• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Non grata” e Berishës dhe ndërhyrjet e Yuri Kim ndezën valën e skepticizmit amerikan

18:01 : 14/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Adam Creighton

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Sali Berisha kanë akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë për ndërhyrje ” flagrante dhe të pabesueshme” në punët e brendshme të Shqipërisë, duke përfshirë edhe presionin ndaj gjyqtarëve, duke minuar mbështetjen nga vendi anëtar i NATO-s ndaj Uashingtonit, në një kohë kritike në çështjet e Evropës Lindore.

Sali Berisha, 76 vjeç, lideri i parë post-komunist i Shqipërisë nga viti 1992 deri në 2013, tha se Yuri Kim, e dërguara e SHBA në Tiranë që nga janari 2020, “po punonte me zell për të ndihmuar qeverinë të shtypte opozitën”.

“Yuri Kim është personi që ka bërë më së shumti për të dëmtuar reputacionin e SHBA-së në Shqipëri në 30 vjet. Jam shumë i pikëlluar për këtë, sepse kam pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara, pa asnjë problem”, thotë Berisha për “The Australian”.

Zonja Kim, 49 vjeçe, një kandidate e administratës Trump, e lindur në Korenë e Jugut, pranoi në rrjetet sociale muajin e kaluar se kishte ushtruar presion ndaj gjyqtarëve shqiptarë që të pengonin zotin Berisha të kthehej në politikë duke rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, të cilën e themeloi në vitin 1990.

Lexo edhe:

Incidentet/ Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

“Nëse ‘ndërhyrja’ do të thotë të inkurajosh gjyqtarët të bëjnë punën e tyre, atëherë PO”, shkroi Kim në Twitter.

Në shkurt, diplomatja Kim u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë për kandidatët e zotit Berisha në zgjedhjet lokale, një lëvizje që pasoi një sërë thirrjesh drejtuar gazetarëve, liderëve të partive opozitare dhe ligjvënësve që të mos mbështesin zotin Berisha.

Në maj të vitit të kaluar, Sekretari i Shtetit Antony Blinken bllokoi zotin Berisha, një ish-aleat i Presidentit George W. Bush, të hynte në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar “korrupsion të rëndësishëm”, prova që Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë ende, pavarësisht një sërë kërkesash të kongresmenit republikan Lee Zeldin me kërkesë të komunitetit shqiptar në Nju Jork.

Ilir Kalemaj, politolog dhe profesor në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha se akuza e SHBA “doli nga hiçi” dhe kishte ndezur “valën e parë të skepticizmit amerikan” midis votuesve të Partisë Demokratike, në një komb tradicionalisht me prirje pozitive ndaj Shteteve të Bashkuara.

Një fushatë e Change.org e titulluar “Ambasadorja Yuri Kim, mjaft është mjaft” – duke pretenduar se ajo “ka frikësuar vazhdimisht” opozitën dhe “kërkonte të ndikonte në procesin gjyqësor” – është shfaqur kohët e fundit, duke tërhequr më shumë se 6,800 nënshkrime.

“Ajo është ambasadorja më politike që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja në Shqipëri, ndoshta edhe në Europë. Është e hapur, nuk përdor gjuhë diplomatike, është e njëanshme në favor të Ramës”, tha Kalemaj për The Australian.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pretendimeve të zotit Berisha, megjithëse Ndihmës Sekretarja e Shtetit Karen Dodfried, duke vizituar Shqipërinë në fund të muajit të kaluar, tha se Presidenti Joe Biden kishte “besim të plotë” te zonja Kim. “Shqipëria nuk mund të kishte më shumë fat se ta kisha atë si përfaqësuese të vendit tim dhe të punoja çdo ditë këtu”, tha ajo.

Harald Malmgren, një ish-ambasador i SHBA-së dhe ekspert i politikave të mbrojtjes, i cili ka këshilluar katër presidentë amerikanë, tha se Shqipëria ishte strategjikisht më e rëndësishme për SHBA-në sesa mund të sugjeronte madhësia e saj.

“Mos harroni se SHBA-ja ka ndërtuar në heshtje një nga bazat e saj ushtarake jashtë shtetit në Shqipëri kohët e fundit, ajo është një pjesë e madhe e rrjetit të mbrojtjes amerikane dhe në mënyrë të pashmangshme dikush ose disa njerëz duhet të binden ose të paguhen për të përfunduar këto objekte”, tha ai për The Australian.

Miqtë e zotit Berisha i thanë The Australian se nuk mund ta kuptonin pse SHBA po anashkalonte korrupsionin e qeverisë Rama, e cila është në pushtet që nga viti 2013.

“Udhëheqja autokratike e ka kthyer vendin në një vatër krimi të organizuar”, shprehet gazetari Peter Tase.

Që nga viti 2016, Shqipëria ka rënë me 27 vende, renditet në vendin e 110-të nga 180 vende, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2021 të Transparency International, dhe ka shkallën e katërt më të lartë të emigrimit intelektual në botë, sipas një raporti të OECD.

“Ajo shkel kushtetutën tonë dhe atë të Shteteve të Bashkuara duke ndërhyrë në gjykatat tona, në media, në punët e brendshme të Partisë Demokratike dhe bën gjithçka për të ndihmuar qeverinë Rama, të cilën vetë Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar është gjithnjë e më e korruptuar”, tha zoti Berisha.

Të paktën dy ish-ministra, përfshirë ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri, në qeverinë Rama, janë në burg për korrupsion ose kontrabandë droge.

Sipas të dhënave të doganave, importet e bananeve në Shqipëri, kryesisht nga Kolumbia dhe Ekuadori, janë dyfishuar gjatë dekadës së fundit në një nivel për frymë katër herë më të lartë se Franca.

Policia ka sekuestruar tonelata kokainë në dërgesat e bananeve që nga viti 2016, raportojnë mediat lokale.

* Adam Creighton është një gazetar i vlerësuar me çmime, me një interes të veçantë në politikat tatimore dhe financiare. Ai ka shkruar për The Economist dhe The Wall Street Journal nga Londra dhe Washington DC.

Etiketa: BerishaopozitaYuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Incidentet/ Berisha për tjetërsimin e votës: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës

13:22 : 11/05/2025
AKTUALITET

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

10:26 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Egnatia-Partizani/ Mbyllet pjesa e parë, Rrapaj kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

TË GJITHA

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë

15:12 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Kryesojnë Tirana dhe Dibra, Vlora mbetet e fundit

14:58 : 11/05/2025

Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton të largohet nga dritarja – Video

14:55 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com