga politika duhet të ishin në funksion të një qeverisje dhe sistemi gjyqësor më të mirë në favor të qytetarëve.

Por, ajo çfarë po duket ditët e fundit, dëshmon se Reforma nuk ishte as më shumë e as më pak se sa një “rrokadë emrash të përveçëm”.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Dhe, këtë, më shumë se kushdo, po e tregojnë kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Dy personazhet e rëndësishëm të jetës publike, por edhe politike në vendin tonë, prej ditësh po kacafyten për emrin që do të drejtojë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Ashtu siç kanë bërë thuajse gjithë këtë javë, edhe këtë të mërkurë, Rama e Kim shfrytëzuan rrjetin social “Twitter” për të hedhur batuta e kunja mes tyre.

Në fillim ishte ambasadorja Kim, e cila në një mesazh në mëngjes herët, shkroi:

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë ose favore – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Diplomatja vijoi më tej: “Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet.

Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”.

Kryeministri Rama reagoi pas rreth dy orësh, pasi e ka përtypur mirë fillimisht mesazhin më të fundit të ambasadores:

“Jam plotësisht dakord me ambasadoren amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!

Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”.

Pra, të dy, si Rama dhe Kim, sillen sikur janë të shqetësuar për ndërhyrjet e mundshme mbi anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, struktura që pritet të zgjedhë këtë të Premte kreun e ri të SPAK-ut.

Por, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është artikuluar asnjë lloj shqetësimi për ndërhyrje të papërshtatshme, presione, joshje apo edhe kërcënime për procesin e votimit për titullarin e Prokurorisë së Posaçme.

Duket se, të vetmit që po ushtrojnë presion mbi KLP-në, janë këta dy personazhe që tregohen më të shqetësuarit, pra Edi Rama dhe Yuri Kim.

Secili prej tyre duket se ka një emër të preferuar ndër kandidatët për kreun e SPAK-ut dhe secili, nëpërmjet ‘Cicërimave”, por jo vetëm, po tenton të orientojë votën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

E gjithë kjo zhurmnajë nuk lidhet as me luftën kundër korrupsionit, as me forcimin e institucioneve të drejtësisë, as me begatinë për popullin shqiptar, por thjeshtë dhe vetëm një përplasje brirësh mes Ramës e Kimit, kush e kush të tregojë se ka më shumë kontroll mbi sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2016, qytetarëve shqiptarë iu premtua një “drejtësi e pavarur”. Sot po shohim se Reforma polli një drejtësi, ku pyetje kryesore qëndron “e pavarur, por nga kush?”.

Etiketa: Ambasada amerikaneambasadorja Yuri KimEdi Ramaklpreforma ne drejtesiSistemi gjyqësorspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para

Trafik droge/ Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg ish-truproja i Saimir Tahirit

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com