• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inxhinierë e arkitektë kundërshtojnë projektin “Bozo” për “Urdhërin e inxhinerit”

19:48 : 06/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Dhjetra inxhinierë e arkitektë protesuan para kryesisë së Kuvendit kundër një projekti të mazhorancës për të rregulluar me ligj profesionin e tyre. Sipas tyre projektligji i propozuar nga deputetja Luljeta Bozo është klientelist dhe vë në rrezik punën e profesioneve të inxhinerit.

Projektligji “Për Urdhrin Profesional të Inxhinierëve” i sjellë në Kuvend me propozim të deputetes Luljeta Bozo është kundërshtuar nga një pjesë e komunitetit të inxhinerëve. Dhjetra inxhinerë dolën në protestë para kryesisë së Kuvendit të mërkurën, ndërkohë që një përfaqësi e tyre ishte thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Arkitekti Gjegji Caca i tha BIRN-it se kishte dalë në protestë për të kundërshtuar një projektligj “klientelist dhe jo transparent”.

“Ky projekt kërkon të kalojë liçensimin e profesionit tonë nga entiteti shtetëror në dorën e një grupi njerëzish që do të drejtojnë urdhërin. Profesioni ynë është i rregulluar me ligjin për profesionet e rregullura dhe nuk mund të pranojmë të dalë një grup njerëzish të vendosë si dhe kur duhet ta ushtrojmë profesionin tonë.”- tha ai.

Protestën e mbështeti dhe deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, i cili tha se kishte dalë krah kolegëve të tij inxhinierë. “Ky projektligj është konçensionar, pasi i jep një grupimi të caktuar të drejtën për të liçensuar inxhinierët”- tha ai.

Lexo edhe:

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

Ndërkohë inxhinerja Dëshira Mena i parashtroi argumentet para deputetëve dhe u kërkoi atyre që të mos e miratojnë pasi kundërshtohet në masë nga inxhinerët dhe nuk i përfaqëson ata dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Mena tha projekti fillimisht ka qenë ide e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kjo ministri nuk ka qënë transparente.

“Janë 700 firma inxhinerësh dhe ministria nuk na hapi derën duke u sjellë në mënyrë dekurajuese dhe arrogante me ne”- tha ajo.

Mena pretendoi se grupi nismëtar ku përfshihen 11 shoqata të inxhinerëve përfaqëson në fakt një minorancë të komunitetit dhe ka hartuar një draft që do t’u shërbejë vetëm atyre. “Kjo quhet dhunë me ligj për të vendosur pushtet mbi profesionin e inxhinierit”- i tha ajo komisionit.

Kryetari i komisionit Arben Pëllumbi këmbënguli në pyetjen nëse duhet apo jo një urdhër inxhinieri dhe u mundua të qetësonte të pranishmit se qëllimi i komisionit ishte për të gjetur zgjidhjen më të mirë për komunitetin. “Kemi 13 vite që e diskutojmë këtë dhe nuk arrihet në asnjë lloj konkluzioni. T’i dëgjojmë të gjithë palët dhe të dalim në një përfundim nëse duhet apo jo një urdhër inxhinieri”- tha ai.

Për të mos krijuar debat dhe përplasje mes inxhinerërëve Pëllumbi shtyu seancën dëgjimore me përfaqësuesit e grupit nismëtar të projekligjit.

Në realicionin shoqërues të projektit, deputetja Bozdo, një inxhiniere ndërtimi në pension, shkruan se ka marrë miratimin e shoqatave inxhinierike për draftin dhe cilëson projektin si një nevojë për të mbushur vakuumin ligjor të profesioneve të rregulluara.

Projekligji parashikon zhvendosjen nga administrata publike tek mekanizmi i ri i “Urdhrit Profesional të Inxhinierit” të përgjegjësisë për rregullimin e profesionit të inxhinierit. /BIRN/

Etiketa: arkitekteinxhiniereprojekti bozoprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
Para

Thirrja e Frontit për Shpëtimin Kombëtar: Dilni në shesh, Shqipëria në rrezik

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet