Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Peqin.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.