• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sadri Abazi i shkruan me dashuri Ramës për korrupsionin me tenderat e ARRSH

16:03 : 08/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në kuadrin e publikimit të e-mail-eve që i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama, si denoncime apo ankesa, sot mediat kanë publikuar atë të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, i cili është i shqetësuar lidhur me tenderat e rrugëve, që bëhen nga ARRSH.

Mediat, por edhe opozita, kanë denoncuar publikisht se ish-deputeti socialist qëndron pas kompanisë “Alko Impex”, e cila është e regjistruar zyrtarisht në emrin e nipit të Abazit.

Referuar e-mail të publikuar nga mediat, ish-deputeti socialist, i cili për vite me rradhë konsiderohej ndër besnikët e Edi Ramës, i ankohet Kryeministrit për ARRSH-në dhe qasjen monopolistike që ka ky institucion në dhënien e tenderëve të rrugëve.

Ish-deputeti u referohet procedurave të ndjekura nga ARRSH për të dhënë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve në 4 rajonet e vendit. Në email-in që socialisti i ka çuar Kryeministrit shprehet se fituesit janë zgjedhur në mënyrë korruptive.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt: Mirëmbajtje me performancë të rrugëve, Rajoni Verior” (e ndarë në 14 Late) me fond limit 2.172.497.806 lekë pa TVSH, të reja) -data e hapjes së ofertave për fazën e parë. Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror (e ndarë në 10 Late) me fond limit 2.160.710.894 lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve Rajoni Jugor” (e ndarë në 13 Late) me fond limit 2.008.497.824 Lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën I, Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet), për herë të parë këto procedura tenderi u zhvilluan në dy faza.

Lexo edhe:

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Në fazën e parë paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Në fazën e dytë, vlerësimi do të bëhej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv.

Është e çuditshme se si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë me zor janë kualifikuar dhe kanë fituar një kontratë, ndërsa “Aiko lmpex General Construction dshh & shoqërive të tjera, megjithëse ka pasur ofertën më të shtrenjtë financiare, u është dhënë.

Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) çmimi më i ulët vendos pikët me diferenca të vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera vendos pikët maksimale për Aiko Impex General Construction dhe pikët minimale për ofertuesit e tjerë, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit prej qindra milionë lekësh”, shkruan Abazi në email-in drejtuar Kryeministrit Rama.

Por, dhënia e tenderëve në mënyrë korruptive te të preferuarit e drejtuesve të ARRSHsë, sipas ish-deputetit socialist, është gjysma e së “keqes”.

“Akoma më abuziv është fakti që këto procedura prokurimi janë parashikuar për të lidhur kontrata 4-vjeçare dhe shoqëritë që skualifikohen në këtë moment objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur në ligjin nr.9643 ‘Për Prokurimin Publik’ është eksperienca e ngjashme vetëm vitet e fundit. Pra, të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë nuk mund të marrin më pjesë në procedurat me këtë objekt shërbimi. ARRSH me këtë veprim po monopolizon këto tendera”, shprehet Abazi në e-mailin e publikuar sot nga mediat.

E-maili i plotë i Sadri Abazit për Ramën

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt :

Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Verior“ (e ndare ne 14 Lote) me fond limit 2.172.497.806 leke pa tvsh ( te reja) –data e hapjes ofertave per fazën e pare date 05/08/2020

Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qëndror“ (e ndare ne 10 Lote) me fond limit 2.160.710.894 leke pa tvsh ( te reja) – data e hapjes ofertave per fazen e pare date 07/08/2020

Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor“ (e ndare ne 13 Lote) me fond limit 2.008.497.824 leke pa TVSh ( te reja) – data e hapjes ofertave për fazën e pare date 05/08/2020

Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet)

për here te pare këto procedura tenderi u zhvilluan ne dy faza.

Në fazën e pare paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Ne fazën e dyte, vlerësimi do te behej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv :

Kriteret e Vlerësimit Pikët

(i) Çmimi më i ulët [0-60]

Operatori ekonomik duhet të përshkruajë ofertën.

(ii) Përvoja ne pune e kompanisë [0-20]

Operatori ekonomik duhet të përshkruajë punët e realizuar ne forme CV, shoqëruar me

vërtetim punimesh, te kryera ne 10 viteve te fundit.

(iii) Cilësia [0 – 20]
Treguesit dhe analiza cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj si për shembull por pa u limituar në cilësinë e propozimit teknik për sa i përket metodave të përdorura, personelit kryesor, disponueshmërisë së pajisjeve kryesore, organizimi i sitit, siguria, sigurimit të cilësisë, planit të mobilizimit, grafikut të punimeve dhe çdo aktiviteti tjetër siç mund të përcaktohet nga punëdhënësi.

Pra sipas këtij modeli vlerësimi, operatori ekonomik mbasi është kualifikuar ne fazën e pare me gjithë dokumentacionin ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik , edhe n.q.s. ka çmimin me te lire, ai mund te paralizohet ne vlerësimin e autoritetit kontraktor te dy kriteret e tjera.

Kriteret ishin vendosur te tilla qe operatoret ekonomik nuk mund te ofertonin tek te gjitha lotet, madje mund te merrje pjese maksimumi ne dy lote si bashkim operatoresh ekonomik, sepse s`kualifikohej. Në kriteret për kualifikim përcaktohej :

Shënim 1: Operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të ketë kapacitetet ekonomike – financiare (nënpika 2.2.1 e seksionit 2.2, të kritereve të veçanta për kualifikim) si dhe kapacitetet teknike, nënpika 2.3.1, 2.3.2, 2.3.3.,2.3.4 dhe 2.3.10 të kritereve të veçanta për kualifikim), sa shuma e loteve për të cilat ka ofertuar, të marra së bashku. Në këtë rast, operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të paraqesë një deklaratë ku të listohen dokumentet e paraqitura në përmbushje të kritereve kumulative për Lotin konkret.

Në rast se dokumentacioni i deklaruar dhe i dorëzuar në përmbushje të kritereve kumulative nuk plotësohet per kapacitetet ekonomike – financiare dhe kapacitetet teknike për të gjitha Lotet ku operatori ekonomik ka ofertuar, do të s’kualifikohet nga të gjitha Lotet ku ka ofertuar

Shemin 2: Dokumentacioni i paraqitur duhet te jete qartësisht i lexueshëm

Vetëm bashkimi operatoreve ekonomik “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka marr pjese ne shumicën e këtyre procedurave, pa u s’kualifikua. Ne te gjitha lotet qe ka marr pjese është kualifikuar. Dhe ne fazën e dyte ka ofertuar me vlerën me te larte financiare dhe në disa raste ka hyre si “mbushës” . autoriteti kontraktor ARRSH e ka klasifikuar në vend te pare me pike në te paktën 6 lote, dhe vetëm për njërin lot ka lidhur kontrate :

Loti VI : “Mirëmbajtje me performancë Shirgjan – Kaçivel – Drizë, Mjekës – Uzinë, Elbasan – Gjinar, Gramsh – Kodovjat – Mollë Grabovë, Drizë – Poroçan “, REF-65715-07- 16-2020 . Vlera: 301.101.555 Leke (referuar buletinit te Agjencise Prokurimit Publik)

Dhe po vonon qëllimisht shpalljen fitues ne lotet e tjera te këtij operatori, në mënyre qe te kaloje afati i ankesave te operatoreve te tjerë ekonomik qe janë para kualifikuar në fazën e pare.

Është e çuditshme se si te gjithë operatoret e tjerë ekonomik me zor janë kualifikuar dhe kane fituar një kontrate, ndërsa “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka fituar në shume-fishin e gjithë shoqërive te tjera, megjithëse ka patar ofertën me shtrenjte financiare.

Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) Çmimi më i ulët vendos piket me diferenca te vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera te vlerësimit (ii) Përvoja ne pune e kompanisë dhe (iii) Cilësia vendos piket maksimale për Alko Impex General Construction dhe piket minimale për ofertuesit e tjerë , duke i sjell dëm ekonomik shtetit prej qindra milion leke..

Dhe tani ne ketë moment janë duke e kualifikuar dhe shpallur fitues ne disa Lote, si p.sh. ;

Rajoni Verior Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi (K/Rr.Tomin)- Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin) , Peshkopi- Ushtelence” (53 km), me fond limit të marveshjes kuadër 112.667.173 (njëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtate mije e njëqind e shtatëdhjetë tre) lekë pa TVSh

Rajoni Qendror Loti 4 : “Mirëmbajtje me performancë K/Sauk – Sanatorium, Sauk – Km 29 – rot. re Shijon – Ura e Zaranikës, Km22 – Qytezë Krrabë – Objekti X, Rotondo Sauk – Sauk i Vjetër, Ura e Farkës – Baldushk – Mustafa Koçaj, Vaqarr – Vishaj “, me fond limit 263.424.859 lekë pa tvsh

Akoma me abuziv është fakti qe këto procedura prokurimi janë parashikuar për te lidhur kontrata 4-vjecare, dhe shoqëritë qe S`KUALIFIKOHEN në ketë moment, mbas 4 vjetësh nuk mund te marrin pjese në asnjë procedure me objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur ne ligjin nr.9643 “Për Prokurimit Publik” është eksperienca e ngjashme vetëm 3 vitet e fundit.

Pra te gjithë operatoret e tjerë ekonomik nuk mund te marrin më pjese ne procedurat me ketë objekt shërbimi. ARRSH me ketë veprim po monopolizon këto tendera ne duart e pak shoqërive.

Me dashuri

Sadri Abazi

Etiketa: abazie-mailEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

Balliu: Qeveria Rama e zhvtur në korrupsion, edhe Sadri Abazi ka dhënë alarmin

TË GJITHA

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom