• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Erdogan paralajmëron inkursion ushtarak

20:39 : 22/11/2022
në BOTA

Turqia do të sulmojë militantët me tanke dhe ushtarë së shpejti, tha presidenti Tajip Erdogan të martën, duke sinjalizuar një ofensivë të mundshme tokësore kundër milicisë kurdë në Siri, pasi sulmet hakmarrëse u përshkallëzuan përgjatë kufirit sirian.

Ai i bëri komentet ndërsa artileria turke vazhdoi të bombardonte bazat kurde dhe objektivat e tjera pranë qyteteve siriane të Tal Rifaatit dhe Kobanit, thanë dy burime ushtarake siriane për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Për disa ditë ne kemi goditur terroristët me avionët, topat dhe armët tona”, tha zoti Erdogan në një fjalim në Turqinë verilindore. “Dashtë Zoti, ne do t’i çrrënjosim të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur, së bashku me tanket tona dhe ushtarët tanë”.

Ai tha më parë se në operacionet kundër kurdëve, përveç avionëve, do të mund të angazhohen edhe forcat tokësore. Turqia, në vitet e fundit, ka kryer disa operacione të mëdha ushtarake kundër kryengritësve kurdë të grupit YPG dhe militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë.

Të hënën, Turqia tha se YPG vrau dy persona në sulmet me mortaja nga Siria veriore, pas operacioneve ajrore turke kundër tyre në fundjavë dhe një sulmi vdekjeprurës me bombë në Stamboll një javë më parë.

Lexo edhe:

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga YPG thanë se 15 civilë dhe luftëtarë u vranë në sulmet turke në ditët e fundit.

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar u zotua të vazhdojë operacionet kundër militantëve, duke përsëritur thirrjet për aleatin e saj të NATO-s, Uashingtonin, që t’i japë fund mbështetjes për forcat kurde siriane, që Ankaraja i konsideron një krah të Partisë së jashtëligjshme Punëtore të Kurdistanit (PKK).

“Ne u themi të gjithë partnerëve tanë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, në çdo nivel, se YPG është e barabartë me PKK-në dhe këmbëngulim në kërkesën tonë që ata të ndërprejnë çdo lloj mbështetje për terroristët”, tha ministri turk i mbrojtjes para një komisioni parlamentar.

Një fëmijë dhe një mësues u vranë dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën të hënën kur raketat goditën një zonë kufitare në provincën e Gaziantepit në Turqi. Forcat e saj të armatosura u përgjigjën me avionë duke goditur sërish objektiva në Siri, tha një zyrtar i lartë i sigurisë.

‘SHQETËSIME SERIOZE’

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Uashingtoni i ka shprehur shqetësimet e tij serioze Ankarasë lidhur me ndikimin që përshkallëzimi i sulmeve të saj në Siri ka në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Ne i kemi bërë thirrje Turqisë të mos ndërmarrë operacione të tilla, ashtu siç i kemi kërkuar partnerëve tanë sirianë që të mos përshkallëzojnë sulmet”, tha zëdhënësi në përgjigjet të pyetjeve me email të agjencisë së lajmeve Reuters.

Shtetet e Bashkuara janë bërë aleate me SDF-në e udhëhequr nga YPG në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, duke shkaktuar një përçarje të thellë me Turqinë.

Moska, e cila është aleate e Damaskut, i bëri thirrje gjithashtu Turqisë të tregojë përmbajtje në përdorimin e forcës ushtarake në Siri dhe të mos rrisë tensionet atje, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë një i dërguar rus për Sirinë.

Gjatë një vizite zyrtare në Turqi të martën, Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser u tha gazetarëve se Berlini është në anën e Ankarasë kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, por paralajmëroi se reagimi duhet të jetë i arsyeshëm.

“Ne qëndrojmë pranë Turqisë në hetimin e këtij sulmi terrorist dhe në luftën kundër terrorizmit. Por, gjithashtu mendojmë se reagimi duhet të jetë i arsyeshëm dhe në përputhje me të drejtat e njeriut dhe të mos dëmtojë civilët”, theksoi ministrja e brendshme gjermane.

Turqia tha se avionët e saj luftarakë shkatërruan 89 objektiva në Siri dhe Irak të dielën dhe të hënën, duke vrarë 184 militantë të grupeve YPG dhe SDF.

Ankaraja tha se operacioni i saj i fundjavës ishte hakmarrje për një sulm me bombë në Stamboll javën e kaluar, në të cilin u vranë gjashtë persona. Turqia ka fajësuar militantët kurdë për sulmin. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërkohë që PKK dhe SDF kanë mohuar përfshirjen në të.

Bombardimi ngjalli kujtimet e dhunës përpara zgjedhjeve të tensionuara të vitit 2015 dhe mund të çojë në një fushatë tjetër të Erdoganit të përqëndruar tek siguria, përpara zgjedhjeve të qershorit të vitit të ardhshëm.

Një zëdhënës i SDF-së tha se në sulmet turke të fundjavës u vranë 11 civilë, një luftëtar i SDF-së dhe dy roje.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në luftimet midis PKK-së dhe shtetit turk që filluan në vitin 1984. Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë PKK-në një grup terrorist.

/VOA/

Etiketa: Erdoganlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026
BOTA

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

16:52 : 19/06/2026
BOTA

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

12:04 : 19/06/2026
Para

Emigrantët për nëntë muaj dërguan mbi 916 milionë euro në Kosovë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet