• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëmbimi i tokave, banorët e Tragjasit padi në SPAK për zyrtarë të Qeverisë dhe biznesmenë (EMRAT)

10:53 : 17/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një grup banorësh të zonës së Tragjasit kanë depozituar pranë SPAK një kallëzim penal, në të cilin pretendohet se institucione shtetërore, zyrtarë publikë, si dhe disa kompani private dhe individë të lidhur me investime në zonën e Orikumit, kanë qenë të përfshirë në një skemë të dyshuar të shpronësimit faktik dhe përvetësimit të pronave.

Kallëzuesit kërkojnë që Prokuroria e Posaçme të kryejë një hetim të plotë mbi veprimet dhe mosveprimet e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat sipas tyre kanë kontribuar në vjedhjen e tokave. Në kallëzim ngrihen pretendime për dëbim ekonomik, zhvendosje të popullsisë, privim nga mjetet e jetesës dhe shkatërrim sistematik të infrastrukturës komunitare.

Në dokumentin e dorëzuar në SPAK, banorët kërkojnë ndjekjen penale të disa individëve dhe përfaqësues të disa kompanive, për të cilat kallëzuesit pretendojnë se mund të kenë përdorur dokumente të falsifikuara dhe mund të kenë kryer veprime të dyshuara të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Zyrtarët dhe kompanitë e përmendura në kallëzim:

-Genci Panazaqi, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, i cili sipas pretendimeve të kallëzuesve ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentave, të përdorimit të dokumentave të falsifikuara si dhe veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Lexo edhe:

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

-Fation Sulo Veizaj, i cili sipas pretendimeve të kallëzimit, ka kryer veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale të dyshuara si të kryera në bashkëpunim.

-Gerdjan Shefqet Xhanari, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara dhe pastrimin e produkteve të veprës penale të parashikuar, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim.

-Rrahman Islam Selmanllari, për të njëjtat akuza sa më sipër.

Edhe biznesmenët më poshtë për të njëjat akuza:

-Ervin Lavdosh Habilaj 

-Lela Avdul Demaj

-Azmi Ahmet Toptani

-Bihter Ahmet Toptani

-Alma Ahmet Struga

-Mimoza Ahmet Jano

-Eva Anna

-Diana Merko Mehmetaj

-Graziani Mehmetaj

-Ali Merko Mehmetaj

-Engjell Merko Mehmetaj

-Kompania PROSPECT INVEST sh.p.k., e cila sipas pretendimeve të kallëzimit, akuzohet për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuar dhe për pastrimin e produkteve të veprës penale të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

-Kompania Concord Investment për të njëjtën akuzë sa më sipër.

– Kompania “Giorgi Alfo” sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, kjo kompani ka qenë e përfshirë në transaksione pasurore dhe shitje aksionesh me vlerë të papërputhshme me asetet reale të Marinës së Orikumit, siç është pasqyruar në kallëzim dhe siç duhet verifikuar nëpërmjet një hetimi të thelluar ndërkombëtar.

Padia e plotë

Kërkojmë ndjekjen penale të Këshillit të Ministrave, dhe verifikimeve dhe hetimit penal sipas pretendimeve të kallëzimit për rolin, veprimet dhe mosveprimet institucionale që dyshohet se kanë kontribuar në krijimin, lejimin dhe konsolidimin e një situate të përshkruar në kallëzim si cenim i të drejtave themelore të komunitetit autokton, duke kërkuar vlerësimin penal të elementëve që kallëzuesit i konsiderojnë si në përputhje me nenin 74 të Kodit Penal (krime kundër njerëzimit), nëse këto veprime apo mosveprime institucionale sipas pretendimeve të kallëzimit kanë sjellë pasoja në formën e dëbimit ekonomik, shpronësimit faktik, zhvendosjes së popullsisë, privimit nga mjetet e jetesës dhe shkatërrimit sistematik të infrastrukturës së komunitetit, të cilat dyshohen të jenë kryer në kuadër të një modeli të strukturuar të shpërdorimit të kompetencave publike dhe mbështetjes indirekte të pastrimit të produkteve të veprës penale në kuptimin e nenit 287 të Kodit Penal, gjithmonë në kuadër të vlerësimit të SPAK dhe pa paragjykim mbi fajësinë e askujt.

Kërkojmë ndjekjen penale ndaj shtetasit Genci Panazaqi, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, i cili sipas pretendimeve të kallëzuesve ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentave, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; gjithashtu kërkohet ndjekja penale për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Fation Sulo Veizaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë PROSPECT INVEST sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 dhe për pastrimin e produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë Orikum Investments sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Gerdjan Shefqet Xhanari, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në mënyrë të organizuar sipas nenit 333.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Rrahman Islam Selmanllari, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal sipas nenit 333 I kodit penal .

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Ervin Lavdosh Habilaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Lela Avdul Demaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 I kodit penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Azmi Ahmet Toptani, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 I Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Bihter Ahmet Toptani, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim sipas nenit 333 i Kodit i Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Alma Ahmet Struga, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim të dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Mimoza Ahmet Jano, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Eva Anna, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorim dokumentash të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim produkti të veprës penale sipas nenit 287, të dyshuara si të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Valentina Merko Zotaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në bashkëpunim sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetases Diana Merko Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrimin e produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në bashkëpunim dhe në kuptim të nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Graziani Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Ali Merko Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 të kryer në bashkëpunim sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të shtetasit Engjell Merko Mehmetaj, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara sipas nenit 186/2 dhe pastrim të produkteve të veprës penale sipas nenit 287 të dyshuara si të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal sipas nenit 333 i Kodit Penal.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë Concord Investment, sipas pretendimeve të kallëzimit, për përdorimin e dokumentave të falsifikuara të parashikuara nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal, siç pretendohet në kallëzim.

Kërkojmë ndjekjen penale të përfaqësuesve të shoqërisë italiane “Giorgi Alfo” sh.p.k., sipas pretendimeve të kallëzimit, për veprën penale të përdorimit të dokumentave të falsifikuara të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, të dyshuara si të kryera në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal, për faktin se kompania në fjalë ka qenë e përfshirë në transaksione pasurore dhe shitje aksionesh me vlerë të papërputhshme me asetet reale të Marinës së Orikumit, siç është pasqyruar në kallëzim dhe siç duhet verifikuar nëpërmjet një hetimi të thelluar ndërkombëtar.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar, sipas pretendimeve të kallëzimit, mbi të gjitha veprimet, mosveprimet, transaksionet financiare, marrëdhëniet kontraktuale, investimet e huaja, qarkullimin ndërkufitar të fondeve dhe lëvizjet ekonomike të kryera nga personat dhe subjektet e përfshira, përfshirë kompaninë italiane “Giorgi Alfo” sh.p.k., shoqëritë “Orikum Investments”, “Prospect Invest”, “Concord Investment” dhe çdo ent juridik ose individ të lidhur me ta, duke kërkuar aktivizimin dhe bashkëpunimin e strukturave hetimore ndërkombëtare si Guardia di Finanza, Direzione Distrettuale Antimafia (DDA), Europol, Interpol, si dhe autoriteteve kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë FBI, DOJ/MLARS, HSI dhe FinCEN, me qëllim verifikimin e burimit të fondeve, auditimin e transaksioneve ndërkombëtare, identifikimin e praktikave të dyshuara të pastrimit të produkteve të veprës penale dhe sigurimin e provave të nevojshme në juridiksione të ndryshme, për të garantuar një proces të plotë dhe të paanshëm hetimor mbi veprimtarinë e dyshuar të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Kërkojmë zhvillimin e një hetimi të plotë nga institucionet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë FBI, Departamentin e Drejtësisë (DOJ/MLARS), Homeland Security Investigations (HSI) dhe FinCEN, sipas pretendimeve të kallëzimit, me qëllim verifikimin e çdo shtetasi amerikan, ose personi fizik apo juridik me lidhje në juridiksionin amerikan, që mund të ketë përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi pasuri, asete, kapital, investime ose ndonjë përfitim tjetër ekonomik që dyshohet se rrjedh nga produkti i veprës penale, duke kërkuar auditimin financiar, gjurmimin e transfertave ndërkombëtare, kontrollin e flukseve monetare dhe çdo veprimi tjetër të nevojshëm për të përcaktuar natyrën dhe burimin e fondeve, si dhe për të garantuar bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin e aktivitetit të dyshuar të grupit të strukturuar kriminal në kuptim të nenit 333 të Kodit Penal.

Etiketa: padispakvjedhje e tokave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
AKTUALITET

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Grupi i kokainës, veç ndërtimit, investime në energjetikë. Ja kompania e hapur nga vëllezërit Aliu për fotovoltaikë

10:37 : 21/06/2026
AKTUALITET

Dosja e grupit të drogës/ SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

21:02 : 19/06/2026
Para

Kushner, Trump dhe Alabbar nënshkruajnë kontratën! Do ngrejnë tre kulla në Beograd

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş