• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet e aksionit/ Goditen 8 grupe, zbulohen disa vrasje, kush janë të arrestuarit

13:41 : 19/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

18 masa sigurie arrest me burg nga 32 të lëshuara janë ekzekutuar deri më tani në kuadër të aksionit që ka goditur 8 grupe kriminale që vepronin në vend.

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat, bëri me dije se janë zbardhur disa vrasje.

8 grupe kriminale

Gjatë fjalës së tij, Kraja tha se janë evidentuar 8 grupe kriminale.

“Hetimet e kryera për këto ngjarje kriminale kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve të strukturuara kriminale të cilët kanë shtrirje gjeografike kryesisht në qytetet e Tiranës. Durrësit dhe Elbasanit. Në Elbasan 4 grupe, në Durrës një grup dhe në Tiranë 3 grupe. Këta  grupe kriminale jane dedikuar në veprat penale në dem të jetes dhe shëndetit si edhe në drejtim te pasurisë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale eshte dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga kjo veprimtari kriminale. Pjesëtare të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri- tjetrit. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma te medha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtare. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të larte rrezikshmërie shoqërore”, tha Kraja, i cili saktësoi se 18 procedime penale janë bashkuar në një të vetë.

Lexo edhe:

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Kraja hodhi poshtë dyshimet se aksioni mund të jetë dekonspiruar.

Kreu i SPAK paralajmëroi dhe hetim pasuror për personat e arrestuar.

Kraja refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse Dumani është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke deklaruar për gazetarët se kjo e dhënë “përbën sekret hetimor”.

Aksioni pas arrestimit në Dumanit

Bashkë me kreun e SPAK, në konferencën për mediat foli edhe kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili evidentoi se “operacioni i koduar ‘Golden bullet’, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani”.

Lidhur me ekzekutimin e 18 masave të arrestit deri tani, Gledis Nano tha se 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerë, masat e arrestit me burg u ekzekutuan në burgje, ku të pandehurit ndodhen.

Operacioni, shtoi Nano, u shtri në disa qarqe: Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë, ndërsa u përfshinë dhe forca speciale të policisë.

Forcat policore në aksion

“Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale”, shtoi ai.

Të arrestuarit

Të arrestuarit deri më tani janë 18. Mes tyre është edhe dhe shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, Leonard Palushi. Ky i fundit, sipas burimeve, dyshohet se shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet policore.

“Mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoj agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme”, tha Gledis Nano gjatë konferencës për mediat.

Personat e arrestuar janë:

  1. Nuredin Dumani
  2. Henrik Hoxha
  3. Ardian Uzuni
  4. Altin Ndoci
  5. Skerdi Tasi
  6. Leonard Palushi
  7. Fatos Gosa
  8. Erion Alibej
  9. Gentajan Sharra
  10. Florenc Cekrezi
  11. Elvis Koci
  12. Ilirjan Feci
  13. Petrit Qoli
  14. Agron Qoli
  15. Agron Qafa
  16. Hasan Plaku
  17. Besjan Xhixha
  18. Enver Diva
Etiketa: aksioniNuredin Dumanipoliciaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
Para

Këngëtarja shqiptare pjesë e filmit “Barbie” përkrah Margot Robbie

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com