• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Qindra të rinj po ikin me gomone, nuk janë budallenj

10:39 : 22/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi po diskuton në seancën e sotme plenare, projektligjin për “Ndihmat detare dhe lundrimin”.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku u kujtoi kolegëve të saj të maxhorancës gomonet me qindra të rinj që lundrojnë nga brigjet franceze për të mbërritur ne Britani.

Tabaku tha se Kuvendi duket të diskutojë këtë fenomen se përse po ikin shqiptarët.

“Ne jemi një brez i ri në politikë e duhet të sillemi ndryshe! Marrëveshja e sotme, për mjetet e lundrimit është një marrëveshje standarte të cilën sigurisht e mbështesim në parim. Nuk ka përse të jetë një temë debati sidomos kur nuk bëhet fjalë për lundrimin e disa anijeve më të vogla mbushur dingas me shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, kjo po do ishte realisht një temë interesante e ditës. Ngaqë ky parlament, bën sikur nuk sheh se si çdo ditë qindra të rinj hedhin çantën në shpinë, mbyllin biznese, lënë vende pune, lënë familjen dhe ikin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Janë nga 700 deri në 2000 të rinj e reja në ditë që largohen nga vendi duke përdorur rrugët ilegale.

Me këto shifra ky parlament, nuk ka luksin të heshtë më, aq më tepër për një tjetër formë “biznesi” dhe industrie të ngritur dhe që marketon e reklamon shitjen online të rrugëve ilegale se si mund të shkojë një shqiptar jashtë vendit. Gjithçka nën hundën e një shteti vigjilent që justifikon këtë krim që po bën duke shkretuar Shqipërinë me alibi qesharake. E ky parlament sërishmi nuk ka një ditë që të diskutojë pse ndodh ky fenomen. Pse po ikin shqiptarët nga një vend që nuk ka as luftë civile dhe as ndonjë konflikt të armatosur? Pse vetëm për gjashtëmujorin e dytë të 2022 kanë emigruar dhe kanë kërkuar azil në BE mbi 5000 shqiptarë? Pse të rinjtë shkojnë për të kërkuar një jetë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar? Në Gjermani? Në Europë? A po ikin siç thotë qeveria sepse Gjermania është e plakur dhe po e rinojnë shqiptarët duke plakur Shqipërinë?!

Lexo edhe:

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Apo mos vallë këta mijëra shqiptarë që janë larguar nga 2015 e këndej po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin e një qeverie që ha, pi dhe fle me të.

Sepse janë shqiptarë që shohin se si këtu konkurenca dhe tregu i lirë nuk ekziston sepse mobiliteti social është një realitet i ndaluar. Janë qytetarë që nuk shohin shpresë sepse e kuptojnë që janë skllevër të një oligarkie që nuk i ofron asgjë. Janë qytetarë të një shteti që ligjin e zbaton për më të dobëtin që e burgos për një avlli dhe jo për oligarkun që ndërton kulla me kate pa leje në mes të Tiranës.

Pra ikin, sepse qeveria në radhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!, deklaroi Tabaku.

 

Tabaku po ashtu ka folur për SPAK-un, ku shprehet se ligji duhet të veprojë njësoj si për qytetarin dhe për mikun. Deputetja shprehet se shqiptarët po largohen sepse drejtësia po u vret shpresën.

“Nuk e miratuam reformën në drejtësi, nuk e votuam ngritjen e SPAK sepse dëshironim disa kurbanë nga politika. Jo! Arsyeja përse e votuam është që të marrim drejtësinë që kërkojnë dhe që duan shqiptarët.

Arsyeja përse e votuam është pikërisht që ligji të veprojë njësoj edhe për qytetarin edhe për mikun tonë. E votuam që të mos vidhej më ashiqare apo me stil! E votuam sepse besuam si çdo shqiptar që drejtësia duhet të ekzistojë.

E keni vënë re se si korrupsioni është thelluar më shumë që prej ditës që është krijuar SPAK? Kur u bë vjedhja me inceneratorët? Në 2017! Kur janë dhënë tendera dhe koncesione të tjera që kanë çuar borxhin publik në 100% të PBB? Pas Reformës në Drejtësi.

Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi.

Kam qënë ndër të vetmit në këtë sallë që kam kërkuar që të lihet SPAK të bëjë punën e tij: nuk jam e kënaqur as unë nga puna e SPAK, është e mjaftueshme, duhet të tregojë më shumë guxim, e duhet ta tregojë me ato që janë në pushtet;

Ashtu si kam thënë që kjo drejtësia me regji duhet të përfundojë dhe maxhoranca duhet t’i mbajë larg duart nga drejtësia e nga hetimet! Njoftimet e fundit për kandidatët preferancialë të qeverisë për të drejtuar SPAK më bëjnë të mendoj që ai parim i artë për mos ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë po hidhet në koshin e plehrave.

Pra ai mundi madh, ajo sakrificë me dëshirën për të mos prodhuar një drejtësi si zgjatim të qeverisë rrezikon të shkoj dëm. Pse? Nga frika se ky pushtet i tepruar, ky tundim i tepruar ka prodhuar aq shumë mëkate saqë duhet kontrolluar pushteti për të vazhduar loja e vjetër.

Prandaj dhe shqiptarët ikin. Drejtësia e munguar vret shpresën. Asnjë pushtet, qoftë ai i djeshëm, i sotëm apo i nesërm nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë për të shantazhuar, kërcënuar dhe penguar hetimet dhe tentativën për të vendosur drejtësi!

Për këtë arsye mendoj e gjykoj që kjo Reformë në Drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur, me të njëjtat parime që kemi pasur në krye të herës!

Nuk mendoj e gjykoj që punën këtu ne do të na e bëjnë ndërkombëtarët, ashtu si nuk mendoj e gjykoj që do të na e japin ato drejtësinë, por duhet të biem dakort që ato duhet të luajnë rol për të mos lejuar kapjen e SPAK apo të kujtdo organi tjetër, për tu siguruar që ligji zbatohet njësoj për të gjithë e jo një ligj për miqtë e një për armiqtë”, shprehet Tabaku.

Etiketa: gomoneligji per lundriminPDpsshqiptareTabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
Para

Manja: Drejtësia është e pavarur nga politika/ Tabaku: Duhet të ishe në burg

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com