• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza: Njoftimi i seancave dëgjimore me vonesë nga KPK, pengon aksesin e publikut

18:39 : 10/11/2022
në AKTUALITET, VETTING

Seancat dëgjimore që zhvillohen në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në funksion të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve, sipas legjislacionit janë publike dhe të hapura për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë të pranishëm. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, në zbatim të normave kundër COVID-19, u përcaktuan rregulla që kufizonin numrin e pjesëmarrësve në sallë, me qëllim ruajtjen e distancës.

Njoftimi për zhvillimin e seancave për publikun kryhet nëpërmjet postimeve në kalendarin e posaçëm që gjendet i publikuar në faqen online të KPK-së, ku përcaktohet data, ora dhe adresa ku do të zhvillohet.

Por, një vëzhgim i kryer nga BIRN gjatë muajve të fundit konstatoi se një pjesë e seancave dëgjimore njoftoheshin vetëm një ditë më parë, në orët vona të mbrëmjes, duke kufizuar kështu mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, të përfaqësuesve të medias dhe të të interesuarve të tjerë për të qenë të pranishëm.

Procesi i vetingut të magjistratëve u projektua me qëllim rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe ka një interes të lartë publik. Transparenca dhe përcaktimi i seancave dëgjimore për të qenë të hapura për publikun është një nga kriteret bazë të përcaktuara për administrimin e këtij procesi.

Megjithatë, njoftimi formal i një numri të konsiderueshëm të seancave dëgjimore në një hark kohor mjaft të shkurtër nga orari i përcaktuar për t’u zhvilluar, pengon mundësimin e palëve të interesuara, publikut dhe përfaqësuesve të medias që të njoftohen në kohë dhe të marrin masat e nevojshme për të qenë të pranishëm.

Lexo edhe:

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Editoriali Rama-Vuçiç për integrimin në BE, PD kërkon seancë dëgjimore

I pyetur mbi këtë situatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informoi se vonesat kanë ndodhur për shkaqe objektive dhe për shkak të kalendarit të ngjeshur me seanca. Ndërkohë, sipas kalendarit të publikuar në nga vetë KPK në faqen online, nuk rezulton që të ketë pasur një numër të lartë të seancave dëgjimore. Konkretisht, deri më datë 10 nëntor rezulton të jenë zhvilluar gjithsej pesë seanca dëgjimore dhe gjashtë shpallje vendimi, ku këto të fundit janë seanca që zgjasin vetëm pak minuta.

Ndërsa gjatë muajit tetor janë zhvilluar gjithsej 10 seanca dëgjimore dhe nëntë shpallje vendimi. Edhe në muajin shtator ngarkesa e komisionerëve nuk rezulton të ketë qenë e lartë pasi janë planifikuar 10 seanca dëgjimore nga të cilat janë realizuar nëntë dhe janë shpallur shtatë vendime.

Në vijim KPK sqaron se njoftimi i seancave publike në kalendarin e posaçëm në faqen zyrtare të Komisionit realizohet si pjesë e një procesi koordinues midis trupit gjykues, përfaqësuesit të ONM-së dhe subjektit të rivlerësimit. Sipas Komisionit, pasi i dërgohet njoftim subjektit të rivlerësimit, publikohet menjëherë në faqen zyrtare data dhe ora për zhvillimin e seancës.

“Komisioni, duke marrë në konsideratë edhe kërkesën tuaj, po angazhohet për të shmangur këto problematika”, citohet në përgjigjen që KPK i ktheu BIRN./ Marrë nga BIRN

Etiketa: kpkSeance degjimore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

Editoriali Rama-Vuçiç për integrimin në BE, PD kërkon seancë dëgjimore

11:38 : 11/03/2026
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë

19:07 : 18/02/2026
RAJONI

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me një gjyqtare serbe

13:47 : 20/11/2025
AKTUALITET

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
Para

Nuk lejohen më hapat falsë, Teuta e dënuar për tri pikët në derbin me Erzenin

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet