• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’ka Rama? SPAK-u as të kap as të lëshon

15:41 : 12/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ditë e shtunë, pushim ishte SPAK-u, deri kur nga mediat u shfaqën titrat: “Rama sulmon SPAK-un”. Fundjavë është, lajm bën politika, hetime prokurorët. Mund të jetë ndonjë çast sa për të shkaktuar tollovi, por jo, e diel, e hënë, e martë, e mërkurë… Bam Rama për SPAK-un, bam Berisha për SPAK-un, bum ambasadorja amerikane për SPAK-un. E vetë SPAK-u asgjë. Çfarë ndodhi kështu, pikërisht nga Rama që i pëlqen ta quajë veten “kali i fortë” që tërhoqi karrocën e shtrembër të Reformën në Drejtësi? Kryeministri kërkoi që të hetohet pala tjetër, duke i dhënë emër palës, pikërisht Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Rama shkoi edhe më tej, duke u shprehur i befasuar sesi dënojnë një ish-zëvendësministre për një arkë peshk dhe nuk tentojnë të lëshojnë rrjetat për peshkaqenët e mëdhenj. Kaq mjaftoi që ministra e deputetë nga shumica nisën ti mbanin ison politike kreut të qeverisë, për të mos e lënë vetëm në këtë valle që shkakton jo pak reagime. Kryediplomatja amerikane e tha hapur: “politika të mbajë duart larg nga drejtësia”, duke nënkuptuar se struktura e posaçme hetimore është komplet e ‘pavarme’.

Pa bërë thuajse asgjë, SPAK-u është vënë në shënjestërën e atyre që në fillim e votuan reformën në drejtësi me 140 vota, në korrikun e vitit 2016, përfshi edhe ata deputetë Rilindas që në të shkuarën, e të tashmen kishin probleme me ligjin. Struktura u ngrit, puna filloi dhe krimi në vend të mpakej u plak duke krimëruar edhe më shumë.

Para se të krijohej, e sidomos kur u krijua, gati sa nuk thanë se tani u bë “deti kos”, fut një lugë e nxirr një kriminel, rrast një garuzhdë e zbulo një korrupsion. Ata që menduan këtë ishin mëse naivë, por edhe të tjerët që shpresuan se të paktën krimi dhe korrupsioni do zbutej, qoftë edhe nga frika, gabuan dyfish. Perceptimit nuk kemi ç’ti bëjmë, por fakteve po.

Lexo edhe:

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

Deri më tani SPAK e cila ka edhe një “ushtri” me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka bërë as më shumë e as më pak por pushim dhe “selektim çështjesh” sa për statistikën e saj. Dy ish-ministra janë në qeli, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka, një deputet gjithashtu, Alqi Bllako dhe kryetari i bashkisë periferike të Lushnjes Fatos Tushe. Vetëm kaq janë fare pak, për të mos thënë se edhe ata nuk kishin ç’i duheshin më Ramës.

Sulmet publike të Ramës ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk janë asgjë tjetër përveçse mbulimi i të vërtetës, që gjoja duke e sulmuar të krijohet perceptimi se Rama nuk e kontrollon drejtësinë e re. Ky perceptim i rreme i nevojitet jo vetëm kreut të qeverisë, por mbi të gjitha ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila në çdo dalje publike thekson se “drejtësia është e pavarur dhe askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht funksionit që mban, apo ka mbajtur”.

E gjitha është një lojë e madhe për të mbuluar skandalet e vërteta, të cilat po treten në strukturën e SPAK. Konçesionet në shëndetësi, afera e frikshme e inceneratorëve, abuzimet me tenderat në QSUT, tjetërsimi i pronave publike, shkatërrimi i objekteve kulturore me vendime të qeverisë dhe pushtetit lokal, janë dosje të rënda që brenda kanë abuzime skandaloze. Të gjitha këto pritet të veniten, pasi po vjen koha edhe e përfundimit të hetimeve.

Në këtë mënyrë, ndërsa afatet kalojnë, Rama do vijojë shfaqjet publike për të bërë atë që di të bëjë më mirë dhe ndoshta të vetmen, mbulon abuzimin me propagandë dhe shkëputje vëmendjeje. Ison pa ja mbajnë të tijët, që të ditur nuk i bën mjekra e gjatë, as foton e tyre në shishe vere, sepse në fund do u mbesë gjithnjë shprehja: “ma nalt u burrë, ma nalt”… Filmi sapo ka nisur, biletat ofrohen falas në kujdesin edhe të kryebashkiakut, ashtu siç bëri me premierën e agjentit 007. Të ftuar do të jenë drejtuesit e SPAK, të policisë, vetë Rama, ministrat dhe ambasadorët e huaj.

SPAKU as të kap, as të lëshon, kështu do të vijojë për aq kohë sa kokat e mëdha që me krimet që kanë bërë duhet të ishin në burg, sot bëjnë politikën e madhe, madje marrin edhe goximin të përqeshin “majën e drejtësisë”, e cila me vetëdije e ka bërë veten objekt memesh.

Etiketa: Edi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

"Më ka marrë malli për Sali Berishën, e dua shumë", Çiljeta Xhilaga i bën kërkesën e papritur Armina Mevlanit

TË GJITHA

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025

Dy shenjat e horoskopit më me fat në dashuri për këtë fundjavë

14:12 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët një banesë në Astir

13:55 : 15/11/2025

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com