• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ballkani i Mbyllur, Kurti dhe problemet e ri-hapura

17:35 : 28/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Java ka qenë e mbarsur me habere nga fronti i perëndimit të Ballkanit, ku lajmi i ditës ka qenë shpallja mortore e Ballkanit të Hapur nga një rezolutë e miratuar me mbi 90 përqind të votave të Parlamentit Evropian, pas kërkesës së europarlamentarit kroat Tonino Picula.

Së bashku me rilindjen e Procesit të Berlinit falë kancelarit gjerman Sholz që ka ri-energjizuar qasjen dhe përkushtimin gjerman ndaj rajonit, janë dy gozhdat e fundit në kofinin e Ballkanit të Hapur, premisat e të cilit, ishin për dështim të pritshëm. Kjo për disa arsye që janë thënë dhe stërthënë në mediume dhe forume, akademike dhe politike.

Disa nga më pikantet janë fakti që asnjëherë nuk u pranua nga tre vende të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, respektivisht Bosnje-Herzegovina, Mali i Zi dhe Republika e Kosovës.

Së dyti, që Serbia është pjesë e Unionit Euro-Aziatik gjë që kërcënon katër liritë e lëvizjes dhe qarkullimit mes tre vendeve që janë njëkohësisht kandidate dhe kanë hapur negociatat me BE-në.

Lexo edhe:

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

Së treti, për rivalitetin me projektin e integrimit në BE dhe Tregun e Përbashkët Evropian.

Së katërti, për shkak të asimetrisë në tregti që ka Serbia që e bën përfituesin neto.

Së pesti për shkak se çështjet e flamurit, simboleve, emrit dhe njohjes respektive Kosovë-Serbi nuk do të zgjidheshin edhe nëse Kosova do të zgjidhte t’i bashkohej kësaj nisme.

Sjellja intrasigjente e Serbisë ndaj Kosovës gjatë kësaj periudhe, nga provokimet në Veri te fushata e vazhdueshme e ç’njohjeve, nuk morën asnjë zgjidhje nga ky projekt që kishte si pikësynim fillestar ripajtimin në këtë rajon të trazuar, ku nga ana tjetër Shqipëria ishte e vetmja në rajon që nuk kishte lidhje me procesin e ripajtimin që u shit të paktën nga pala serbe si arritja kryesore e kësaj nisme.

Nga ana tjetër, Kurti bëri një tërheqje 180 gradëshe në pranimin e zgjidhjes së ndërmjetësuar amerikano-evropiane për çështjen e targave. Ai u justifikua për këtë në një intervistë me gazetarin Michael Martens se e bëri falë marrjes së informacioneve konfidenciale nga ambasadori i SHBA në Kosovë që situata në veri do të “përshkallëzohej me pasoja të pakthyeshme”, në rast se ai nuk bënte tërheqjen në fjalë, duke shtuar se ambasadori amerikan kishte informacione që ai vetë dhe qeveria e Kosovës nuk i dispononte.

Duket në rastin më të mirë amatorizëm dhe mungesë efektshmërie të shërbimeve inteligjente të Kosovës që mos të dëgjonte qysh në krye të herës paralajmërimet e përsëritura të Uashingtonit, ndërsa në rastin më të keq e vendosi Kosovën në pozita të palakmueshme duke bërë një sërë gabimesh taktike, që rrezikojnë strategjinë afatgjatë për njohjen reciproke.

Së pari, sepse dëshmojnë pafuqinë institucionale të shtetit të Kosovës.

Së dyti sepse rikthyen në agjendë me forcë të plotë çështjen e shumëdebatuar të Asosacionit të cilën duhet ta ekzekutojë sa më shpejt, pavarësisht vendimit të Kushtetueses.

Së treti, sepse një çështje periferike si ajo e targave, jo vetëm nuk mori zgjidhje, por vonon dhe procesin e njohjeve nga 5 shtetet evropiane që janë njëherazi dhe anëtare të NATO-s, duke vonuar kësisoj proceset integruese në BE dhe NATO.

Së fundmi, sepse falë kësaj krize dhe një kundërshtie të Spanjës në momentet e fundit duke nxjerrë këtë pretekst, liberalizimi i vizave u shty dhe njëherë. Pra nga 1 janari i 2023, pritet tashmë të marrë udhë nga 1 janari i 2024.

Etiketa: albin kurtiballkani i hapurBallkani i MbyllurEdi Ramailir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

10:46 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, Berisha e nxjerr blof: E shkarkova për korrupsion

10:14 : 06/10/2025
Para

Pirro Vengu, 110 mijë euro të shqiptarëve për sinjalistikën e Portit të Durrësit

TË GJITHA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com