• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërbërja e bandës qeveritare fillon në këtë vjeshtë

08:00 : 14/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Ka disa shkaqe pse qeveria e Edi Ramës është drejt fundit, shkaqe të cilat nuk mund të shtyhen në kohë.
Së pari, vendi nuk po qeveriset, por po grabitet hapur. Në të vërtetë vendi është vjedhur përgjatë gjithë kohës, por vitet e fundit grabitja ka marrë përmasa të frikshme, të paimagjinueshme. Nëse vazhdohet kështu, kriza ekonomike do të bëhet e pamenaxhueshme. Bashkimi Europian dhe partnerët nuk do të financojnë edhe njëherë kaosin politik dhe social të Shqipërisë.

Së dyti, proceset e filluara vite më parë nuk ishin rastësi, as tekë e partnerve, por plan konkret dhe i detajuar për të larguar këtë klasë politike. Një vend anëtar i NATO-s dhe që nesër do të jetë anëtar i BE-së nuk mund të qeveriset bashkë me krimin e organizuar dhe disa individë të pasuruar përmes krimit dhe korrupsionit. Partnerët gjenden para disa fakteve, të cilat nuk mund të injorohen, dhe kanë vetëm dy alternativa:

– ose duhet të heqin dorë nga Shqipëria,
– ose të largojnë këtë klasë politike.

Të heqin dorë nga Shqipëria nuk është një opsion, jo për hatrin tonë, por për hatrin e tyre. Ne jemi aq të rëndësishëm në Ballkan, sa mund t’u prishim punë.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

Së treti, partnerët tanë SHBA dhe BE bënë një luftë në interesin tonë, që në fakt ishte edhe interesi i tyre. E vetmja Luftë që NATO dhe SHBA kanë bërë në Europë që pas L2B është Lufta e Kosovës. Kështu që është e pamundur që ky investim mbi 25 vjeçarë të hidhet në kosh. Ballkani është porta e Europës, dhe këtë hapësirë nuk do ia dhurojnë as Rusisë, as Kinës. Prandaj partnerët nuk tërhiqen, por do ta reformojnë këtë hapësirë gjeografike dhe politike sipas interesit të tyre. Kush dyshon për këtë gjë, ose nuk merr vesh nga kjo botë, ose merr vesh, por ka qëllime dhe interesa të tjera. SHBA qenka e mirë për të çliruar Kosovën dhe shpallur pavarësinë e saj, por nuk qenka e mirë kur thotë se të korruptuarit do të largohen nga politika.

Së katërti, shpalljet non-grata nga Mbretëria e Bashkuar janë pjesë e planit që ka hyrë në një fazë tejet kritike. Ato do të intensifikohen në muajt në vazhdim, duke prekur kryesisht qeverisjen e Ramës. Duket se pastrimin final partnerët ia kanë besuar Mbretërisë së Bashkuar. Rrugë tjetër nuk ka, dhe Rama është pa alternativë.

Së pesti, është e pamundur dhe jo-produktive që të thuhet se do të largojmë këtë klasë politike, ndërkohë që goditet vetëm opozita. Kjo nuk bën sens dhe është kundërproduktive. Për më tepër kjo do të zhyste vendin në një spirale të frikshme kaosi të pakuptimtë dhe të paarsyeshëm. Hajduti në krye të qeverisë do të ndalet, dhe tani është koha më e përshtatshme. Provat janë sheshit, dhe goditjet kanë filluar, për t’u intensifikuar këtë vjeshtë.
Së fundi, Edi Rama dhe PS do të zhbëhet, njësoj siç zhbëhet një bandë, sepse janë sjellur si bandë. Gjysmagjelat e PS që janë përkundur gjithë këto vite mes hajdutërisë dhe krimit të organizuar do shpërbëhen. Rrugë tjetër nuk ka.

Etiketa: bandapolitikaqeveriaVjeshta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
Para

Sulmohet me armë autobusi në Jerusalem, 8 të plagosur

TË GJITHA

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş