• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndahet nga jeta Bujar Nishani

14:15 : 28/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Bujar Nishani, foto nga FB e autorit

Bujar Nishani, foto nga FB e autorit

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për të kuruar sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, një ndër të cilave si ministër i Brendshëm.

Nishani lindi më 29 Shtator 1966 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 merr titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.

Lexo edhe:

Ish-presidenti do të festonte sot 58 vjetorin e lindjes, vajza e Nishanit prek me dedikimin

Berisha përkujton Bujar Nishanin: Miku im më besnik

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e Bujar Nishanit ka kaluar nëpër këto etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Në Korrik të vitit 2005, Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nga Marsi 2007 – Shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga Shtatori 2009 – Prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në Prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në Qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

Më 11 Qershor 2012 Kuvendi e zgjodhi President të Republikës së Shqipërisë në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 Korrik 2012, Bujar Nishani u betua në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës. Gjatë mandatit të tij, Nishani ishte përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe sfidat globale që prekin Shqipërinë, siç është kriza e imigrantëve ose luftimi i ekstremizmit islamik dhe radikalizmit.

Bujar Nishani ishte i martuar me zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani.

Redaksia e “Boldnews.al” i shpreh ngushëllime familjes Nishani.

Etiketa: Bujar Nishani

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ish-presidenti do të festonte sot 58 vjetorin e lindjes, vajza e Nishanit prek me dedikimin

15:06 : 29/09/2024
AKTUALITET

Berisha përkujton Bujar Nishanin: Miku im më besnik

21:20 : 29/09/2022
AKTUALITET

Sot do të festonte ditëlindjen, mesazhi prekës i vajzës së Bujar Nishanit: Më mungon

10:17 : 29/09/2022
AKTUALITET

Ilir Meta me një mesazh emocionues përkujton ditën e lindjes së Bujar Nishanit

09:16 : 29/09/2022
SHOW BIZ

“Gjithmonë do ta pres një urim nga ty”/Vajza e Bujar Nishanit bën dedikimin e ndjerë

18:42 : 06/08/2022
SHOW BIZ

Vajza e Bujar Nishanit feston sot ditëlindjen, bën dedikimin e ndjerë (Foto)

15:59 : 06/08/2022
Para

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

TË GJITHA

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

08:07 : 25/06/2026

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 25/06/2026

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet