• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama sulmon Top Channel: Duan favore të paligjshme!

18:52 : 30/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“Gjakrat” midis kryeministrit Edi Rama dhe televizionit kombëtar Top Channel duket se janë nxehur dhe kanë arritur pikën e vlimit.

Këtë të lë të kuptosh postimi i bërë sot nga Rama në Twitter ku shefi i qeverisë rendit tre tituj të tre kronikave që janë transmetuar në ekranin e Top Channel, duke akuzuar median në fjalë se po dezinformon publikun.

Kronikat në fjalë kanë në fokusin e tyre emigrimin masiv të shqiptarëve në dekadën që Edi Rama ka qenë kryeministër (duke çuar rrjedhimit në shpopullim), largimin e efektivëve të policisë nga detyra prej kushteve të këqija të punës e pagave të ulëta dhe dështimin me procesin e “Rindërtimit”.

Në intervistën për Top Channel ish-efektivi i policisë Klodian Xhaferri tha se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen.

 

1 nga 3
- +

Rama që rreket të mos pranojë kritikat, i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër televizionit duke i cilësuar lajmet dhe të dhënat e publikuara të rreme. Ai thekson më tej se kronikat në fjalë janë formë shantazhi për të kërkuar favore në shkelje të ligjit nga ana e Top Channel.

Lexo edhe:

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

“‘700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit’, ‘7 punonjës në ditë ikin nga policia’, ‘Tri vite pas tërmetit s’kanë shtëpi’. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!”, shkruan shefi i qeverisë në Twitter.

Por largimet masive nga radhët e Uniformave Blu, shpopullimi i vendit dhe vjedhja e fondeve të “Rindërtimit” janë denoncuar në vazhdimësi edhe nga opozita, me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha në ballë të aksionit për të rrëzuar propagandën e Ramës me shifrat.

Postimi i Rames ne Twitter
Postimi i Rames ne Twitter

Kjo e ka shtyrë kreun e ekzekutivit që sulmin e sotëm të mos e ndalë vetëm mbi Top Channel, por t’ia adresojë edhe opozitës, duke u kujtuar edhe një herë “kalin e tij të betejës”, atë të financimit rus të PD në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!”, shkruan Rama më tej.

Ndërkohë, kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama i përgjigjet me tone të ashpra Top Channel.

Ai përdori rrjetet sociale më 21 korrik të këtij viti për të akuzuar po për dezinformim televizionin kombëtar, asokohe lidhur me një kronikë mbi sulmin kibernetik të grupit HomelandJustice, me TCH që deklaronte se përgjegjësit për të kishin kërkuar 30 milionë dollarë në Bitcoin për rikthimin e shërbimeve shtetërore online.

Rama pohoi asokohe se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nuk ishte realizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish, por ishte sulm i organizuar nga një shtet, duke iu referuar indirect Republikës Islamike të Iranit.

Ai nuk u ndal me kaq, por tha se çështja në fjalë kishte nxitur një furi shpifjesh të një papërgjegjshmërie të lartë, referuar lajmit të publikuar nga TCH.

“E pashë të udhës të dal vetë pasi bëhet fjalë për një temë me shumë rëndësi që ka ngjallur një shqetësim shumë të madh dhe ka përshkallëzuar një furi shpifjesh të një papërgjegjshmërie shumë të lartë lidhur me një agresion masiv kibernetik mbi Shqipërinë i cili është zbrapsur përfundimisht dhe ndërkohë shërbimet për publikun në e-Albania janë rikthyer masivisht dhe tani mbeten vetëm një numër i vogël prej tyre për t’u rikthyer”, deklaroi Rama.

Etiketa: Edi Ramatop-channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para
Foto: AFP

La Liga/ Real Madrid ndalet në barazim nga Girona

TË GJITHA

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom