• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“VOA”: Rriten tensionet greko-turke, Ankaraja e alarmuar…

17:21 : 01/06/2022
në BOTA

Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi të martën se Ankaraja mund të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, kërcënimi vjen në një kohë që të dyja palët po shtojnë praninë e tyre ushtarake në ujërat e kontestuara të Detit Egje.

Tensionet mbi Detin Egje vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa Turqia dhe Greqia akuzojnë njera tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore me avionët luftarakë.

Deti është qendra e të drejtave territoriale të kontestuara.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se, për të, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, “nuk ekziston më”. Komenti pasoi thirrjen që kryeministri Mitsotakis i bëri Kongresit amerikan që të bllokojë shitjet e pajisjeve ushtarake për Turqinë.

Ankaraja është e alarmuar nga programi i riarmatimit të Greqisë, që Turqia pretendon se po përqendrohet në ishujt pranë saj.

Lexo edhe:

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

“Ata blejnë pesë miliardë dollarë avionë luftarakë nga Franca, kryqëzorë të rinj, dhe gjithashtu helikopterë, pajisje ushtarake detare me një vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, edhe avionë të rinj F-35. Në këto kushte Turqia thotë: “Çfarë po ndodh në ishujt grekë? A do të vendosin ata të sulmojnë Turqinë?”, argumenton për Zërin e Amerikës Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

Riarmatimi i Greqisë vjen pasi Kongresi amerikan bllokoi përpjekjet e Turqisë për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimit për blerjen nga Ankaraja të një sistemi raketor rus. Analistët thonë se Ankaraja është e shqetësuar për ndryshimin e ekuilibrit të fuqisë midis të dy vendeve.

“Turqisë iu mohuan pajisjet moderne ushtarake për një sërë arsyesh. Ndërsa Greqia, po gëzon qasje të shtuar në armatime të tilla dhe kjo, natyrisht, do ta anojë situatën ushtarake në favor të Greqisë”, thotë për Zërin e Amerikës Serhat Guvenc me Universitetin Kadir Has.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu shtoi tensionet të martën, duke paralajmëruar se Turqia është gati të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë dhe duke e akuzuar Athinën për shkeljen e një traktati ndërkombëtar, që përcakton se ishujt duhet të mbeten të çmilitarizuar. Por Greqia këmbëngul se po vepron për t’u vetëmbrojtur.

Athina po shpreh shqetësimin se Ankaraja mund të hapë kufijtë e saj për të lejuar refugjatët të hyjnë në Greqi, si dhe të shtojë presionin ushtarak mbi ishujt e saj në Detin Egje.

“Jemi mjaft kurioz se çfarë do të ndodh me çështjen e migracionit apo refugjatëve dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Turqisë në lidhje me çështjen e sovranitetit të ishullit, militarizimin, manovrat ushtarake e kështu me radhë. Në këtë moment Greqia ka vendosur të vazhdojë me një sërë masash mbrojtëse dhe të tjera, dhe mendoj se do të ketë kohë vërtet mjaft të vështira përpara”, thotë analisti i mbrojtjes Athanasios Drougos.

Analistët thonë se si udhëheqësit grekë ashtu edhe ata turq po e paraqesin veten si burra të fortë që po mundohen të kënaqin votuesit nacionalistë.

Por thellimi i lidhjeve të Athinës me Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian – ndërkohë që Ankaraja përballet me izolim – po e vendos Turqinë në pozita delikate.

“Këto janë pasojat e gabimeve strategjike që Turqia bëri dekadën e fundit. Duke u distancuar nga të gjithë, u krijua një vetëbesim i tepruar, nëse mund të shprehem kështu, në aftësinë e Turqisë për t’i dhënë formë e vetme hapësirës përreth”, thotë Serhat Guvenc me universitetin Kadir Has.

Dislokimi nga Turqia i anijeve për kërkim nafte në portet pranë ujërave të kontestuara mes Greqisë dhe Qipros, krijon një tjetër pikë tensioni, që mund të sjellë edhe më shumë izolim./VOA

Etiketa: GreqiTurqivoa

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026
RAJONI

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026
SPORT

Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep përgjigjen përfundimtare

15:45 : 11/07/2026
AKTUALITET

Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

15:01 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket pa gjurmë kinezja me pasaportë shqiptare

13:02 : 11/07/2026
RAJONI

Panik në ajër në Greqi, thyhet dritarja e avionit pas defektit në motor

18:00 : 10/07/2026
Para

Zyrtare/ Fituan titullin kampion, Tirana merr vendim për të ardhmen e Orges Shehit

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş