• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ofertë shumë e ulët”, si i shpërdoroi 160 mln lekë Agolli i FSHZH-së

Rindërtimi

14:32 : 18/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rindërtimi i pallateve, banesave private, infrastrukturës rrugore, institucioneve publike, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, është kthyer si një mjet fitimi për dhjetëra institucione qendrore, lokale apo për drejtuesit e tyre.

Kjo, për vetë faktin se Qeveria ka nxjerrë VKM apo ka miratuar rregullore duke i dhënë “çek të bardhë” firmave të ndërtimit. Me procedura me negocim, pa shpallje të kontratës, apo tendera të kufizuar, këto institucione kanë vendosur të akordojnë qindra miliona euro, teksa gjithmonë fituesi ka marrë edhe qindarkat nga institucionet që bëjnë tenderat.

Në këto radhë do të ndalemi te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili vijon që të shpërdorojë pa kufij paratë publike, kreditë e marra apo edhe fondet e rindërtimit.

Kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli, me një të kaluar në Bashkinë e Tiranës dhe në një firmë private, ka dijeni për të dyja anët e “medaljes”, aq sa kohët e fundit tentoi që t’u jepte tendera edhe shokëve apo punëtorëve të djalit, i cili ka një restorant luksoz në Hamallaj të Durrësit.

Lexo edhe:

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

KLSH “ngel në klasë” Emiriana Sakon! Mosrealizim investimesh në Durrës dhe pasaktësi në raportimin financiar

Faksimile: FSHZH ka shpallur fitues firmën që kishte ofertë afër fondit limit, duke s’kualifikuar ofertën më të ulët

Boldnews.al ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka finalizuar FSHZH, në kuadër të rindërtimit. Skema e këtij tenderi ka qenë me procedurën “tender i kufizuar (në kuadër të procesit të rindërtimit)”. Dhe, në këtë mënyre, i lind e drejta institucionit prokurues që të vendosë se kush do e fitojë tenderin.

Sipas dokumenteve, objekti i tenderit është “ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar”.

Fondi limit i minikonkursit është 84.567.878 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë USD. Natyrisht, FSHZH-së i duket minikonkurs 1 milionë USD, pasi gjatë këtyre kohëve ka prokuruar qindra milionë dollarë. Apo ka bërë tendera gjysëm milioni USD për menu apo edhe për tabela orientimi.

“Objekti i minikonkursit ështa në “zonën e re për zhvillim në Spitallë, Rikonstruksioni i Rrugëve ‘Miqësia’ dhe ‘Azem Hajdari’. Loti V punime shtesë në rrugët e brendshme, njësia Administrative Spitallë, Bashkia Durrës”, thuhet në dokumentet e tenderit, ku kohëzgjatja e kontratës është vetëm 1 muaj kalendarik.

Faksimile: Firma që ofroi 160 milionë lekë më pak u s’kualifikua me arsyen se “ofroi shumë pak”

Në ligji i prokurimeve normale, pasi janë gjetur edhe hapësirat e interpretimeve shkruhet se fitues është “oferta më e ulët”, kjo nëse përmbush kushtet teknike.

Por, ky parim, “shkelet” nga Dritan Agolli, i cili në tenderin në fjalë e ka s’kualifikuar ofertën më të ulët me arsyetimin se “kërkonte pak para”. Dhe, nëse kërkon pak para nga një tender, s’ka shumë për “punë të tjera”.
Në këtë tender morën pjesë 24 firma me vlerat përkatëse. Pothuajse të gjitha firmat e ndërtimit që janë në qarkullim në Shqipëri. Pikët “maksimale” të këtij konkursi të Agollit i mori oferta e bashkimit të operatorëve “PE – VLA – KU” dhe “BIBA-X”, që ofruan 83,666,797 lekë, pra shumë afër fondit limit.

Ndërkohë, oferta më e ulët ka qenë e bashkimit të operatorëve “Alb Tiefbau” “B93” dhe “TOTILA”, të cilat ofruan 67.990.144 lekë.

Kjo ofertë, sipas dokumentit të mësipërm, është s’kualifikuar.

“Nuk ka përmbushur kërkesën e autoritetit për të dhënë sqarim me shkrim lidhur me ofertën kohore anomalisht të ulët” thuhet në dokumente. Pra, një ofertë prej 160 milionë lekësh, rreth 20 % më pak sesa vlera e akorduar. Dhe për më tepër quhet ofertë “anonimalisht e ulët”, kur në fakt problem do të ishte e kundërta.

Pyetja që lind është: përse u shpall fituese firma që mori rreth 98 % të fondit limit?!

Etiketa: agolliFSHZHRindertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026
AKTUALITET

KLSH “ngel në klasë” Emiriana Sakon! Mosrealizim investimesh në Durrës dhe pasaktësi në raportimin financiar

10:30 : 09/03/2026
AKTUALITET

Video/ Oltion Çaçi i Sarandës po shkatërron bregdetin, ku është SPAK-u?!

20:15 : 21/02/2026
AKTUALITET

Edison Memolla i dha rindërtimin e banesave në Rrogozhinë një komapine pa licencë

20:55 : 29/01/2026
AKTUALITET

Zvarritje, mungesë transparence dhe abuzime! Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje

09:26 : 06/12/2025
AKTUALITET

Agolli i FSHZH-së “kopjon” ishujt artificialë të Dubait në Durrës, hap tenderin 5.5 milionë euro!

17:52 : 04/12/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në Berat/ Makina përplas motoçikletën, 1 i plagosur

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş