• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ukraina nis kundërofensivën për të çliruar rajonin e pushtuar Kherson

20:23 : 29/08/2022
në AKTUALITET, BOTA

Kiev – Forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivën në jug të vendit, që synon të shtyjë trupat ruse përtej lumit Dnipro dhe të rimarrë qytetin e pushtuar Kherson, njoftuan autoritetet vendore të hënën.

“Sot pati sulme të fuqishme artilerie në pozicionet e armikut … në të gjithë territorin e rajonit të pushtuar të Kherson,” tha për mediat ukrainase deputeti i zonës dhe këshilltari i guvernatorit rajonal Sergey Khlan.

“Ky është njoftimi i asaj që ne kemi pritur që nga pranvera: është fillimi i dhënies fund të pushtimit të rajonit Kherson,” shtoi Khlan.

Mediat ukrainase kishin cituar më herët zëdhënësen e komandës jugore të ushtrisë ukrainase, Natalia Humeniuk, të thoshte se forcat e Kievit po sulmonin “në shumë drejtime” në këtë front.

Grupi ushtarak ukrainas “Kakhovka” deklaroi në Facebook se vërejti tërheqjen e një njësie të luftëtarëve separatistë pro-rusë nga pozicionet e tyre në rajon.

Lexo edhe:

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kiev

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa energji elektrike

Këto pretendime ishin të paverifikueshme nga burime të pavarura.

Me luftën në Ukrainë tani në muajin e saj të gjashtë, javët e ardhshme mund të jenë vendimtare. Ukraina është zotuar të dëbojë rusët nga territori që ata kanë kapur që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë rajonin jugor të Khersonit, ndërsa Moska është zotuar të mbajë zonat e pushtuara dhe të kapë më shumë terren në të gjithë vendin.

Ukrainasit kanë përdorur raketahedhës të furnizuar nga Amerika si “Himars” për të goditur urat dhe infrastrukturën ushtarake në jug, duke e detyruar Rusinë të devijojë forcat e saj nga Donbasi në lindje për t’iu kundërvënë kërcënimit të ri.

Një urë kyçe pranë Khersonit u shkatërrua nga ushtria ukrainase në fillim të kundërofensivës, duke ndërprerë trafikun nëpër të dhe krijuar probleme të mundshme furnizimi për forcat ruse në zonë.

Rusia mund të përdorë ende një kalim të dytë në Dnipro për të transportuar furnizimet dhe përforcimet për trupat e saj në Kherson, i cili shtrihet në veri të Gadishullit të Krimesë – i aneksuar nga Rusia në 2014 – por sulmet e Ukrainës kanë treguar cenueshmërinë e Rusisë dhe dobësinë në mbajtjen e kontrollit mbi këtë rajon.

Ndërsa pjesa më e madhe e aseteve ushtarake ruse dhe ukrainase janë të përqendruara në Donbas, rajoni industrial i minierave dhe fabrikave, të dyja palët shpresojnë të kenë fitim diku tjetër.

Zyrtarët pushtues të emëruar nga Moska në Kherson kanë folur për mbajtjen e një referendumi për bashkimin me Rusinë që në shtator. Këto plane varen nga aftësia e Rusisë për të fituar kontrollin e plotë të atyre zonave deri atëherë. Trupat ruse e kishin pushtuar Kherson, një qendër bujqësore me 280,000 banorë, kur filloi pushtimi i Ukrainës.

Etiketa: Khersonkievkunderofensive

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Kiev

10:27 : 06/07/2026
BOTA

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa energji elektrike

18:08 : 27/12/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Uashingtoni presion Kievit për çështjet territoriale, çfarë pritet

20:12 : 30/11/2025
BOTA

Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti

20:38 : 17/10/2025
BOTA

‘Sulmet ruse zgjatën 12 orë’, Zelensky: Mbi 600 dronë mbi Kiev vranë 4 persona

12:58 : 28/09/2025
BOTA

Pas sulmit masiv rus mbi Kiev, Polonia mbyll hapësirën ajrore dhe nis avionët luftarakë

08:26 : 28/09/2025
Para

Humb jetën ushtari i KFOR-it në Prishtinë

TË GJITHA

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş