• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Potami”/ Shkresa e Nanos zbulon skandalin qeveritar. Zero bashkëpunim për Plazhet

23:02 : 05/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Aksidenti tragjik në plazhin e Potamit, ku mbeti e vdekur vogëlushja 7-vjeçare J. Avdia, konfirmoi dështimin total të strukturave shtetërore për ruajtjen dhe sigurinë e jetës dhe të shëndetit të qytetarëve në zonat bregdetare.

Qeveria dhe megafonët e saj publikë u munduan të relativizojnë ngjarjen.

Kryeministri Edi Rama foli për “vampirë” në radhët e medias dhe opozitës, që kritikojnë qeverinë, e cila sipas tij ka siguruar “sezonin më të mirë turistik”.

Ndërsa tellallët mediatike folën për “ngjarje që ndodhin në të gjithë botën”.

Lexo edhe:

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

Kaos në Lezhë, trafiku vijon prej 6 orësh nga plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës

Por, tashmë ekziston edhe një dokument zyrtar, që, në mënyrë indirekte, dëshmon se institucionet publike kanë dështuar në mënyrën më skandaloze me Sigurinë në Plazhe.

Dhe ajo mban firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Kreu i Policisë konfirmon që nuk ekziston aspak bashkëpunimi ndërinstitucional për të ruajtur qetësinë në zonat turistike.

“Boldnews.al” ka në dispozicion një shkresë që Nano u ka dërguar këtë fundjavës disa institucioneve publike, pas ngjarjes tragjike të Potamit.

Në shkresë, Nano, duke pranuar se uniformat blu kanë përgjegjësinë kryesore për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, ngre shqetësimin se strukturat e tjera publik nuk sjellin asnjë informacion për lejet dhe licensat që japin në zonat e Plazheve.

Në foto: Shkresa e Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, drejtuar institucioneve publike
“Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, detyrim i cili nuk është respektuar në asnjë rast”, për lejet dhe licensat që jepen për Plazhe

Sipas Gledis Nanos, institucionet publike nuk kanë dorëzuar asnjë informacion në Policinë e Shtetit lidhur me “..licensimin për zhvillimin e aktivitetit dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si edhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me hapësirën detare…”.

Në foto: Kryepolici Gledis Nano zbulon mungesën e koordinimit institucional

Pra, duket qartë që institucionet publike kanë një mungesë totale koordinimi, një qasje që natyrisht shton rrezikun për ngjarje tragjike, si ajo që u shënua në bregun e Potamit në fillim të këtij Gushti.

Shkresa e Nanos konfirmon nga ana tjetër edhe konstatimin e deklaruar më herët nga “Boldnews.al” se vdekja e dhimbshme e 7-vjeçare të familjes Avdia ngarkon me përgjegjësi të paktën gjysmën e qeverisë.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.321, dt. 28 Maj 2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme..dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”, përgjegjësia për dhënien e lejeve dhe kontrollin e vijës bregdetare u është ngarkuar një serie të gjatë institucionesh.

Dhe, siç rezultoi në rastin e Potamit, apo edhe të aksidenteve të ngjashme të evidentuara gjatë kësaj vere, të gjithë institucionet kanë dështuar në mënyrë kriminale.

VKM parashikon se përgjegjës për sigurinë në Plazhe janë: Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Detare; Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Rojes Detare; Ministria e Turizmit; Ministria e Mjedisit dhe Njësitë e qeverisjes vendore.

Vendimi përkatës qeveritar u ngarkon këtyre institucione përgjegjësi konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe mbi të gjithë, ruajtjen e jetës dhe shëndetit të pushuesve.

Por, në rastin e Potamit, të gjitha kanë dështuar në mënyrë më tragjike të mundshme.

Etiketa: gledis nanoHimaraplazheskandali qeveritar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

21:52 : 01/09/2025
AKTUALITET

Kaos në Lezhë, trafiku vijon prej 6 orësh nga plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës

21:23 : 30/08/2025
AKTUALITET

Turizmi në Shqipëri: Plazhe të bukura, çmime të larta dhe sezoni që zhgënjeu pritshmëritë

20:32 : 27/08/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Inspektorët e ISHSH “peshkojnë” në plazhet e jugut për ryshfet

12:33 : 17/08/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

13:52 : 10/08/2025
Para

VIDEO/ Bavarezët fitojnë 6-1, Mane debuton me gol te Bayern

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025

VIDEO/ Tensione në “Astir”, disa persona përplasen me policinë, ka arrestime

22:35 : 06/09/2025

“Ishin 4 agjentë”/ Mësuesi rrëfen se si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

22:23 : 06/09/2025

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com