• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakër në Alpet Shqiptare! Zona e mbrojtur rrafshohet nga prerja e pyllit pa kriter

22:58 : 05/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare mbrëmjen e të hënës çeli sezonin e ri televiziv me një masakër që po bëhet në Alpet Shqiptare.  Kjo zonë e shpallur e mbrojtur në Janar të këtij viti është shkatërruar nga prerja masive  e pyllit pa kriter.

Pamjet që Fiks fare treguan qartë rrafshimin e pyllit  nga Malësia e Kelmendit deri në Bjeshkët e Janicës e Morinës.  Panorama të lë pa fjalë!  Kamiona pa targa që ngjiten në mal ,stiva me dru të prera pa fund ,zhurma e motorsekave që presin pyllin pa kriter, rrugë dhe fusha të krijuara nga shpyllëzimi në malet e Kelmendit mes fshatit Lëpushë dhe Vermosh,  të njohura nga të gjithë si fshatra turistik.

Gjatë gjithë udhëtimit prej më shumë se katër orësh për t’u ngjitur në mal gazetarët e Fiksit përballen me stiva të druve të prerë. Në rrugë nuk mungojnë as makina të përshtatura për ngarkesë me targa të huaja. Brenda automjetit gazetarët nuk gjejnë njeri.  Në gjatësinë  e rrugës hasen në stiva të tjera drush të prera e të stivosura gati për transportim. Kësaj radhe përreth ka edhe njerëz dhe kamion që presin të ngarkohen.

Në shpatin përballë fshatit Vermosh dëgjohen zhurmat e motorsharrave që presin drutë e pyllit. Gazetarët xhirojnë me dron duke kapur momentin e prerjeve të druve të pyllit. Njerëzit që presin pa kriter pyllin pikasin gazetarët dhe me vrap shkojnë drejt tyre.  Për të dalë nga situata një prej tyre u thotë se është i pajisur me leje nga Bashkia e Malësisë së Madhe për prerje dhe drutë ja çon bashkisë. Gazetarët i kërkojnë t’u tregojë zonën se ku i presin drutë, pasi ato duhet të jenë të damkosura nga inspektorët e pyjeve para se të priteshin. Ai pranon t’i çojë gazetarët në zonën ku i ka prerë drutë, por kur mbërrijnë në vend personi u pohon gazetarëve që nuk ka leje për prerjen e pyllit. Gjithashtu u thotë se pas tij fshihet një njeri që “më mirë mos e ditë kush është”. Pranon gjithashtu se kamionët  janë në pronësi të tij  e janë me probleme në prokurori. “Faji është i gjithë imi ,e di që jam për burg” u shprehet ai gazetarëve “kamionët janë pa targa dhe drutë i shes nëpër fshatra”.

Gazetarët e Fiksit i drejtohen anës tjetër të malit, nga Lëpusha drejt Bjeshkëve të Jeshnicës dhe Morinës.  Por lajmi ka marrë dhenë për  prezencën e tyre në Aple  dhe për t’i penguar  shfrytëzuesit e pyllit u bllokojnë rrugën me një  mjet fuoristradë. Nga idetifikimi që gazetarët i bëjnë targës rezulton se mjeti është në pronësi të një personi, i cili është i identifikuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, si person që pret pyjet. Gazetarët presin deri sa rruga të hapet në momentin kur aty kalon një kamion me bar. Gazetarët pas hapjes së rrugës vazhdojnë rrugën ku në të gjithë  shpatin hasin  prerje masive të pyllit.  Në majë të bjeshkëve mes Morinës dhe Jeshnicës  gazetarët gjejnë një kamion të parkuar dhe pa targa. Pak metra me tej një fadromë pa targa hap rrugët e pyllit dhe gjithë sipërfaqja përreth saj është e prerë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Masakra në shkollën turke, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave!

Masakra me 12 viktima në Australi/ Dalin PAMJE të reja nga vendngjarja, si u neutralizuan autorët

Nga pamjet e sjella nga Fiksi edhe me dron, “mushkëritë” e vetme shqiptare janë drejt shfarosjes./TCH

Etiketa: masakerprerja e pyjeve

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Masakra në shkollën turke, nxënësit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar plumbave!

15:34 : 15/04/2026
BOTA

Masakra me 12 viktima në Australi/ Dalin PAMJE të reja nga vendngjarja, si u neutralizuan autorët

19:08 : 14/12/2025
BOTA

Masakër në Afrikën e Jugut: 11 të vrarë në një hostel, mes tyre një fëmijë 3-vjeçar

22:14 : 06/12/2025
Autori i masakrës, Ragip Gila
AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

17:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, e pësojnë 5 persona në Korçë

13:07 : 30/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

17:30 : 14/07/2025
Para

Balliu: Atje ku u strehuan afganët, Rama çoi 'talebanët'!

TË GJITHA

Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom