• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve si prova krimi

13:53 : 26/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare janë shndërruar në një farsë, jo vetëm e shëmtuar por edhe e nevertishme. Këto dy muaj, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prokuruar tre kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve. Plot 23 milionë euro në total. Ajo që ka ndodhur është një batërdi financiare.

Kontrata e para ishte mirëmbajtja e aksit Bogë-Theth-Vermosh etj.  Fondi Limit i tenderit, 3 milionë e 441 mijë euro. Në garë merr pjesë vetëm një ofertë me vlerë 3 milionë e 440 mijë euro, pra 1 mijë euro më pak. Oferta është bashkim i kompanive Ndërtuesi 2014 dhe Jubica. Vetëm 1 mijë euro më pak.

Kontrata e dytë është mirëmbajtja e akseve kryesore të Shqipërisë Qëndrore dhe asaj Jugore. Fondi limit i tenderit 12 milionë e 130 mijë euro. Në garë ka prapë vetëm një kompani, por këtë herë maskarada është edhe më e madhe. Oferta është po 12 milionë e 130 mijë euro, aq sa fondi limit. Në kokë, pra 100 për qind e fondit. Në 12 milionë e 300 mijë euro nuk ulet as 1 euro e vetme. Kompania fituese është 2T.

Kontrata e tretë është mirëmbajtja e akseve kryesore të rajonit verior. Fondi limit i tenderit 7 milionë e 359 mijë euro. Në garë merr prapë pjesë vetëm një kompani, Geci shpk me ofertë 7 milionë e 340 mijë euro. Këtu kanë ulur 19 mijë euro, por është prapë 99.75 për qind e fondit limit.

Lexo edhe:

Dështon tenderi 16 mln euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

Tani, a ka ndonjë naiv aq të madh sa të mendojë se këto më sipër janë tendera të ndershëm? Sepse kështu si janë bërë, këto nuk janë tendera, por prova krimi.

Si ka mundësi që në tre kontrata kaq të mëdha hyn në garë vetëm një kompani? Pra, këtu duket qartë që gara është asgjësuar. Dilema e vetme është kush e ka asgjësuar.

Janë kompanitë që bëjnë marrëveshje kartel dhe i lënë radhën njëra tjetrës? Apo është ARRSH, që i ndan tenderat me përcaktim?

Këtë ta gjejë kryeministri dhe institucionet e shtetit. Se këtu është bërë gjithçka qesharake tani. Autoriteti i Konkurrencës hapi hetim për çmimet e hoteleve natën e finales, ndërkohë që këtu ku masakrohet buxheti dhë bëhet gjakderdhje financiare me paratë e qytetarëve, bëjnë të gjithë sikur nuk shohin gjë.

Kryeministri nuk sheh gjë sepse siç ka thënë dhe vetë ia hedhin të tijtë pas krahëve, Autoriteti i Konkurrencës merret me hotelet, ndërsa SPAK-u është i zënë duke nxjerrë në pazar emrat e të penduarve dhe atyre që duhet të arrestojë.

/MCN/

Etiketa: arrshAutoriteti Rrugor Shqiptartender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon tenderi 16 mln euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

11:47 : 20/07/2026
AKTUALITET

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026
AKTUALITET

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar autostradën Tiranë-Durrës

14:28 : 15/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
Para

Abuzonte me 7 të mitura në apartament, arrestohet biznesmeni i njohur

TË GJITHA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë /EMRI

08:59 : 22/07/2026

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026

Stuhia shkaktoi defekt në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes punonjësi i OSHEE-së

08:44 : 22/07/2026

Zjarri masiv në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën

08:36 : 22/07/2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

08:28 : 22/07/2026

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

08:11 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet