• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’paguajmë më për mjekët e Gjermanisë”, Rama kritikon pedagogët, studentët e BE-në

11:56 : 18/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në takimin e thirrur prej tij me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike, Edi Rama ka gjetur kohën dhe momentin për t’i kritikuar të gjithë lidhur me problemet në arsimin e lartë, por për të mos mbajtur përgjegjësi mbi reformën e dështuar të qeverisë së tij.

Rama fillimisht “u tërhoqi veshin” rektorëve dhe pedagogëve duke i fajësuar për mungesën e rankimit të universiteteve shqiptare në tregun ndërkombëtar, si pasojë e cilësisë së dobët në mësimdhënie.

“Renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale, kjo edhe për shkak të kohës së gjatë të humbur para reformës, është thjesht e papranueshme. Por, lajmi i mirë sipas nesh, sipas analizës së bërë, është që “është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet reale. Ky është lajm i mirë”, tha Rama.

Më pas ua bëri të qartë atyre që protestojnë dhe kanë bojkotuar auditorët në ditën e dytë radhazi se rritje page uniforme nuk do të realizohen më në historinë e Shqipërisë dhe i kërcënoi se do t’u kontrollojë pagesat e detyrimeve duke thënë se regjistrohen si “punëtorë fasonerie” duke fshehur të ardhurat.

“Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Kjo është hera e fundit që ne bëjmë rritje page uniforme. Aty tjetër deklarojnë, tjetër marrin. S’mund ta pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason”, deklaroi kreu i qeverisë.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Dhe të fundit në lumin e kritikave që liston, por që kurrë nuk prekin atë apo vendimet e qeverisë së tij, Rama e pati për Bashkimin Europian dhe veçanërisht Gjermaninë, por edhe studentët ekselentë që përfitojnë bursa studimi dhe më pas diplomën e tyre e shfrytëzojnë për t’u punësuar në Perëndim.

Teksa u ndal pikërisht te largimi i këtyre studentëve Rama u tregua “radikal” duke i mëshuar propozimit të rektorit Arben Gjata për një ligj që do të ndalojë studentët e dalë nga Universiteti i Mjekësisë për ta marrë diplomën në vitin e përfundimit të Arsimit të Lartë.

“E dyta, çështja e bursave, kishim një sistem që ishte qëllim mirë, financonim deri vjet, një shumë të konsiderueshme për rreth 20 veta që të na kthenin mbrapsht kontribut. Të tërë këta kanë ikur, mbasi kanë firmosur marrëveshjen se unë do iki atje dhe duhet t’ia kthej atdheut. Pse duhet t’i financojmë këta? Kur as na përgjigjen…Kjo për ne është e papranueshme. Kjo nuk ka më sens, ne të gjithë këtë fond e kemi kthyer për studentët këtu. Nga 20, do shkojë në 400, do paguhen me rrogë minimale si student. Ne nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, vjen gjermani dhe e merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekësh. Italia ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Ne nuk do presim që të shkojmë në atë stad. Diplomën nuk do e marrësh direkt, do i ndihmosh popullit tënd. Pastaj mund të shkosh ku të duash. S’mund të vazhdojë kjo histori kështu”, tha Rama, duke kërkuar që fondi për studentët e degëve të UM-së, të përdoret për të frenuar eksodin që vijon prej vitesh.

Por, i pari i qeverisë vazhdoi edhe më tej duke “zbritur” në Tiranë fjalimet kritike që ripërsërit në çdo skenë të samiteve europiane ndaj vetë BE-së.

Këtë herë Rama kërkon nga Bashkimi Europian që të financojë universitetet shqiptare në mënyrë që të “shlyejë borxhin” për studentët që Gjermania i merr vendit tonë dhe për shkollimin e të cilëve sipas tij ka financuar qeveria.

“Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht që të na e kthejnë investimin. Duan t’i marrin në Gjermani, ti marrin. Por të kthejnë investimin. Nuk paguan populli për mjekët e Gjermanisë. BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka. Nëse kemi mundësi për veten dhe për Europën nuk ka problem, nxjerrim më shumë. Kjo është çmenduri. Tregu atje ka një aftësi thithëse, që jo ne po edhe Italia…”, tha Rama.

Por, e vërteta që kryeministri harron, ose me qëllim nuk dëshiron t’i referohet është se kostoja e studimeve në Shqipëri nuk rëndon aspak mbi buxhetin e shtetit, pasi nuk është falas.

Thënë këtë, sepse kostot për arsim në vendin tonë mbulohen nga xhepi i familjeve të studentëve, pasi prindërit e tyre financojnë në çdo hap përgatitjen e arsimtarëve, mjekëve, ekonomistëve, inxhinerëve dhe gjithë profesionistëve të fushave të ndryshme për të cilët Shqipëria ka nevojë.

Etiketa: Edi Ramaeksodi i mjekevegjermaniaprotesta e pedagogeverritja e pagavesindikata e pedagogeveUniversiteti i Mjekesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
Para

Breshëri plumbash ndaj BMW-së, Apeli liron Bardhok Nokën

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş