• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH: Monumentet e natyrës nuk po menaxhohen me eficiencë

13:40 : 04/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Vitet e fundit ka një tendencë gjithmonë e më të madhe drejt guidave turistike gjithëpërfshirëse, ku monumentet e natyrës janë bërë pjesë e promovimit.

Por, në pjesë të ndryshme të vendit, këto monumente mbeten me eficiencë të ulët menaxhimi, duke gjeneruar pak para. Sipas institucioneve, kjo lidhet në disa raste me mungesën e investimeve, por edhe të udhëzimeve për hapat që mund të ndërmerren.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar këtë praktikë në Qarkun e Lezhës ku ndodhen disa prej monumenteve më interesante të natyrës.

Raporti nënvizon se të gjithë këto monumente vizitohen nga turistë vendas dhe të huaj, pasi secili prej tyre ka karakteristika të veçanta, por ndër më të vizituarat konkretisht për rrethin e Lezhës janë: Ishulli i Kunes, Rana e Hedhun, Pylli rreth Kishës së Shën Eufemisë, Lisi i Markatomajve.

Në rrethin Kurbin: Gryka e Shkopetit, Shpella e Shën Avlashit, Ishulli i Cabokut, Burimi i Vinjollit, Plepi i Bardhe, Gështenja e Vjetër, Rrapi i Daullës. Rrethi Mirditë: Kroi i Bardhë, Shpella e Pashës, Guri i Gjonit, Guri i Nuses.

Lexo edhe:

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

Akuzat e rënda të KLSH-së/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola

“Këto monumente të natyrës, si pjesë e zonave të mbrojtura, janë burime për të garantuar të ardhura, por në fakt nuk janë vënë në eficiencë, për shkak të vakumit ligjor dhe mungesës së udhëzimeve, për menaxhimin dhe administrimin e këtyre monumenteve.

Moseficienca e monumenteve të natyrës vjen si pasojë e mospasjes së infrastrukturës së duhur dhe investimit të duhur pranë tyre.” thuhet në auditimin zhvilluar pranë Agjencisë Rajonale për Zonat e Mbrojtura.

I njëjti raport analizon edhe lagunën e Kune-Vainit ku konstatohet se nga ana e agjencisë ka një regjistër që merr parasysh bizneset që ushtrojnë aktivitet në këtë zone, por pa shumë detaje mbi to. Në këtë lagunë ka vetëm një pikë kontrolli, sipas audituesve, ndërkohë që flora dhe fauna janë të kërcënuara për shkak të aktivitetit në zonë.

“Në zonat e mbrojtura Lezhë, flora dhe fauna, është e kërcënuar për vete faktin se brenda zonave të mbrojtura jetojnë një numër i lartë banorësh, që me aktivitetin e tyre po cenojnë këto vlera si dhe po dëmtojnë biodiversitetin. Ka tendenca të njerëzve për gjueti te paligjshme, prerje të paligjshme apo aktivitete që bien ndesh me planet apo draft-planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura” thuhet në auditim.

Në këtë situatë kërkohet që të ketë më shumë vëmendje për kontrollet në zonë, vendosjen e më shumë pikave të kalimit për turistët çka do të gjenerojë më shumë të ardhura për këtë zonë.

Lidhur me kontratat me privatët që rrezikojnë zonat e mbrojtura propozohet që të bëhet një rishikim i tyre dhe në rastet kur vlerësohet e nevojshme të largohen sipas një kalendari lajmërimi të dakordësuar paraprakisht.

/Monitor.al/

Etiketa: klshMonumentet e natyrës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xhafaj-KLSH: Mos u fokusoni te milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

21:29 : 08/07/2026
AKTUALITET

Akuzat e rënda të KLSH-së/ Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola

11:04 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arben Shehu takon Ambasadorin turk në Shqipëri, fokus bashkëpunimi mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

15:25 : 30/06/2026
AKTUALITET

ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

18:23 : 15/06/2026
AKTUALITET

A është Shqipëria e para në prokurimet publike?

20:50 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

11:32 : 15/05/2026
Para

Drita Ziri fiton kurorën e "Miss Shqipëria 2022"

TË GJITHA

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026

Anglia zhbllokon gjysmëfinalen! Gordon ndëshkon Argjentinën me një kundërsulm perfekt

22:24 : 15/07/2026

Gjysmëfinalja ndizet pas pushimit, Argjentina rrezikon Anglinë

22:19 : 15/07/2026

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026

Spektakli pret ende golin, Angli–Argjentinë mbyllet pa fitues në pjesën e parë

21:56 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş