• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e 6 dhjetorit/ Si u çakordua shteti i rilindjes

10:12 : 04/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria Rama ka ndryshuar me 180 gradë vijësjelljen ndaj protestës që opozita ka vendosur të mbajë në 6 dhjetor. E shpallur fillimisht si një problem i rëndë politik, ajo po trajtohet, ditët e fundit, si një telash logjistik

Kur Sali Berisha shpalli për herë të parë se PD do të manifestonte në ditën kur në Tiranë do të mbahej samiti i përbashkët i vendeve të BE me Ballkanin perendimor,  Lapsi.al njoftoi se Edi Rama në grupin e Whatsapp-it të përbashkët, i udhëzoi ministrat ta denonconin fort këtë aksion.

Menjëherë erdhën me radhë denoncimet e njëpasnjëshme për një akt antishqiptar, për një turp që nuk e meriton Shqipëria, për thyerje të kanunit dhe mikpritjes shqiptare, për dyshen e rublave që kërkon të na nxjerrë keq para ndërkombëtarëve.

Të gjitha reagimet qenë në një linjë, por interesante është të shikohet postimi i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në 19 nëntor. Personi që është përgjegjësi politik për sigurinë e samitit e trajton Sali berishën si konsull famëkeq të Vladimir Putinit dhe i bën thirrje qytetarëve ta braktisin atë.

Por, pasi kaluan rreth tre javë, kjo valë histerie, që u mbajt gjallë dhe nga armata e mercenarëve mediatikë të pushtetit, filloi të shuhej. Për të kuptuar atë mjafton Lapsi.al ka krahasuar qëndrimin haluçinant që ministri i Brendshëm, me porosi të shefit, mbajti muajin e shkuar, me fjalët që tha këtë të shtunë.

Lexo edhe:

Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës

Vetmia absolute e grave që “rilindën”

Pas një takimi me drejtorin e policisë, për sigurinë e samitit dhe mitingut ai u shpreh: “Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet”.

Pra, tani më Çuçi nuk paska probleme me Rusinë, rublat dhe Berishën si vegël të Kremlinit. Ai thjesht ka një hall teknik. Po të njëjtin shqetësim logjistik shfaqi edhe drejtori i policisë Muhamet Rumbullaku. “Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në samit dhe nga gazetarët e akredituar. Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”, tha Rrumbullaku.

Po përse ndodhi kjo piruetë absurde? E para sepse edhe vetë hedhësit e rrufeve e panë se ato nuk ngjisnin tek asnjë mendje normale. Por e dyta, pasi vetë BE, që është më shumë se Edi Rama e interesuar për sigurinë e liderëve të vet, lëshoi një deklaratë për mosndalimin e protestës. “Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, deklaroi zyra e BE në Tiranë, në një prononcim për A2 CNN.

Pra ajo e rrëzoi krejtësisht retorikën me konsuj të Kremlinit dhe kërkoi respektimin e të drejtave të protestuesve siç detyron ligji dhe Kushtetuta.

Nga ky moment paçavuret e propagandës rilindase filluan të zbehen. Ato dalëngadalë i lanë vendin një tjetër dredhie meskine, asaj për “ruajtjen e perimetrit të sigurisë’. Tashmë fjala nuk qe për agjentë të Moskës, por për opozitarë që mund të krijonin shqetësim në rrugët ku do kalonin delegacionet evropiane. Vetë kjo shfryrje e trajtimit të një problemi politik, me një mendësi teknike policore tregon se qëllimi i vërtetë mbetet pengimi me çdo kusht i një manifestimi, që mund të gërvishtë sadopak kartolinën e autokratit shqiptar përkrah liderëve të BE-së./LAPSI

 

Etiketa: protesta 6 dhjetorRilindjesamiti be

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës

21:20 : 02/04/2026
AKTUALITET

Vetmia absolute e grave që “rilindën”

17:36 : 09/03/2026
AKTUALITET

Rama, “El Chapo” i Rilindjes së vdekur në dinjitet

21:16 : 26/02/2026
AKTUALITET

Krim elektoral/ “Rilindja” shtron asfaltin e radhës në Gjirokastër

11:42 : 07/05/2025
AKTUALITET

Dasho: Jam i zhgënjyer, por mbetem opozitar kundër rilindjes

08:49 : 13/03/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant/ Popullsia e Tiranës është tkurrur me 29 mijë banorë në dekadën e fundit

08:13 : 13/11/2024
Para

EMRI/ Arrestohet kamionisti shqiptar me urdhër dëbimi, "merr në qafë" dhe mikun e tij

TË GJITHA

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom