• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jeta prej sheiku në Peru e të riut nga Burreli, pjesë e “Cártel de Los Balcanes”

11:26 : 09/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Kadri Gjoci, 28 vjeçarin nga Bureli nuk e njihte askush në Shqipëri, por do të duhej një operacion i madh i autoriteteve peruane , DEA-n amerikane, Guardia Di Finanza italiane dhe policisë gjermane që të mësonim se ai ishte një “kokë e madhe”në trafikun ndërkombëtarë të kokainës.

I rreshtuar krah një prej trafikanteve më të njohur të “Ndragheta” në botë, Pasquale Bifulco dhe pjesë e“Cártel de Los Balcanes”, Gjoci ose siç e thërrisnin në rrethet e trafikantëve “Taysoni” bënte një jetë marramendëse luksi sipas medieve peruane.

Vetëm 28 vjeç, jeta prej “sheiku” në Peru e Kadri

I riu shqiptar në momentin e arrestimit pas një operacioni ku u kap plot 3 ton kokainë, është kapur nga autoritetet peruane në një super vilë luksoze.

Në këtë rezidencë në Casuarinas, kishte lulishte të mëdha, një pishinë, një palestër dhe komoditete të ndryshme. Policia ishte në kërkim të një subjekti që njihet me pseudonimin “Tyson” për shkak të ngjashmërisë fizike me boksierin e famshëm amerikan.

Lexo edhe:

Nga Mali i Dajtit në Ande, ‘industria’ e kokainës dhe shqiptarët e Perusë

SKEMA/ Si funksononte banda shqiptaro-peruane, u shisnin blerësve miell në vend të kokainës

Vetëm 28 vjeç, jeta prej “sheiku” në Peru e Kadri

Por ky Tayson, ai i trafikut të drogës, dha një lloj tjetër goditjeje. Sipas Policisë, ai ishte furnizuesi i drogës i organizatës shqiptare dhe italiane që dominon trafikun e paligjshëm të hidroklorurit të kokainës drejt Europës.

Policia peruane ka mundur ta kapë pikërisht Kadri Gjocin, shtetas shqiptar i cili i përket kartelit famëkeq “Cártel de Los Balcanes”. Arrestimi i tij ndodhi pikërisht në godinën luksoze në Surquillo. Aty pranë, në Miraflores, agjentët e Dirandro ndërhynë duke arrestuar Pasquale Bifulcon, italiani i cili është pjesë e mafies së rrezikshme “Ndrangheta”, e famshme për kontrollin e 80% të trafikut të kokainës në Europë.

Ky operacion u krye nga agjentët e Divizionit të Hetimeve Speciale të Dirandro, Divinesp. Por Pasquale Bifulco është një i njohur i vjetër në Peru.

Vetëm 28 vjeç, jeta prej “sheiku” në Peru e Kadri

Operacioni antidrogë “Poseidon” që është zhvilluar dy ditë më parë nga autoritetet në Peru, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia Di Finanza italiane dhe policinë gjermane duket të jetë më i madh në përmasa sesa ishte raportuar fillimisht.

Mediat vendase kanë zbardhur detaje të reja nga goditja që iu bë linjës së trafikut ndërkombëtar të kokainës Peru-Europë, ku në rrjetë ra edhe 28-vjeçari shqiptar, i cilësuar si një nga krerët e grupit, Kadri Cjoci.

Ai u arrestua së bashku me biznesmenin italian Pasquale Bifulco, 49 vjeç, i cili është një nga eksponentët kryesor të ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella.

Në detajet e reja që janë publikuar, rezulton se emri i sakti i shqiptarit të vënë në pranga është Kadri Gjoci, me vendlindje të regjistruar në Rrëshen.

Vetëm 28 vjeç, jeta prej “sheiku” në Peru e KadriMediat peruane theksojnë se ju dha një goditje e rëndë mafiozëve italianë dhe shqiptarë të drogës, duke sekuestruar afro 3 ton kokainë që në Evropë supozohet të kapë vlerën e mbi 133 milionë dollarëve.

I riu shqiptar dhe miku i tij italian kishin marrë përsipër të dërgonin drogën në Europë, përmes portit të Callaos dhe italiani njihej me pseudonimin ‘Spaghetti’, ndërsa Gjoci me pseudonimet “Gianmarco” dhe “Tyson”, kjo për shkak të ngjashmërisë fizike me boksierin e famshëm amerikan.

Ndërkohë që në rrjetën e hetuesve përfunduan edhe pesë peruan dhe një turko-gjerman.

Mësohet se kalimi drogës bëhej përmes kompanive që eksportojnë kafe dhe asparagus si lëndë të parë, ndërsa karteli shqiptaro-italian e ktheu Limën në qendrën e koordinimit dhe ruajtjes së kokainës që vinte nga Vraem.

Etiketa: Kadri Gjociperu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Mali i Dajtit në Ande, ‘industria’ e kokainës dhe shqiptarët e Perusë

21:08 : 12/04/2026
AKTUALITET

SKEMA/ Si funksononte banda shqiptaro-peruane, u shisnin blerësve miell në vend të kokainës

11:16 : 06/04/2026
AKTUALITET

Mafia shqiptare pushton Amerikën Latine! Përdori portin më të madh në Peru për të dërguar kokainë në Evropë

22:52 : 30/03/2026
AKTUALITET

Mafia shqiptare ‘shtrihet’ edhe në Peru, rruga e re e trafikut të kokainës

10:35 : 30/03/2026
AKTUALITET

Mafia shqiptare shtrin tentakulat edhe ne Peru, kapet ‘koka’ e trafikut të kokainës

20:20 : 20/03/2026
AKTUALITET

I dënuar në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

10:30 : 30/01/2026
Para

Do shpallet "non grata" nga BE? Ja si përgjigjet Berisha

TË GJITHA

Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom