• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Kukësi-Vllaznia, Josa: Ndeshje me rivalitet, e ardhmja e Vulaj? Pyesni presidentin!

17:54 : 02/11/2022
në SPORT

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka dalë përpara mediave sot në konferencën e zakonshme për shtyp (pragsfida me Kukësin). Tekniku i shkodranëve foli për tema të ndryshme, duke filluar që nga kampionati, rivalët, mundësitë, apo edhe situata e disa lojtarëve.

“Unë nuk do ta shoh ndeshjen me momente, do ta shoh ndeshjen që luhet Kukësi-Vllaznia, ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat siç është edhe ndeshja e kampionatit për secilën skuadër, duke parë klasifikimin siç është ngjeshur në këtë mënyrë.

Kampionatin nuk mund ta quaj të dobët, por që ka rivalitet. Të gjithë ekipet kanë mësuar të luajnë futboll, lojtarët duket që janë më të ndërgjegjshëm për atë që japin në fushë, duke parë të gjitha skuadrat në përgjithësi. Ndaj do të jemi në këto ujëra gjatë të gjithë kampionatit. Problemi është që duhet të rritim stabilitetin tonë se personalitetin si skuadër e ka Vllaznia. Por duhet të rritet besimi te individualitetet që ka kjo skuadër dhe të rritësh besimin është diçka shumë e lehtë, rritet qoftë me lojë, punë, stërvitje, duke bërë të gjithë gjërat që ne themi. Por nuk do të thotë që të gjithë gjërat që themi në letër dhe në teori, të dalin në fushë se luajmë me kundërshtarë.

E thashë edhe pas ndeshjes që kishim me Erzenin, Latifi do kohë të vijë në gjendjen optimale. Ju po e shihni se çfarë po ndodh me lojtarët e tjerë, i vetmi që ka hyrë direkt në ritëm ishte Jonuzi se kishte pauzë më të shkurtër. Ndaj dalëngadalë po mendojmë të rritim gjendjen e lojtarëve të dëmtuar, për të rritur gjithashtu dhe për të marrë maksimumin si skuadër. Ne këto zëvendësime që kemi pasur gjatë kohës që lojtarët kanë qenë të dëmtuar, i kemi zëvendësuar me të tjerë të cilët për mendimin tim kanë bërë maksimumin dhe kanë qenë gati në momentin e duhur.

 

Lexo edhe:

Zyrtare/ Vllaznia forcon sulmin, prezanton Lirim Kastratin

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

 

Vulaj ka luajtur në ndeshjen e fundit me Flamurtarin dhe ka qenë në formacion, mua nuk më intereson nëse është Kupë apo nëse është kampionat. Skuadrën e kemi parë që ka qenë e plotë edhe në ndeshjen me Flamurtarin, këto janë mendimet e mia sa i përket Vulajt dhe skuadrës se unë nuk mendoj për individin por për skuadrën. Nuk ndërroj sistem loje dhe ta dini edhe këtë, po ua them edhe këtë që të mos e prekim më këtë temë. Nuk ndërroj një sistem loje sepse një lojtar luan në atë mënyrë. Nëse lojtari i përshtatet sistemit të lojës që ne kemi bërë zgjedhjen e lojtarëve në fillim, atëherë bujrum jo Vulaj, por kushdo qoftë do të jetë në lojë. Kjo është një temë që mua më shqetëson se është një lojtar që paguhet dhe është paguar që në fillim mirë nga presidenti. Por të gjithë lojtarët fillimisht janë për të marrë rrogat e tyre dhe ato çfarë ka për pluse sa i përket anës ekonomike, por përtej anës ekonomike është edhe çfarë japin për skuadrën. Dhe mua më intereson skuadra ndaj këtë mos ma përsëritni më.

Nuk kam bërë planet e janarit. Vulaj është një futbollist që ka kontratë. Për këtë mund të pyesni presidentin. Nuk diskutojmë për këtë probleme, e thashë që mos ma përsëritni më. Po flasim për skuadrën dhe jo për individ dhe mua më intereson skuadra.

Nuk ka çaluar Vllaznia në pjesën e dytë se ndërroi lojën, por çaloi më shumë në pjesën e parë. Duhet ta shihni lojën si e shoh unë, jo ju, në anën profesionale. Ne kemi bërë gabime dhe i kemi parë shumë mirë si i kemi bërë, sidomos në dy ndeshjet ndaj Bylis dhe Erzenit, ka qenë thuajse një fotokopje e të dy ndeshjeve. Por unë them që problemi është më tepër psikologjik dhe personaliteti, ky personalitet na ka munguar. Nuk rritet, është ai që është dhe përbëhet nga individualet e lojtarëve që janë në përbërje të skuadrës.

Kukësi është skuadër e ndërtuar për të fituar, kështu ka qenë ndërtuar edhe kur isha unë në drejtimin e tij, nuk është mirë të merremi me të. Çdo skuadër që hyn në lojë, hyn në lojë për objektivat e veta dhe për çdo skuadër është të fitojë ndeshjen.

Futbolli i ka të gjitha brenda, por nuk do të thotë që të jemi të kënaqur me një pikë pasi jemi të sigurt se do të fitojmë tjetrën këtu. Kjo garanci mua nuk po më jepet. E kërkojmë, do ta gjejmë, besoj se me djemtë që kam në skuadër do ta gjejmë sesbën.

Jo se nuk kam filluar të mendoj për merkaton e janarit, por do të shohim se çfarë do të na shfaqet apo kërkojmë, se periudha e janarit është e vështirë për transferime sepse lojtarët e lirë zënë vend që në fillim të sezonit. Do të bëjmë çfarë është më e mira. Unë kam lojtarët e të shohim se çfarë lëvizjesh do të bëjmë. Skuadra nuk ka nevojë vetëm për sulmin, ka nevojë edhe për mbrojtje”, tha Josa.

Etiketa: Kategoria superioreKukësiMirel josaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Vllaznia forcon sulmin, prezanton Lirim Kastratin

20:31 : 06/08/2025
SPORT

Sulmi, hallka më problematike te Vllaznia, klubi futet në merkato për përforcime

15:58 : 06/08/2025
SPORT

Mesfushor nga Argjentina që vjen nga amatorët, Kukësi prezanton përforcimin e radhës

18:18 : 04/08/2025
SPORT

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025
SPORT

Trajneri i Vikingur pasi eliminoi Vllazninë: Duhej të fitonim më thellë!

18:50 : 01/08/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
Para

Dhuna ndaj nënës së dëshmorit në Pejë, reagon Ramush Haradinaj

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com