• Kontakt
Thursday, February 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për vrasjen e avokatit/ Edi Rama mbron Taulant Ballën

14:03 : 01/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Edi Rama & Taulant Balla

Edi Rama dhe Taulant Balla

Kryeministri Edi Rama mbrojti këtë të Enjte kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i akuzuar si i implikuar në vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Gjatë një fjale për mediat pas mbledhjes e qeverisë, Rama tha se ai “beson vetëm të vërtetën dhe nuk merret me spekulime”.

“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte? Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me llafe, me thashetheme, me spekulime dhe mbi të gjitha unë i ruhem shumë edhe gjysmë të vërtetave sepse ato janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë, që në kohën e Romes. Këtu ka ndryshuar komplet trendi i civilizimit, por kjo nuk më detyron mua të hyj në këtë trend të ndryshuar sepse unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestish i jam vënë në dispozicion vetëm të vërtetës dhe kuptohet, s’ka një të vërtetë absolute, por asaj të vërtete që unë besoj se është e vërteta e bazuar në fakte. Kaq! Për të marrë nëpër gojë njerëz e për të zhgërryer figura njerëzish e për të baltosur emra njerëzish e për ta katandisur në pamjen virtuale këtë vend sikur është një kënetë ku të gjithë janë të zhgërryer e të ngjyer, ka boll që e bëjnë këtë punë. Unë nuk jam pjesë e kësaj kategorie”, tha Rama.

Ishte Adrian Çapja, i cili gjatë një seance gjyqësore para disa ditësh, do të deklaronte se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e “një politikani të rëndësishëm”. Çapja tha se bëhet fjalë për një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016, ndërsa përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.

Lexo edhe:

Afera “McGonigal” në Kuvend, deputetët e PD interpelancë me Edi Ramën (Rendi i ditës)

‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës

Më pas, në media u publikua vendimi i gjykatës për asgjësimin e përgjimeve të Taulant Ballës, që ishin bërë një ditë pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016. Asokohe në Elbasan, u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Pas publikimit të fakteve, akuza për çështjen, Balla ka pasur edhe nga opozita. Gjatë seancës së 24 Nëntorit, nga foltorja e parlamentit, Berisha tha se kreu i grupi socialist ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës.

“Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje. Me asgjë nuk lahesh. Ke fshirë regjistrimet dhe prokurori që ka fshirë regjistrimet e ka lartësuar në detyrë dhe se së bashku me ty në parlament është hija e të ndjerit Ravik Gurra, i cili të kishte kapur ty në lidhje me bandat në porosi vrasjesh dhe e eliminove. Kjo është tronditëse dhe nuk ka vend në botë që të mos e dënonte këtë në parlament”, iu drejtua Berisha-Ballës

Ballkani i Hapur

Gjatë fjalës së tij, Rama mbrojti edhe Ballkanin e Hapur.

– Disa ditë më parë Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë, po citoj: “Shprehim rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk është e bazuar në rregullat e BE siç është nisma Open Balkan”. Pyetja ime është, ndërsa në Malin e Zi janë bërë edhe protesta së fundmi ndaj kësaj nisme, do të vazhdojë qeveria shqiptare të insistojë në këtë nismë për të cilën me sa duket ka rezerva edhe Parlamenti Europian?

Pyetjes, Rama iu përgjigj: E para, ajo nuk është një rezolutë e Parlamentit Europian. E dyta, “Open Ballkan” ose Ballkani i Hapur ka marrë miratimin e më shumë se 60% të shqiptarëve, të qytetarëve shqiptarë të konsultuar gjatë Këshillimit Kombëtar. E treta, Ballkani i Hapur është një nisëm në përputhje të plotë, 100 % me frymën dhe germën e BE-së dhe nga ana tjetër është pjellë e Procesit të Berlinit. Mjafton të marrim në konsideratë faktin që në Procesin e Berlinit të ristartuar kemi firmosur ekzaktësisht ato dokumente që ishin më parë firmosur në Ballkanin e Hapur. Kështu që, ne nuk kemi asnjë arsye të ndryshojmë opinion mbi Ballkanin e Hapur. Mbase ata, që janë kundër Ballkanit të Hapur, kanë arsye të ndryshojnë opinionin, por është e drejta e tyre të kenë një opinion të ndryshëm nga ky i yni.

Etiketa: Edi RamaRavik GurraTaulant Balla

Lajme të lidhura

Nga marrëveshja me Emiratet Arabe te ligjet për migracionin, rendi i ditës në Kuvend
AKTUALITET

Afera “McGonigal” në Kuvend, deputetët e PD interpelancë me Edi Ramën (Rendi i ditës)

08:41 : 02/02/2023
‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës
AKTUALITET

‘Kosovën ia rrëmbyem Serbisë’/ Vasili: Presidenti kroat, ish-këshilltar i Edi Ramës

23:50 : 01/02/2023
Berisha i përmend me emra: Ja ministrat e Ramës që ka takuar McGonigal
AKTUALITET

Berisha i përmend me emra: Ja ministrat e Ramës që ka takuar McGonigal

21:57 : 01/02/2023
Akuza e fortë, Berisha-Ballës: Porosite vrasjen e avokatit Gurra, shko në prokurori!
AKTUALITET

Interpelanca me Ramën për MCGonigal, PD kërkon debat pa limit kohor

18:08 : 01/02/2023
Nikolla i përjashtoi, Berisha: S’e lëshojmë Parlamentin, të përgatiten Rama e Alibasha
AKTUALITET

Nikolla i përjashtoi, Berisha: S’e lëshojmë Parlamentin, të përgatiten Rama e Alibasha

14:25 : 01/02/2023
Meta: Rama i përfshirë në aferën korruptive “McGonigal”. Të protestojmë më 11 shkurt
AKTUALITET

Meta: Rama i përfshirë në aferën korruptive “McGonigal”. Të protestojmë më 11 shkurt

14:22 : 01/02/2023
Para
Ende asnjë gjurmë e tij, gjendet makina e Halilit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë

Ende asnjë gjurmë e tij, gjendet makina e Halilit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë



TË GJITHA

EMRAT/ Kapen në magazinë kanabisi me vlerë 1 mln paund, ja sa u dënuan dy shqiptarët

EMRAT/ Kapen në magazinë kanabisi me vlerë 1 mln paund, ja sa u dënuan dy shqiptarët

09:47 : 02/02/2023
I papërmbajtshëm! Atdheu dhuron skena të nxehta me Julin në “BBV Kosova”/ Video

I papërmbajtshëm! Atdheu dhuron skena të nxehta me Julin në “BBV Kosova”/ Video

09:42 : 02/02/2023
Aksident me vdekje në Tiranë, vdes i riu, plagosen rëndë dy të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje në Tiranë, vdes i riu, plagosen rëndë dy të tjerë (EMRAT)

09:42 : 02/02/2023
Të fshehura në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, sekuestrohen 13.000 euro në Kakavijë

Të fshehura në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, sekuestrohen 13.000 euro në Kakavijë

09:34 : 02/02/2023
Vrasjet në Vjenë: Dënohen 4 burrat që ndihmuan xhihadistin me origjinë shqiptare

Vrasjet në Vjenë: Dënohen 4 burrat që ndihmuan xhihadistin me origjinë shqiptare

09:33 : 02/02/2023
“Ta hangsha zemrën, tash’ po mësoheni”/ Luizi dhe Kiara s’ndalin puthjet pas “dasmës”

“Ta hangsha zemrën, tash’ po mësoheni”/ Luizi dhe Kiara s’ndalin puthjet pas “dasmës”

09:19 : 02/02/2023
Aksident te “Kthesa e Kamzës”, makina merr para rrethimin metalik dhe përmbyset

Aksident te “Kthesa e Kamzës”, makina merr para rrethimin metalik dhe përmbyset

09:14 : 02/02/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com