• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vetting, keni nga 2 makina”/ Pedagogët-Ramës: Po na shantazhon, nuk ta kemi frikën!

11:05 : 19/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar sot intensifikimin e bojkotit të vitit akademik duke paralajmëruar zhvillimin e një proteste kombëtare para Universiteti Politeknik në orën 11:00 të ditës së nesërme.

Teksa kërkohet mbështetje nga studentët dhe unitet në qëndrimin për të mos lëshuar pe nga kërkesa për rritjen e pagave, pedagogët janë shprehur sot për mediat të irrituar edhe për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në takimin e djeshëm me rektorët ku kërkoi “vetting” të pasurisë së tyre.

Rama paralajmëroi nisjen e një rivlerësimi të thellë ligjor për të gjitha universitetet e vendit, për të parë nëse deklarimi i pagave të pedagogëve realizohet komfort ligjit në fuqi, pasi sipas tij ka abuzime ku deklarohen si punonjës fasonerie.

“Për pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë, por nuk është e thënë që dikush që i ka plotësuar të gjitha 7 vite më parë i këtë prapë të gjitha të plotësuara. Është bërë disa vite më parë, publike dhe private me procesin e rankimit për të parë deri në fund konformitetin me ligjin, jo si një gjë teknike por si esencë në funksion të performancës, sa kemi pedagogë që për shkak të një page jo plotësisht të kënaqshme shkon në universitet privat, aty tjetër deklarojnë, tjetër marrin. S’mund ta pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason, duhet t’i bëjmë një thirrje universiteteve private dhe pedagogëve që nëse ka mospërputhje duhet ta deklarojnë se procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë siç e bën gjithë bota. Më tregon qe ke kaq e aq dhe ke dy vetura, më fal por ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhurave”, tha dje Rama.

Por, kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi i cilëson thirrjet e Ramës si shantazh ndaj stafeve akademike, duke e bërë përgjegjës kryeministrin për dështimin e reformës në arsim dhe rankimin e Shqipërisë pas Kosovës dhe Bosnjes në nivel ndërkombëtar.

Lexo edhe:

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

“Nuk i referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësinë e tij për arsimin. Të shoh qartazi arsimin. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. T’i japë dinjitetin financimit të universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingu-t në këtë moment, tregon frymë shantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër”, tha Kovaçi.

Ndërkohë një pedagog ndërhyri duke akuzuar kreun e qeverisë se në institucionet që janë në varësi të tij ka mungesë transparence në deklarimin e pagave.

“Kryeministri të deklarojë piramidën e pagave në të gjithë administratën publike pasi kemi parë pastrues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që marrin më shumë se sa një pedagog”, tha anëtari i Sindikatës.

Sakaq, Kovaçi për herë të parë që nga nisja e bojkotit deklaroi se ka pasur kërcënime nga rektorë për shkarkime nga puna, por refuzoi të përmendë emra.

“Janë shantazhet, por dua të them se rektorët nuk kanë asnjë mundësi që të merret masë ndaj pedagogëve. E mbron ligji. Askush nuk pengohet për mospjesëmarrje”, tha Kovaçi.

Për mediat ka folur edhe një prej pedagogëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, i cili theksoi se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërsa iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili me ironi tha dje se anëtarë të stafeve akademike kanë edhe nga dy makina.

“Përpiqemi që të mbajmë familjen. Të shkollojmë fëmijët, të bëjmë pushime, të kemi dhe një makinë. Ai është i prerë në qëndrimin e tij, por dhe ne jemi të prerë. Deri sa të vijë dikush që të thyejë këtë qëndrim. Herën e fundit që janë rritur pagat, ka qenë në vitin 2017. Pa universitetin nuk ka shtet, pa shtet s’ka asgjë tjetër”, u shpreh pedagogu.

Ndërkohë, pedagogu i Universitetit të Arteve Ardian Isufi në përgjigjen e tij për deklaratat e bëra dje nga Rama, tha se “nuk i frikësohemi kryeministrit”.

“Kryeministri të shohë qartë ku është sot financimi i arsimit në Europë. Jemi më poshtë se Kosova dhe RMV-ja, por jemi në poshtë se Bosnjë Hercegovina. Kryeministri të mbajë premtimet e tij të 8 viteve më parë, që të ishte 5% në GDP financimi për arsimin”, deklaroi ai.

Qazim Lataj
Qazim Lataj

Edhe kreu i Sindikatës së Pedagogëve për Tiranën, Qazim Lataj ka bërë me dije për mediat se janë duke u shantazhuar në forma të ndryshme për t’i dhënë fund bojkotit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

“Nesër më 20 tetor, para Universitetit Politeknik, të gjitha universitetet publike janë në protestë. Ftojmë dhe studentët që të bashkohen në protestë. Bojkotim ka pasur te të gjitha, por në disa fakultete ka qenë e pranueshme pjesëmarrja. Do të vijojmë protestën deri në plotësimin e peticionit të 30 gushtit. Jemi të bashkuar, shantazhet na forcojnë më shumë. Kush e ndjen se protesta jonë është e ligjshme, i ftojmë në protestë. Ka pasur nja 2 persona sot në mësim, nga sa e sa klasa dhe auditorë”, sqaroi profesori.

Etiketa: Edi Ramapagat e pedagogeveprotesta e pedagogeveSandër Kovaçisindikata e pedagogevevettingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
Para

Denoncimi i profesorit të Shkencave: Po na shantazhojnë, ne nuk tërhiqemi!

TË GJITHA

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş