• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadori gjerman për ‘Open Balkan’: Nuk duket të jetë iniciativë gjithëpërfshirëse

08:23 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Prishtinë – Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se kancelari gjerman po e promovon Procesin e Berlinit sepse e kanë filluar ata dhe shton se nuk do të kritikojnë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Por ngre pyetjen nëse do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, sepse siç tha ai, “për momentin kjo nuk po duket e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur”.

“Në të gjitha vizitat e tij gjatë javës së kaluar, Kancelari ka qenë i qartë që dëshiron ta ringjallë Procesin e Berlinit, dhe e tha këtë edhe në konferencën për shtyp që u mbajt këtu. Së dyti, këto nuk janë vetëm fjalë por vepra konkrete për konferencën që do të ftohet e veçanërisht rreth çështjeve që duhen diskutuar për tregun regjional”, tha ai.

“Ne e kemi filluar Procesin e Berlinit, Kancelari ynë po e promovon Procesin e Berlinit, prandaj është e qartë. Mirëpo ne asnjëherë nuk do të kritikojmë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal.

Pyetja kryesore është se a do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, ndërsa për momentin kjo nuk po duhet e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. A kemi nevojë për një proces tjetër? Në anën tjetër, në disa raste ndodh që të krijohen procese paralele në rast se opsioni i parë nuk funksionon”, tha ambasadori.

Lexo edhe:

Mijëra të rinj gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

Sipas ambasadorit, agjenda e Procesit të Berlinit në vjeshtë do të jetë tregu rajonal, njohja e diplomave. Kjo sipas tij do të jetë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj, ne duhet të kanalizojmë të gjithë energjinë tonë që procesi i parë të funksionojë. Kjo është e ngjashme me dështimin e Organizatës Botërore të Tregtisë që të vendosë një regjim botëror prandaj që 50 vjet, marrëveshje tregtare dalin gjatë gjithë kohës, prandaj në politikë, shpeshherë opsionet e dyta mbesin opsioni i vetëm që mund t’i qasemi”, shtoi ai.

“Dy çështje, së pari në vjeshtë do të mbahet konference e udhëheqësve të cilën do ta ftojë Kancelari. Kur të ftohen udhëheqësit e regjionit natyrisht që priten edhe rezultate, prandaj edhe ekzistojnë diplomatët që punojnë në prapavijë me shpresë që të garantojnë se të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e Procesit të Berlinit nuk do të ulen në atë tavolinë duke e ditur që nuk do dalë asgjë nga ai takim”, ka thënë ambasadori gjerman.

Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së që nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vitet e ardhshme.

Ndërkaq në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më herët se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se në këtë nismë, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.

Etiketa: GjermaniKosovaopen balkan

Lajme të lidhura

BOTA

Mijëra të rinj gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak

16:15 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
RAJONI

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

12:58 : 11/07/2026
Lajmet e Dites

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

08:54 : 11/07/2026
Para

Shehaj interpelancë me Ramën për investimet strategjike/ Çfarë ndodh sot në Kuvend

TË GJITHA

Deklaratat skandaloze të Paunoviç ndaj Kosovës, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

14:47 : 16/07/2026

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

14:37 : 16/07/2026

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş