• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ Vetingasja Çiftja pranoi dokumentat fiktive, gjyqtari Bani i dha pafajësi

10:25 : 18/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, shpalli të pafajshme anëtaren e Komisionit të Vetingut, Etleda Çiftja, në një vendim që duket një parodi e plotë.

Çiftja akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.

Gjyqtari Bani, i cili më herët ishte konfirmuar në detyrë nga Etleda Çiftja, e konsideroi hetimin e prokurorisë “të tepërt” dhe se veprimet e kryera nga vetingasja si “të simuluara”, por jo “vepra penale.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme. Në të gjenden edhe deklarimet e Çiftjas në Prokurori, ku pranon se ka kryer veprime fiktive për pasurinë e saj.

Për gjyqtarin Erion Bani, ajo nuk ka kryer falsifikim.

Më poshtë gjenden në mënyrë integrale përgjigjet që ka dhënë Etleda Çiftja në prokurori, për të kuptuar se sa i drejtë apo i gabuar është vendimi i gjyqtarit të posaçëm, Erion Bani.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjyqtarit Erion Bani për të pandehurën Etleda Çiftja

Pyetje nr. 1: Në deklarimin tuaj Para Fillimit të Detyrës 2017 keni deklaruar: Apartament banimi, me sip.70.80 m2, Tiranë. Kontratë Shitje datë 30.11.2016 me vlerë 42 864 USD. (Vlera paguar në bazë të Kontratës së sipërmarrjes datë 8.9.2006).

Sqaroni lidhur me burimin e krijimit të këtij aseti në vitin 2006 në vlerën 42 864 USD, duke e shoqëruar sqarimin me dokumentacion justifikues. Sa kane qenë shpenzimet e mobilimit të këtij apartamenti?

Përgjigje nr. 1: Deklaroj me përgjegjësi të plotë që pagesa është kryer ne 2006 dhe jashtë zyrës. Pagesa është kryer ne USD dhe nuk e di pse është deklaruar ne Euro nga firma. Këtë e konfirmojnë Kontratat qe sapo dorëzova.  

Ne kemi hyrë për të banuar në vitin 2006 dhe pagesat për mobilim kanë shkuar në shumën rreth 5 000 Euro. Burimi i pagesës ka qenë me kredinë e marrë në Emporiki Bank në dt.29.9.2006,  në vlerën 35 000 Euro. Kjo shumë mbuloi edhe blerjen në vlerën 42.864 USD dhe shpenzimet e mobilimit.

Në Kontratën me bankën, meqenëse firma ende nuk e kishte të regjistruar në ZVRPP këtë pallat që po ndërtonte, unë nuk mund të merrja kredi me kolateral apartamentin dhe për këtë arsye vura si qëllim marrje kredi dhe kolateral, blerjen e një toke me sip. 3 440 m2 në Kryevidh, Kavajë.

Kjo toke u vlerësua nga ekspertet e Bankës ne vlerën 50 000 Euro.

Ne fakt, këtë tokë unë nuk kisha nevojë ta bleja, sepse ishte tokë në pronësi të babait tim, i cili e kishte përfituar me Ligjin 7501….

Në foto: Përgjigjet e dhëna nga e pandehura Etleda Çiftja para Prokurorisë Speciale

Pyetje nr. 2: Në deklarimin tuaj keni deklaruar: Arë me sip. 1 450 m2, me adresë Kryevidh, Kavajë, blerë me datë 10.7.2006 në vlerën 300 000 lekë, blerë me të ardhura nga paga; si edhe Arë me sip. 3 440 m2, me adresë Kryevidh, Kavajë, blerë më datë 10.7.2006 në vlerën 50 000 Euro, me burim kredi nga BIA, në shumën prej 35 000 Euro dhe 15 000 Euro të ardhura nga paga. Paraqisni dokumentacion vërtetues në lidhje me këto asete.

Sqaroni lidhur me burimin e krijimit të këtyre aseteve (kredi dhe paga) në vlerat 300 000 leke dhe 50 000 Euro, duke e shoqëruar sqarimin me dokumentacion justifikues (vetëm ne 2006 ju keni krijuar asete, në vlerën totale 10 527 717 leke, konvertuar ne Lekë me kursin e vitit).

Sqaroni pse keni deklaruar që toka në Kryevidh me sip. 3 440 m2 është blere ne masën 35 000 Euro nga kredia e marre ne ABI Bank, kur kjo bankë, në përgjigjen e dt. 8.8.2017, na konfirmon se kredia 35 000 Euro është marre në dt. 29.9.2006 për blerje apartamenti.

Përgjigje nr. 2: Për sipërfaqen e tokës 3 440 m2 e sqarova me lart kur shpjegova qëllimin e marrjes se kredisë ne Emporiki Bank. Pra kjo toke ishte e babait tim dhe qe te vihej Kolateral duhej të bëhej një Kontratë Shitblerje në emër tim si Blerës, që pastaj ta përdorja si Kolateral për marrjen e kredisë.

Pra kjo tokë nuk është blerë realisht nga unë, sepse kredia është marrë për apartamentin. Dhe toka e Dytë, me sipërfaqe 1 450 m2 nuk është blerë, por që të regjistrohej në emrin tim duhet të lidhja një Kontrate Shitblerje me tim atë që ishte pronar i kësaj toke.

Dhe për këtë toke nuk kam paguar asgjë. Babai im e ka përfituar këtë tokë njësoj si Tokën e parë, nga Ligji 7501.

Etiketa: deklarim të rremë të pasurisëErion BaniEtleda Çiftjafalsifikim dokumentashgjyqtarveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

11:40 : 06/05/2026
AKTUALITET

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

17:54 : 10/04/2026
AKTUALITET

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador /EMRI

09:55 : 20/03/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën për pagat e gjyqtarëve, i kërkon Kuvendit ndryshime në ligj

16:59 : 17/02/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Seladin Pysqyli

11:21 : 12/02/2026
Para

Endri Çekiçi konfirmon romancën me Megi Pojanin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom