• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DASH: Disa afganëve të strehuar në Kosovë u është refuzuar hyrja në SHBA

08:16 : 30/05/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Disa afganëve, të strehuar përkohësisht në Kosovë, u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, për shkak se të njëjtit nuk kanë kaluar procesin e verifikimit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Departamentit amerikan i Shtetit (DASH).

“Përderisa shumicës së udhëtarëve afganë në kuadër të grupit OAË [Operacioni për mirëpritjen e aleatëve] u është lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara përmes procesit tonë të verifikimit, përfshirë edhe shumicën e afganëve në Kosovë, një numër i vogël i individëve të cilët nuk e kanë kaluar procesin, shërben si shembull se sistemi po punon siç duhet. Departamenti, në fund të fundit, e vlerëson me prioritet më të lartë sigurinë e popullit amerikan”, tha zyrtari i DASH-it.

Ky zyrtar nuk deshi të flasë për raste individuale apo për refuzime të reja të hyrjes në SHBA, por shtoi se për aq kohë sa sistemi i verifikimit vazhdon të funksionojë “do të ketë individë të tjerë të cilët përfundimisht nuk do të jenë në gjendje të zhvendosen në SHBA”.

Duke folur lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me afganët të cilëve u është refuzuar hyrja në SHBA, zyrtari i DASH-it tha për Radion Evropa e Lirë se “ne presim që afganët në kampin Liya në Bondsteel, ose do të kalojnë procesin e verifikimit që do t’iu mundësojë udhëtimin për në SHBA brenda periudhës 365-ditore, ose do të zhvendosen në ndonjë shtet të tretë”. Ai po ashtu tha se Uashingtoni do të ndihmojë në kthimin e afganëve në Afganistan, nëse ata zgjedhin diçka të tillë.

Pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit të kaluar, SHBA-ja nisi përpjekjet për largimin e afganëve të cilët kishin punuar për Uashingtonin dhe shtetet aleate, pasi ata dhe familjet e tyre ishin të rrezikuar nga rikthimi i talibanëve në pushtet.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Kosova ishte zotuar të pranojë deri 2,000 shtetas afganë, derisa atyre t’iu përfundojnë procedurat ligjore për riatdhesim në SHBA dhe vende të tjera. Më shumë se 1,300 afganë janë strehuar në Kosovë që nga gushti 2021, kur është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe SHBA-së për strehimin e tyre deri në 365 ditë.

Afganët e vendosur në Kosovë raportohet se kanë qenë kryesisht bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.

Ata ishin vendosur në kampin amerikan Bondsteel dhe në një dhe një kamp tjetër afër tij i njohur si kampi ndërtimor Bechtel-Enka. Që të dy këto kampe janë në afërsi të qytetit të Ferizajt dhe distanca mes tyre është më pak se dy kilometra.

Sipas zyrtarit të DASH-it, deri më tani afër 600 afganë janë larguar nga kampi ushtarak amerikan, Bondsteel, që gjendet në Ferizaj.

Zyrtari i DASH-it po ashtu tha se SHBA-ja do të punojë me individët të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA për të gjetur alternativa për strehimin e tyre.

“Këtu përfshihet identifikimi i shteteve që janë të gatshme të pranojnë afganët për t’u zhvendosur, ose, kur afganët dëshirojnë që vullnetarisht të kthehen në Afganistan, të ndihmohen në këto situata. Megjithatë, SHBA-ja nuk do të ndërmjetësojë kthimin e asnjë shtetasi afgan në Afganistan, përpos nëse ata duan të kthehen vetë”, tha zyrtari i DASH-it.

Gazeta amerikane The Uall Street Journal, raportoi më 24 maj se të paktën 22 afganë ende janë duke kaluar procesin e verifikimit, prej të cilëve, 16 janë njoftuar se aplikacionet e tyre për hyrje në SHBA u janë refuzuar.

Sipas kësaj gazete, shkak i refuzimit është bërë zbulimi i disa informacioneve diskualifikuese që u gjetën për afganët e strehuar në Kosovë. Ndonëse kjo gazetë nuk tregoi saktësisht se për çfarë informacionesh bëhet fjalë, u raportua se, sipas deklaratave të mëhershme të zyrtarëve amerikanë, informacione të tilla mund të përfshijnë lidhjet në të kaluarën me talibanët apo grupet e tjera që nga Uashingtoni cilësohen si grupe terroriste apo për shkak të kaluarës kriminale në Afganistan.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë së zhvendosjes së afganëve në një shtet të tretë, një zyrtar amerikan i tha ËSJ-së se “diçka që mund të jetë shqetësuese për SHBA-në mund të mos jetë për ndonjë shtet tjetër”.

Marrëveshja midis Kosovës dhe SHBA-së për strehimin e përkohshëm të afganëve ka hyrë në fuqi më 25 gusht të vitit 2021. Në të thuhet se “SHBA-ja pajtohet të zhvendosë individët e identifikuar në një lokacion tjetër brenda 365 ditëve prej kur individët kanë arritur në Republikën e Kosovës”.

“Kjo marrëveshje mund të ndryshohet përmes një marrëveshjeje të përbashkët të palëve”, thuhet në të, në të cilën shtohet se kjo marrëveshje mbetet në fuqi për dy vjet ose deri në momentin që palët vendosin që ta shfuqizojnë të njëjtën.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë komentuar nëse janë në bisedime për Qeverinë amerikane për çështjen e afganëve të strehuar në Kosovë, të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA.

Në mars të këtij viti, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për gazetarët se asnjë afgan, i cili mund të mos e kalojë procesin e verifikimit, nuk do të mbetet në Kosovë. /REL

Etiketa: afganedashkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
Para

Diana Ziu flet për këngën "Twerk" të Serena Sulës: Do të kërceja me gjithë qejf

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet