• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Babani i Vaut të Dejës për në SPAK! PD: Dha 51.2 mln lekë, por rruga nuk u bë kurrë

11:50 : 10/10/2022
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Partia Demokratike është ndalur sërish te kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani, të cilin e akuzon për korrupsion me tenderat dhe kërkon që SPAK ta marrë nën hetim si të pandehur.

Këtë herë firma e Babanit del në një tender për rikonstruksionin e rrugës Vilë në njësinë administrative Temal, me një fond prej 51.2 milionë lekë.

Edhe pse paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë që fitoi të drejtën të kryejë punimet, rruga nuk nisi kurrë dhe në këtë mënyrë s’kishte as sesi të përfundonte.

Por, pavarësisht kësaj sipas nënkryetari të PD, Luçiano Boçi, kryebashkiaku i Vaut të Dejës i ka “kopsitur” letrat duke e quajtur të rikonstrukturar rrugën në raportin final.

Deklarata e Luçiano Boçit:

Lexo edhe:

Seanca plenare në Kuvend/ Zbardhet rendi i ditës, a do ta thyejë PD bojkotin?

Partia e rrogëtarëve të Kuvendit: Shefa në seli, vartës në administratën parlamentare

Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit.

Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021.

Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK.

Po sipas këtyre dokumenteve operatori me inicialet L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.

Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë!

Për mediat do të shpërndajmë fotot dhe të gjithë dokumentacionin përkatës, por më poshtë po bëjmë një përmbledhje blic të fakteve:

  1. Investimi është realizuar në masën 0%, pra nuk është bërë asnjë punë;
  2. Në anën tjetër, shlyerja/likuidimi është bërë në masën 100%;3. Preventivi dhe projekti fillestar jane ndryshuar totalisht, duke hequr 5 nga 8 zërat e punimeve.
  3. Në Akt-Konstatimin e drejtorisë së Anti-korrupsionit rezulton që çmimet në preventiv janë më të larta se ato te Manualit.
  4. Objekti nuk është marrë në dorëzim dhe nuk ka pasur komision monitorimi dhe marrje në dorëzim të të objektit të përfunduar. Me sa duket nuk ka Komision aq të guximshëm sat ë marrë në dorëzim punë të papërfunduara!
  5. Punimet referuar proces-verbalit të Aktit të Kolaudimit dt 15.09.2021 punimet janë realizuar për 65 ditë, kur në fakt duheshin 187 ditë.
  6. Fotot e raportit teknik të tenderuar, dhe ato të bëra më datë 14 nëntor 2021, tregojnë një situatë identike të rrugës, si para dhe “PAS” punimeve.
  7. Janë falsifikuar të gjitha dokumentet, të cilat pasqyrojnë të dhëna të pavërteta, dhe janë firmosur JO NGA KOMISIONI, por nga KRYETARI BASHKISË, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, sikur është bërë punë.

Është pra e qartë se qytetarëve të Vaut të Dejës u janë vjedhur plot 51.2 milion LEK duke falsifikuar dokumentet, duke quajtur të bëra punët e pabëra, dhe duke futur paratë në xhep.

I bëjmë thirrje administratës së Bashkisë së Vaut të Dejës të distancohet nga aktet flagrante të vjedhjes së pasurisë publike dhe të mos bëhet pjesë e proceseve false që, jo vetëm dëmtojnë bashkëqytetarët e tyre, por edhe i ekspozojnë ata vetë para ligjit.

Përsërisim thirrjen për SPAK dhe i kërkojmë shqyrtimin urgjent të dosjeve për të cilat kemi ngritur padi, por ka hetime dhe konstatime edhe nga drejtoria e Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!

Etiketa: abuzimi me fondetakuzaakuza per vjedhjeMark BabaniPartia Demokratiketenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Seanca plenare në Kuvend/ Zbardhet rendi i ditës, a do ta thyejë PD bojkotin?

08:58 : 20/07/2026
AKTUALITET

Partia e rrogëtarëve të Kuvendit: Shefa në seli, vartës në administratën parlamentare

18:37 : 18/07/2026
RAJONI

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat për “presion ndaj serbëve”

09:38 : 18/07/2026
AKTUALITET

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026
AKTUALITET

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
Para

Sherri i rëndë mes çiftit të moshuar në Durrës, policia jep detajet

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij (Emrat)

13:37 : 24/07/2026

Gaz dhe piper djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat

13:30 : 24/07/2026

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026

Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta

13:14 : 24/07/2026

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026

Qytetarët kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin, Rama: Mosmirënjohës! Unë u bëra trotuare

12:41 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom