• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

1 milionë euro tender pa garë, Rama dhe Peleshi “blejnë” Kapuranët në Korçë?!

11:40 : 25/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në janar të vitit 2015, Partia Demokratike, në atë kohë në luftë frontale me LSI-në, do të akuzonte deputetin e atëhershëm Pirro Kapurani, se s’kishte paguar miliona lekë fatura dritash. Madje, bizneset e vëllezërve të tij, Vasil dhe Mihal Kapurani, kishin detyrime të majme të mbartura. Por, ashtu si shumë denoncime të PD-së, edhe ky ngeli vetëm në letër, apo në kronikat e kohës.

Shtatë vite pas atyre sulmeve dhe kur jemi future në vitin elektoral, mazhoranca ka ndezur “motorët” dhe po përdor të gjithë artilerinë, duke parë se në zgjedhjet lokale të 2023-shit do të ketë përballë PD-në e Berishës më agresive dhe LSI-në që do e marrë Meta. Pra, dy “ujqër” të vjetër të politikës, të cilët janë shumë herë më agresivë sesa Basha dhe Kryemadhi.

Po Rama, a po i merr masat? Padyshim që po, madje po përdor fonde publike që të afrojë biznesmenët më me influencë në qarqe të ndryshme. Një ndër më me influencë dhe më me para në qarkun e Korçës është familja Kapurani, e cila ka në pronësi fabrika, hotele, firma të ndryshme, duke xhiruar miliona euro. Dhe, padyshim, paraja e “hedh ujin përpjetë”, teksa këto para’ nuk i mungojnë as buxhetit, i cili me rritjen e çmimeve dhe varfërimin e shqiptarëve të thjeshtë, është mbushur.

Faksimile: Njoftimi i fituesit i ASHPP-së, ku firma fituese ka “garuar” me veten

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ka shpallur fituese firmën “GRAND KORÇA”, ish-hotel Turizmi “Iliria” Korçë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “shërbim lavanderie për Spitalin Korçë”, me afat të marrëveshjes kuadër 48 muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 107.048.337 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë euro.

Lexo edhe:

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

Sipas dokumentit të mësipërm, në këtë tender ka marrë pjesë vetëm kompania “GRAND KORÇA”, me një vlerë 103.194.337 lekë pa TVSH, duke u shpallur edhe fituese. Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy në këtë procedurë është se tenderi është bërë nga “qendra”, duke i hequr përgjegjësinë pushtetit lokal në Korçë.

Madje, ka informacione, se tenderi është bërë me procedura tepër strikte, duke “përjashtuar” në këtë mënyrë edhe konkurrentët e tjerë. Dhe, për më tepër, i është dhënë “qokë” familjes Kapurani, duke tentuar që ta kenë pas vetes në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Faksimile: Firma “GRAND KORÇA” është në pronësi të biznesmenit Vasil Kapurani, vëllai i ish-deputetit Piro Kapurani

BoldNews.al bëri një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit për firmën “GRAND KORÇA”. Sipas dokumentit të mësipërm, kjo firmë është në pronësi me 100 % të aksioneve të z.Vasil Kapurani, i cili është vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Piro Kapurani.

Vëllezërit Kapurani kanë një mori biznesesh në qarkun e Korçës, kryesisht në Pogradec dhe në Korçë, ndërsa Piro u bë deputet në vitin 2013 nga koalicioni i Rilindjes. Zona e influencës së tij ka qenë kryesisht Pogradeci, kjo edhe për shkak se ka pasur mbështetjen e LSI-së.

Por, me ndryshimet e fundit në politikë, Rama po synon që të marrë edhe mbështetje edhe nga biznesmenë afër LSI-së dhe PD-së. Dhe, a është ky tender, me vlerë 1 milionë euro, “qoka” që familja Kapurani të kalojë me PS-në?!

Etiketa: Edi RamaNiko PeleshiPirro Kapuranitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Zbuloi se ka fituar 100 mijë dollarë nga Tik Tok, flet sërish Rovena Stefa

TË GJITHA

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com