• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritat vijojnë ndezur në mes të ditës, a do t’a gjobisë Balluku-Veliajn?

12:46 : 13/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Qeveria trumbeton se ka nisur një plan kursimi për energjinë elektrike. Po ashtu është angazhuar të rëndojë xhepat e familjeve që aktualisht shpenzojnë më shumë se 76 mijë lekë të vjetra në muaj (pa TVSH) për këtë shërbim. Ndërkohë, institucionet vijojnë ta shpërdorojnë.

Fotografia është shkrepur në kryeqytet në zonën pranë “Pallatit me Shigjeta”. Edhe pse jemi në mesditë, me diellin që shkëlqen, ndriçimi publik qëndron ndezur, duke shpërdoruar kësisoj energjinë elektrike.

Lexo edhe:

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj lë ndriçimin publik ndezur ditën, në një kohë kur nga qeveria flitet për “situatë të rënduar” dhe çmime në bursë që po prekin majat. Lidhur me këtë foli në një intervistë televizive ministrja e Energjisë Belinda Balluku, mbremjen e djeshme.

Ajo preku një situatë të ngjashme, për ndriçimin publik të lënë ndezur në “Myslym Shyrr” rreth orës 6 të mëngjesit. Balluku tregoi se kishte folur me kryebashkiakun e Tiranës dhe ky i fundit i kishte shpjeguar se ato drita duan më shumë se të tjerat që të fiken. “Është çështje sensorësh”, i pat thënë Veliaj-Ballukut, sipas rrëfimit të ministres.

Më tej, Balluku tha se është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e bashkive dhe nëse do konstatohen shpërdorime të tilla të energjisë elektrike, kryebashkiakët do gjobiten.

“Bashkia e Tiranës do të penalizohet si gjithë institucionet e tjera, nuk përjashtohet. Me Erionin jam gjithmonë në kontakt”, tha Balluku.

Nuk dihet nëse për rastin në fjalë, kemi të bëjmë me dritë me sensorë, që edhe nëse është kështu, do të duhet të ishte fikur deri në mesditë. Ndoshta sensorët kanë dalë jashtë funksionit dhe kryebashkiakut Veliaj do ti duhet të sajojë një tender për riparimin e tyre me qëllim kursimin e energjisë. Mbetet për t’u parë.

Mbetet për t’u parë po ashtu nëse Balluku do të gjobisë Veliajn për shpërdorim të energjisë elektrike.

Ndërkohë, poçi i Veliajt vijon ende ndezur duke ‘sfiduar’ dritën e Perëndisë.

Etiketa: belinda ballukudritatenergji elektrikeErion Veliajkursimi i energjisendriçimi publik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025
AKTUALITET

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025
Para

Meta thirrje të fundit për protestën e sotme: Qytetarët të vijnë në vendin e krimit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com