• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e inceneratorëve/ PD: Qeveria ortake ose përfituese e 430 mln euro të vjedhura

15:22 : 05/08/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Partia Demokratike ka dalë sot me pyetësorin e përditshëm, që lidhet me aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa thekson se vjedhja 430 milion euro tregon se qeveria është ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Zhupa denoncon se “inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit”.

“Në këtë vjedhje të shkallës industriale janë të përfshirë, që nga ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë, e deri te çakallët e pushtetit lokal. Ata që fshihen sot në kërkim, Zoto-Mërtiri-Gugallja, janë vetëm hienat që kanë lëpirë çfarë u kanë lënë ‘mbretërit’ e xhunglës së pushtetit”, thuhet ne deklaratën e deputetes se PD-se.

Postimi i Zhupës:

Nga Tirana në Elbasan dhe nga Elbasani në Fier, afera e inceneratorëve po qelb vendin, dhe i bën të mbajnë erë organet e drejtësisë, që nuk e çojnë hetimin te ‘koka’, por merren me bishtat. 430 milion euro për djegësit që nuk djegin.

Lexo edhe:

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

Inceneratori i Fierit ka shumë gjëra për të thënë por mjafton të kujtojmë se Klodian Zoto pagoi veten nëpërmjet dy kompanive të tij, 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer. Një qeveri që jep paratë në këtë formë mund të jetë më së paku ortake, ose vetë përfituese e këtyre parave.

Shkeljet edhe çuditë vazhdojnë, Inceneratori i Fierit ka marrë kredi, me garanci sovrane, 69 milion lekë për paga ndërkohë që këto paga paguheshin me paratë e buxhetit të shtetit.

Në këtë vjedhje të shkallës industriale janë të përfshirë, që nga ‘luanët’ dhe ‘tigrat’ e qeverisë, e deri te çakallët e pushtetit lokal. Ata që fshihen sot në kërkim, Zoto-Mërtiri-Gugallja, janë vetëm hienat që kanë lëpirë çfarë u kanë lënë ‘mbretërit’ e xhunglës së pushtetit.

Sot kemi pesë pyetje për inceneratorin e Fierit:

1- Pse kryebashkiaku Armando Subashi, zgjodhi një truall privat për inceneratorin e Fierit, edhe pse Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Bashkisë i vendosi në dispozicion 10 troje publike ku mund te ndërtohej inceneratori?

2- Pse, pasi zgjedh token private para tokës publike e shpronëson atë me çmim dyfish: plot 460 mln lekë?

3- Pse dhe kush e ndryshoi destinacionin e tokës finale për ndërtimin e inceneratorit, nga ‘tokë arë’ në ‘tokë truall’ për t’i rritur çmimin në mënyrë fiktive?

4- Pse, dhe si, mund te lejohet që pasuria publike të jetë garanci bankare në favor të koncesionarit, siç e ka lejuar Subashi?

5- Si është e mundur që për shpronësimin e pasurisë Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë sot në burg ndërsa Armando Subashi, i cili ka kryer pagesat e shpronësimit, vazhdon të mbetet akoma i lirë? Për të njëjtat fakte, për të njëjtat shkelje dhe nuk arrestohet autori kryesor për shpronësimin e paligjshëm.

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e kapur.

Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNË PARATË SË BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

Etiketa: afera e inceneratorevPDzhupa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
AKTUALITET

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025
Para

Daily Mail shkruan për tragjedinë në Himarë: Kumbaro ia hodhi fajin Arjan Tases

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën? Lapaj: Do pres deri në momentin e fundit…

21:24 : 04/10/2025

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

21:10 : 04/10/2025

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025

Disa persona mbetën të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit/ Trashësia e dëborës deri në 1 metër, hapet rruga

20:32 : 04/10/2025

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

20:13 : 04/10/2025

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com