• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Italia ashpërson masat ndaj refugjatëve, si pritet të ndryshojë politika e migrimit

11:01 : 26/10/2022
në BOTA

Qeveria e djathtë ekstreme e Italisë kërkon të ngrejë një bllokadë detare kundër migrantëve të Mesdheut. Si pritet të ndryshojë politika e migracionit në BE?

Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, që vjen nga skeptri i djathtë ekstrem premtoi që të ndërpresë pak a shumë rrymat e migracionit që vijnë në Itali nga Afrika e Veriut, nëpërmjet detit.

“Ne propozojmë krijimin e një bllokade detare, sepse siç e kemi shpjeguar me mijëra herë, kemi të bëjmë me një mision të përbashkët europian me shtetet e Afrikës Veriore, për të ndaluar së bashku tregtinë e mishit të bardhë dhe për të krijuar në territorin afrikan qendra që të vihen nën administrimin e përbashkët. Atje duhet të bëhet kontrolli i kërkesave për azil në BE dhe duhet të merret vendimi se kush ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe kush jo”, pati thënë Giorgia Meloni në një video të partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.

Nuk është e qartë çfarë nënkuptohet me bllokadën detare, mendon studiuesi i migracionit Christopher Hein, që jep mësim në Universitetin LUISS në Romë.

“Kjo gjuhë është një dëshmi e qartë që tregon drejtimin që pritet të marrë politika e migracionit dhe azilit,” i tha Christopher Hein revistës së specializuar “Migazin”.

Lexo edhe:

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

Drejtoresha e Këshillit Europian të refugjatëve (ECRE), Catherine Woollard, e dëgjon po ashtu me skepticizëm deklaratën e kryeministres së re italiane.

“Ndalimi komplet i migracionit nuk është as i mundshëm, as është në interes të Italisë. Ne mund të presim që të merren masa dhe të organizohen aktivitete të diskutueshme. Që tani ka pasur sinjale se sërish do të përqendrohen tek ardhja e anijeve shpëtuese, i tha Catherine Woollard Deutsche Welles në Bruksel.

Mbyllja e porteve nuk është politikë migracioni 

Në vitet 2018 dhe 2019, ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini nga partia populiste e djathtë, Lega, i mbylli përkohësisht portet e Italisë për anijet e shpëtimit që kanë në bord migrantë, të cilëve u është mbytur anija në det.

Lega e Salvinit është tani pjesë e qeverisë së koalicionit ekstrem të djathtë të Romës. Megjithatë Giorgia Meloni nuk i dha Salvinit postin që donte për t‘u kthyer në krye të ministrisë së Brendshme. Ai u servir duke iu dhënë posti i ministrit të Transportit.

Ministri i ri i Brendshëm, që është përgjegjës për migracionin është një mik i ngushtë i Salvinit. Matteo Piantedosi nuk ka shprehur deri tani të ketë pikëpamje aq radikale sa Salvini, por drejtimin që do të marrë politika e migracionit e ka dhënë shefja e tij gjatë fushatës elektorale: “Në Itali ne duam të zbatojmë parimin e thjeshtë, që në këtë vend mund të futesh vetëm me rrugë ligjore. Rrymat e migracionit në vendin tonë nuk duhet të drejtohen nga kontrabandistët ose më keq akoma, nga ata që duan të destabilizojnë kombin tonë dhe Europën.” Vetëm tetë për qind e migrantëve, pretendon Meloni në videon e saj, kanë të drejtë për azil. Pjesa tjetër janë djem të rinj, që duan të punojnë në Itali.

Qeverisë së re në Itali do t‘i duhet të përballohet shpejt me realitetin e migracionit, mendon eksperti i migracionit të Të Gjelbërve në Parlamentin Europian, deputeti Erik Marquardt. Kriminalizimi i aksioneve të shpëtimit në det dhe mbyllja e porteve nuk do t’i sjellë përfitim të madh Giorgia Melonit, thotë Erik Marquardt: “Unë mendoj se ajo do e shohë shumë shpejt se 90 për qind e njerëzve që vijnë në Itali, vijnë pa ndonjë ndihmë nga anijet e shpëtimit në det. Kjo do të thotë se shpëtimi detar nuk është kushti që dikush të vijë në Itali, kushti është që sa më shumë prej tyre mblidhen në Libi, aq më shumë vijnë në Itali.”

“Italia përfiton nga migrantët”

Përveç kësaj, argumenton deputeti europian i Të Gjelbërve, edhe Italia përfiton nga migracioni. “Shumë sektorë, si ai i bujqësisë në Itali funskionojnë vetëm sepse aty punojnë njerëz që futen në vend edhe në mënyrë jo të rregullt, një pjesë punojnë madje në kushte çnjerëzore. Prandaj unë mendoj se në publik mund të bëhen pretendimne të caktuara, por kur vjen puna në praktikën e qeverisjes, do arrihet të kuptohet pa humbur kohë se populizmi i fushatës zgjedhore nuk kontribuon që Italia t’i ketë punët më mirë.”

Shumica e 65 mijë njerëzve që kanë mbërritur në Itali këtë vit me rrugë detare, nuk do të përfundojnë në sistemin italian të azilit, por do të shkojnë më në veri. Kjo dukuri e vazhdimit të migracionit në një vend tjetër, ka të bëjë edhe me rrymat e tjera të migracionit nëpërmjet Greqisë ose Ballkanit.

Vetëm kështu shpjegohet pse pjesa më e madhe e kërkesave për azil në BE, nuk shtrohen në vendet mesdhetare Itali ose Greqi, por në Gjermani.

Politika europiane e migracionit nuk do të bëhet më e thjeshtë

Në nivel europian, Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare kërkojnë po ashtu si kryeministrja e re e Italisë, mbrojtje më të madhe të kufijve të jashtëm, që do të thotë ngritjen e pengesave për futjet ilegale. Edhe ideja, për të bërë përpunimin e kërkesave për azil në kampet e çfarëdollojshme të ngritura jashtë BE-së, ka shumë përkrahës. Vetëm se zbatimi në praktikë i tyre nuk është bërë deri tani. Edhe shpërndarja e azilkërkuesve nga Italia apo Greqia në vendet e tjera anëtare ka dështuar deri tani me kundërshtimin që i ka bërë Polonia, Hungaria dhe vendet e tjera.

Pikërisht me qeveritë e djathta nacionale të Polonisë dhe Hungarisë kërkon të bashkëpunojë më shumë qeveria e djathtë e Italisë. Si do të ndikojë kjo në politikën e migracionit, është e vështirë të parashikohet. “Nuk mund të parashikohet çfarë efekti do të ketë në nivel europian. Kjo varet nga disa faktorë, të cilët nuk i dimë akoma”, i tha Deutsche Welles, Drejtoresha e Këshillit Europian të Refugjatëve Woollard. Ajo mendon se e goditur rëndë nga kriza ekonomike, Italia do të jetë e gatshme të bëjë kompromise në politikën e migracionit dhe refugjatëve, në mënyrë që të sigurojë sërish para nga BE, mes të tjerash nga paratë e rimëkëmbjes të dhëna për Coronën.

Mision i ri europian në Mesdhe?

Por bashkëpunimi nuk do të jetë aq i thjeshtë sa me qeveritë e mëparshme, mendon deputeti i gjelbër europian, Marquardt. “Me Italinë puna është se me siguri nuk do të jetë më partner shumë konstruktiv. Kjo është pengesë për ndarjen e përgjegjësive në Europë, gjë që na duhet në Bashkimin Europian.”

Në deklaratën e saj qeveritare, Georgia Meloni njoftoi ditën e martë (25.10) se në vend të bllokadës detare, Italia mund të ringjallë edhe “Misionin Sofia”, për të mbikqyrur Mesdheun nga njësitë marinare të Bashkimit Europian. Meloni tha se ajo do të flasë për këtë në BE. Në vitin 2019, “Mision Sofia” u mbyll nga Italia, sepse vendet e tjera të BE-së nuk donin ta ndjenin veten të detyruar për të marrë njerëzit e shpëtuar nga “Sofia” dhe për t’i shpërndarë ata në të gjithë BE-në./ DW

Etiketa: BEemigrimItalipolitikarefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025
AKTUALITET

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025
BOTA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit

22:29 : 05/06/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident fatal në Lushnje, 1 person humb jetën (Emri)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com