• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

430 kg kokainë në Fier, lihen në burg dhjetë të arrestuarit/ Dëshmitë

11:57 : 26/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës në Fier.

Në këtë mënyrë, Viktor Çervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona do të vijojnë të qëndrojnë në qeli gjatë hetimeve.

Personi që akuzohet se e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë.

Sipas tij, ai ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë, avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë shtuar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetojë se brenda plehut ka kokainë.

Lexo edhe:

SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim rezulton dhe një shtetas kolumbian.

Hetimet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten finalizimin e një operacioni antidrogë me arrestimin e 10 personave të dyshuar për organizimin e trafikimit të një sasie rreth 420 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, me pikëmbërritje përfundimtare në fshatin Frakull e Madhe në Fier.

Prokurori i çështjes, Adnand Xholi sqaroi gjatë një komunikimi me mediet, se hetimi ka filluar në fund të muajit korrik 2022, në bashkëpunim me autoritetet malazeze dhe agjenci të huaja të zbatimit të ligjit.

“Referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se pritësi i ngarkesës kishte regjistruar në emrin e tij në fillim të këtij viti një biznes me objekt “import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimikë dhe mallrave të ndryshme”, me adresë në Tiranë.

Sasia me “pleh-organik” është ngarkuar në kontejner në muajin maj 2022, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut në Greqi, ku ka mbërritur në fillim të korrikut. Pas tre ditësh, është transportuar sërish me anije transporti drejt portit të Barit në Mal të Zi, ndërsa për në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Pasi ngarkesa është zhdoganuar, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri derisa është magazinuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku edhe u sekuestrua të enjten më 24 nëntor. Ngarkesa u sekuestrua në banesën e Viktor Çervanaku, zyrtar në OST.

Xholi sqaroi se krahas veprimeve hetimore, SPAK ka pranuar edhe kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simulues të “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit dhe identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, ata që kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

SPAK njoftoi se Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona të hetuar dhe kontrollin e 14 ambjenteve në Tiranë, Lushnjë e Fier. Prey tyre, 10 janë ndaluar. Prokurori Xholi pohoi se mes të arrestuarve është edhe financuesi i këtij aktiviteti kriminal – Nikolin Gjolena.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar 24 tonë “pleh artificial”, ku dyshohet se janë përzjerë rreth 430 kilogramë kokainë, që referuar shitjes në tregun me pakicë kap shifrën 40 milionë euro. Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe 15 mijë e 910 euro; tre armë zjarri automatik kallashnikov; tre pistoleta; 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm;18 aparate telefonash celularë; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Të arrestuar:

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier, i cicli punonte si drejtor në OST
Zenel Çervanaku, vëllai i Viktorit, i dyshuar si porositës i ngarkesës
Denilson Çervanaku, djali i Viktorit
Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilsonit
Nikolin Gjolena – dyshohet financues
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona
Në kërkim
Zaimir Rodrigues, shtetas kolumbian

Etiketa: gjykata e posacmekokaina ne fierspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK zbardh takimet e Dumanit në SHBA: Në fokus, goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

15:30 : 08/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
Para

Hapet gjyq i ri për "bosin" shqiptar të dënuar në Itali, kërcënoi nënoficerin

TË GJITHA

Kriza politike në Francë, 64% e francezëve duan që Macron të largohet

19:49 : 09/09/2025

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

19:37 : 09/09/2025

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Letoni, ja si rreshtohen kuqezinjtë

19:25 : 09/09/2025

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com