• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

REL: Vendimi për vizat e Kosovës së shpejti; hyrja në fuqi në nëntor 2023

20:57 : 10/11/2022
në Lajmet e Dites

Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Siç mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet. Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data. Ky sistem digjital synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Ai është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Presidenca çeke përmes një njoftimi tha të enjten se shtetet anëtare diskutuan propozimin kompromis të Presidencës për kërkesën për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionimin e sistemit ETIAS.

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit asnjë konsensus; vendet anëtare, megjithatë, bënë përparim të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’u rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet ta përfundojë sa më shpejt punën për këtë çështje të rëndësishme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Presidencës çeke.

Shtetet që e kanë kundërshtuar lidhjen me ETIAS, e kanë argumentuar këtë me faktin se ai sistem mund të mos jetë gati as më 1 nëntorë të vitit 2023, dhe kjo do ta shtynte përsëri hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Prandaj, sipas interpretimit të disa diplomatëve, formulimi i ri do të lërë hapësirë që liberalizimi të hyjë në fuqi edhe në rast se do të shtyhet përsëri zbatimi i sistemit ETIAS.

Lexo edhe:

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian tash duhet të përgatisë një draft të ri të propozimit, i cili do të futet në procedurën e heshtur në Këshill në nivelin e grupit punues. Nëse asnjë shtet nuk e kundërshton tekstin e ri deri në një afat të caktuar, me gjasë deri në mesin e javës që vjen, atëherë kjo dosje do të bartet për vendim tek ambasadorët e vendeve anëtare në Këshill, trupin e njohur si Coreper.

Pastaj do të niste edhe trialogu formal me Parlamentin Evropian dhe Komisionin, në mënyrë që të finalizohej i tërë vendimi. Diplomatët në BE thonë se “synimi është që deri me datën 6 dhjetor, kur në Tiranë zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, të ketë vendim për këtë çështje në mënyrë që kjo të përmendet si një prej rezultateve të BE-së në raportet me vendet e rajonit”. 

Diskutimi i së enjtes në grupin punues ishte i dyti me radhë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor dhe atëherë shumica e madhe e vendeve e kishin mbështetur liberalizimin e vizave, asnjë nuk ishte shprehur kundër, por Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

Pas diskutimeve të së enjtes burimet në BE thonë se të gjitha vendet janë të interesuara që të mos ketë vonesa në miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Këto burime besojnë se kompromisi për të cilin kanë rënë dakord në takimin e së enjtes, do të mundësojë që vendimi të miratohet sa më shpejt, megjithëse hyrja e tij në fuqi do të caktohej për datën 1 nëntor të vitit 2023. Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin në vendet e BE-ë dhe vendet tjera të zonës Schengen nga nëntori i vitit që vjen.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve. Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”. Nga Republika Çeke, e cila mban Presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre. /REL

Etiketa: Francakosoveviza

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

15:42 : 23/09/2025
BOTA

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

09:22 : 23/09/2025
BOTA

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025
BOTA

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

21:49 : 22/09/2025
BOTA

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

13:20 : 20/09/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA
AKTUALITET

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

17:44 : 19/09/2025
Para

Çmim marramendës në ankand, Ferrari i Michael Schumacher shitet për shumën rekord

TË GJITHA

Hetimi i piramidave online/ Ereledio Shebeku: Ja si u njoha me skemën, zhvillohej në Telegram

20:47 : 23/09/2025

Tabaku: Fundi politik i Erion Veliajt mori sot goditjen përfundimtare

20:41 : 23/09/2025

“Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA)

20:28 : 23/09/2025

Fatura e mungesës së ujit: Dëme, protesta dhe zhgënjim turistik

20:28 : 23/09/2025

Trump akuza OKB-së: Financon migracionin masiv për të shkatërruar vendet perëndimore

20:16 : 23/09/2025

Alimehmeti: Rama përdori këshilltarët bashkiakë, çlirimi i Tiranës do të ndodhë kur ta largojmë

20:09 : 23/09/2025

Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë

20:00 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com