• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krisje brenda PS së Shkodrës/ Bilali shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë

12:34 : 27/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Krisje e thellë brenda Partisë Socialiste të Shkodrës, duke detyruar drejtuesen politike të qarkut të dalë me ofendime ndaj anëtarëve prej vitesh të partisë, që kohët e fundit kanë bojkotuar mbledhjet e këshillit bashkiak të qytetit.

Dështimi i mbledhjes të Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 23 shtator, për shkak të mosprezencës së anëtarëve që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shkodrës ka detyruar që për herë të parë drejtuesja politike dhe ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali të thërrasë në një mbledhje tek selia e PS, anëtarët e Këshillit bashkiak që gjithashtu janë pjesë e PS, duke folur me tone të ashpra.

Burimet thanë për Panorama se Bilali nuk ishte fizikisht në mbledhje, por komunikoi me një lidhje video përmes platformës ZOOM. Të pranishëm në sallë gjithashtu ishin edhe dy bashkëkryetarët e PS Shkodër Mirela Dodaj dhe Hilmi Lakti.

Nga 40 këshilltarë të PS që janë në Këshill në mbledhjen e PS të thirrur nga drejtuesja politike Bilali morën pjesë vetëm 22 duke munguar 18 të tjerë që nuk u bindën sërish.

Ndërkohë kjo mbledhje është shoqëruar me disa debate, ka mësuar nga burime të sigurta Panorama.

Lexo edhe:

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

Fillimisht drejtuesja politike Bilali u shpreh se PS ka në radhët e saj “një pakicë” që e quajti “llumi i partisë”.

Sipas saj, kjo pakicë “nxisin të tjerët për interesat e tyre personale që të bojkotojnë mbledhjet e këshillit bashkiak”.

“Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak. I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, por nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores.

Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme. Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që s’kalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë fytyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune.

Kjo është arsyeja që sa t’më besohet ky pozicion që kam ky kontingjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot s’kanë më asnjë funksion në parti jo më kot s’janë më pjesë e jetës publike në administratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerueshme në parti. Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinëzisht pas faqesh anonime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përçarje për tu kacavjerrë nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qenë për të vjedhur e marrë fytyrën sërish kjo nuk ndodh më!

Për asnjë emër të përveçëm s’do të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përveçëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave”, mesohet te kete thene Bilali.

Etiketimi si “llumi i PS” Shkodër të atyre që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak për shkak të nxitjes nga individë të tjerë që janë pakicë sipas Bilalit, nuk u pranua nga disa prej këshilltarëve të pranishëm. Anëtari Hekuran Gjorreta e kundërshtoi drejtuesen politike Bilali duke thënë:

“Ne nuk jemi llumi. Nuk e pranojmë që të quhemi llumi sepse kemi punuar sot por edhe shumë më përpara për PS edhe kur shumë të tjerë s’kanë qenë fare në këtë parti. Unë kam siguruar votat për PS”.

Këshilltari Lush Marku shprehu edhe ai një shqetësim:

“Ne kemi rënë në hall. Hall me ardh në mbledhjet e Këshillit sepse jemi akuzuar pak a shumë se kemi votuar vendimet e kryebashkiakes së mëparshme. Tani hall edhe kur nuk shkojmë sepse prap po akuzohemi”.

Një prej arsyeve që këshilltarët mungojnë mund të jetë edhe mosdëgjimi i shqetësimeve që kanë qytetarët tha këshilltari Gerald Hasaj:

“Kemi pasur ankesa nga qytetarët sepse nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për problemet e tyre dhe zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar për hallet që kanë dhe ne përfaqësojmë në këshill qytetarët dhe problemet që ata kanë”.

Ndërkohë këshilltarja Blediana Nika tha se mbledhjet e Këshillit janë të rëndësishme duke u shprehur pro prezencës por nga ana tjetër sipas saj duhet t’i tërhiqet veshi atyre që mungojnë:

“Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Shkodrës janë shumë të rëndësishme pë rata që duan që t’i konsiderojnë. Në këshill ka shumë gjëra serioze për t’u marrë dhe për të diskutuar për ata që duan të vijnë. Unë mendoj se duhet të merrni në telefon ata këshilltarë që nuk vijnë dhe t’i kërkoni arsyet e mungesës së tyre”.

Një prej zërave kritik në radhët e PS Tereze Brigja deklaroi se pjesëmarrja në mbledhjet e këshillit bashkiak të PS është e rëndësishme ndaj duhen zhvilluar:

“Duhet që të vijmë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Kemi marrë përsipër që t’i përgjigjemi atyre që na kanë votuar. Çfarë jemi ne që vijmë në çdo mbledhje. Edhe ne kemi halle, punë e probleme por kemi marrë përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe duhet të përgjigjemi ose ata që nuk duan të vijnë t’i lënë vendin të tjerëve. Unë nuk e ndjej veten pjesë të turpit të cilët kolegët kanë futur veten me mos prezencën e tyre”.

Erion Vukaj kujtoi kohën e ish-drejtuesit politik Ilir Beqaj:

“Ne kërkojmë që të mblidhemi kështu si sot më shpesh në mënyrë që të na jepen orientime politike si në kohën e Z.Ilir Beqaj”.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia e kundërshtoi:

“Edhe në atë kohë që thoni ju pasi jemi dakordësuar për vendimarrje në mbledhje grupi, sërish këshilltarët tanë nuk kanë vijuar sipas orientimit politik”.

Këshilltaret Jona Leqejza dhe Dhurata Tyli ishin të mendimit që të merren masa konkrete pë rata që mungojnë.

Përveç kundërshtisë që mund të kenë lidhur me disa projekt-vendime të bashkisë Shkodër, anëtarët e këshillit bashkiak të PS kanë munguar duke dështuar mbledhjet e këshillit edhe për shkak të problemeve të brendshme politike që kanë, duke detyruar drejtuesen politike dhe dy bashkëkryetarët që të zhvillojnë këtë mbledhje në të cilën sërish 18 prej tyre munguan duke konfirmuar haptazi pakënaqësitë politike brenda familjes socialiste.

Etiketa: bilalikrisje PSPartia Socialistesherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

U përfshinë në konflikt në Kombinat dhe Kamëz, tre të arrestuar, një në kërkim

12:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

18:35 : 06/07/2026
AKTUALITET

Policia procedon Nadir Çaushollin pas sherrit në ish-Bllok, ja për çfarë akuzohet

18:02 : 06/07/2026
AKTUALITET

Video-skandali/ Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Bllokut. Kallëzohet për kanosje

15:51 : 06/07/2026
Para

“50 mijë studentë më pak"/ Partia e Lirisë: Alarmante ç’po ndodh me universitetet

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş