• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi ndaj vetingases Çiftja/ Dorëhiqet Lara, konfirmohet skandali i Erjon Banit

21:32 : 11/11/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kthehet në parodi procesi gjyqësor ndaj anëtares së Komisionit të Vetingut, Etleda Çiftja, e akuzuar për “deklarim të rremë të pasurisë”.

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Dhimitër Lara, dha dorëheqjen nga procesi gjyqësor kundër komisioneres, me argumentin se ajo ka qenë anëtare e trupës së rivlerësimit që e konfirmoi në detyrë, në maj të vitit 2019.

Në foto: Vendimi i KPK-së për gjyqtarin e Apelit të Posaçëm, Dhimitër Lara

Ndërkohë që veprimi i Larës mund të konsiderohet korrekt dhe në zbatim me ligjin, kjo situatë forcon dyshimet mbi gjyqtarin Erjon Bani, i cili, megjithëse ishte në të njëjtat kushte, refuzoi të hiqte dorë nga gjykimi i Çiftes, duke e shpallur të pafajshme në 16 Shtator të këtij viti.

Lexo edhe:

Belinda Balluku thirret sot në 15:00 në SPAK

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Etleda Çiftja ka qenë pjesë e trupës së Vetingut, që konfirmoi në detyrë gjyqtarin Erjon Bani, në 24 maj 2021.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), e cila kërkon shpalljen fajtore të Çiftjas dhe dënimin e saj me 1 vit e gjysëm burg, të konvertuar në shërbim prove, ankimoi vendimin e gjyqtarit Bani.

Seanca e parë në Apelin e Gjykatës së Posaçme u zhvillua këtë të Premte. Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Miljana Muça, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka.

Në këtë seancë u pranua si palë e tretë edhe avokati Ndue Pjetra, kryetar i “Shoqatës së Avokatëve Kundër Korrupsionit”, i cili është një ndër kallëzuesit e Etleda Çiftjas dhe që i ishte refuzuar pjesëmarrja në procesin në shkallë të parë nga gjyqtari Erjon Bani.

Skandali i gjyqtarit Erjon Bani

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se procesi gjyqësor penal ndaj Etleda Çiftjas u parapri me veprime të dyshimta për favorizimin e saj.

Çiftja akuzohet se ka falsifikuar dokumentat pronësorë, me qëllim fshehjen dhe deklarimin e rremë të burimeve të ligjshme për blerjen e dy sipërfaqeve tokë në Kryevidh të Kavajës.

Ajo, madje, e ka pranuar vetë se ka kryer veprime fiktive, duke paraqitur të dhëna të rreme edhe në një bankë të nivelit të dytë, me qëllim marrjen e një kredi.

Por, të gjitha këto fakte, të cilat SPAK-u i konsideroi vepra penale të dënueshme, u rrëzuan nga gjyqtari i posaçëm i shkallës së parë, Erjon Bani.

Përfshirja e Banit në këtë proces gjyqësor ishte një skandal i vërtetë procedurial dhe ligjor.

Ai ishte konfirmuar në detyrë nga një trupë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku ishte pjesë edhe Etleda Çiftja.

Në foto: Vendimi i KPK-së për gjyqtarin e Posaçëm, Erjon Bani

Shqyrtimi i akuzave prej tij ndaj Çiftjas konsiderohet si rast flagrant konflikti interesi, pasi dukej qartë që kishte “një nder për t’i kthyer”.

Por, gjyqtari i “drejtësisë së re” vijoi shqyrtimin gjyqësor, rrëzoi të gjithë akuzat e provuara të SPAK-ut dhe shpalli të pafajshme Etleda Çiftjan.

Tashmë që çështja është në Apelin e Posaçëm, një tjetër gjyqtar, Dhimitër Lara, i konfirmuar në detyrë nga Etleda Çiftja, e konsideron veten si në konflikt interesi, dhe jep dorëheqjen nga trupa gjyqësore.

Seanca në Apel u shty për në datën 2 Dhjetor, ndërkohë që gjykata pritet të zëvendësojë anëtarin Dhimitër Lara.

Ky zhvillim në Apel nxjerr zbuluar gjyqtarin e shkallës së parë, Erjon Bani, i cili nuk bëri as përpjekjen minimale për të ruajtur pavarësinë.

Duket se ai ka qenë shumë borxhli ndaj Etleda Çiftjas, e cila e konfirmoi në detyrë, megjithëse gjyqtari Bani kishte “shumë skelete” në dollapin e tij të punës.

“Boldnews.al” ka raportuar mbi disa situata skandaloze të gjyqtarit Erjon Bani.

Në vitin 2016, kur ishte gjyqtar në Lezhë, Bani shpalli të pafajshëm një person për vrasje, i cili më pas u dënua me 18 vjet burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës.

Etiketa: anetare e Komisionit te Vettingutdeklarim i rreme i pasuriseDhimiter LaraErjon BaniEtleda ÇiftjaGjyqtari i Apelit të Posaçëmkpkspakvendim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Belinda Balluku thirret sot në 15:00 në SPAK

10:41 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
Para

70% e të rinjve nuk shohin emisione politike

TË GJITHA

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025

“Mos kini frikë nga ndryshimet”, horoskopi për muajin Nëntor nga Paolo Fox

14:28 : 31/10/2025

Rusmali i nxjerr “kthetrat” Kushtetueses: Shkarkimi nuk është kompetencë e juaja

14:15 : 31/10/2025

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

14:15 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com