• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e pronave në Dhërmi/ Apeli rikthen për gjykim zyrtarët e Kadastrës

08:30 : 24/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur të rrëzojë vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Enkel Peza, i cili në 3 Mars 2022 vendosi të pushonte akuzat penale ndaj 13 zyrtarëve të kadastrës në këtë qytet.

Çështja e kompleksit “Ambel Beach” në Dhërmi, është një nga dosjet më të nxehta në prokurorinë e Vlorës, ku janë të implikuar zyrtarë të hipotekës, ALUIZNI-it, si dhe biznesmeni Helidon Gjikoka.

Vendimi për gjykimin e çështjes me zyrtarët e administratës të pandehur është marrë nga gjyqtarja, Iliba Bezati, e cila konstatoi të paligjshëm vendimin e gjyqtarit Peza, për të pushur akuzat për pjesën më të madhe të pandehurve.

Sipas raportimeve, në vendimin e saj të datës 12 korrik 2022 gjyqtarja Bezati, ka urdhëruar të kthejë dosjen për gjykim për të pandehurit, Helidon Gjikoka, Arition Kasaj,të akuzuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Të pandehur për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” janë marrë dy ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë, Ardian Musta dhe shefi përgjegjës i legalizimeve, Adiseldo Rrapaj.

Lexo edhe:

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

Gjithashtu sipas vendimit të Apelit Vlorë, nën akuzë për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, është marrë dhe avokati, Arition Kasaj.

Për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” është marrë e pandehur dhe Krupskaja Gjika, dhe zyrtarja tjetër Mimoza Rrushani.

Enida Bukuroshi dhe Jonida Hallvaxhiu janë dy punonjëse të tjera që akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe shumë shpejt pritet t’i nënshtrohen procesit gjyqësor.

Ndërsa Denis Metaj, Ermal Mahilaj, Andi Haxhiaj, Erdet Mandi dhe Arbër Jaupaj, janë marrë të pandehur për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”.

Njëherësh gjyqtarja Iliba Bezati, ka rivendosur sërish masën e sekuestrimit të kompleksit turistik “Ambel Beach”.

Hetimi për këtë rast fillimisht nisi në prokurorinë e Tiranës dhe më pas dosja u transferua në prokurorinë e Vlorës. Çështja penale, flet për tjetërsimin e pronave në fshatin Dhërmi. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 1430 m2 me vendodhje në zonën “Perivollo” në vijën e parë të bregut të detit. Hetimi ka provuar se që prej datës 28 janar 2019, këto pasuri rezultojnë në pronësi të Helidon Gjikokës, “…fakti i kalimit të pronësisë në mënyrë të kudraligjshme nga Ilir Koka tek Helidon Gjikoka është bërë në mashtrim të ligjit dhe pa vullnet të pronarit të ligjshëm…” -thotë prokuroria.

Etiketa: apeliDhermiKadastrapronavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

20:06 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
Para

Strategjia e Partizanit për merkaton, duhet një numër 10 dhe një…

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş