• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një burg të ri për drejtuesit e Kadastrës së Lames

17:57 : 26/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Aq rëndë është situata në kampin kadastral të Rilindjes sa kur flitet për “zyrtarë dhe ish-zyrtarë” të lartë, të mesëm dhe specialist të thjesht të arrestuar për korrupsion, në mes është Kadastra Shqiptare. Disa janë prangosur, por korrupsioni në vend që të ulet qoftë edhe nga frika, ka shtuar shifrën e mitmarrjes. Nga Jugu në Veri, por veçanërisht në zonat bregdetare dhe Tiranë po bëhet batërdia me tjetërsimin e pronave dhe mitmarrjen e nëpunësve të lartë të Kadastrës.

Vetëm për tre muajt e fundit të këtij viti janë 25 persona të proceduar dhe arrestuar për tjetërsim pronash dhe korrupsion, që të gjithë punonjës dhe ish-punonjës të ASHK-së (Agjencisë Shtetërore të Kadastrës). Po ashtu në Njësinë Antikorrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë e ngritur si dublim i institucioneve të hetimet, denoncimet më të shumta, në mbi 80% të tyre vijnë pikërisht nga hipotekat.

Legalizojnë një qendër shëndetësore duke ia dhënë privatit, tokën në bregun e detit ja heqin Mazllëmit dhe ja japin Jorgaqit, shtëpinë ia heqin të zotit dhe ia japin më të “zotit që paguan nëndorë. Vetë drejtuesit e Kadastrës vjedhin dokumentat për të mbuluar gjurmët në institucionin që drejtojnë dhe më pas i denocojnë si “grabitje gjatë natës”.

Gjithhçka ndodh në hipotekë, aty ku edhe koburet vendosen në kokat e përlyera të drejtorëve, pasi kanë pranuar alleshverishe në dëm të njërës apo tjetrës palë. Tre zonat që janë për tu hetuar në “Gjykatën e Hagës”, si “krime të luftës së pronës” janë Vlora,  Durrësi dhe Saranda. Bregdeti është zaptuar kudo, ku pronat që më parë rezultonin shtet janë tjetërsuar duke i marrë në letra individë të ndryshëm që janë banorë të zonës, por pas tyre pronarët e vërtetë janë biznesmenë, njerëz nga bota e krimit dhe politikanë.

Lexo edhe:

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Kadastra “ngatërron” dy herë rrugën me lagjen, qytetarja s’merr shtëpinë e saj

Vetëm në Kadatsrën e Vlorës për një vit u ndërruan nëntë drejtorë, ku më i suksesshmmi që “mbijetoi” gjashtë muaj në detyrë u arrestua në Tiranë dhe si para xhepi i kapën një shumë “qesharake”, vetëm 65 mijë euro.

Edhe vetë kupola e Rilindjes ka xhelozi për aferat e frikshme që ndodhin në këto institucione. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shprehet se korrupsioni më i madh dhe abuzimet janë në zyrat kadatsrale. Mbi 80 % e rasteve të denoncuara nga Njësia Antikorrupsion që shërben si “dublim” i prokurorive janë nga nëpunës të Kadastrave. Në një nga deklaratat Manja u shpreh se  Kadastra e Durrësit duhej mbyllur, pikërisht për shkak të abuzimeve të mëdha.

Në burgjet tona ka mbipopullim, por nëse do të zbatohej ligji me përpikmëri dhe të viheshin para drejtësisë nëpunësit apo ish-nëpunësit e Kadastrës Shqiptare me siguri do të kërkohej një burg i ri, madje me mijëra shtretër…

Etiketa: burg i riKadastraLame

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kadastra “ngatërron” dy herë rrugën me lagjen, qytetarja s’merr shtëpinë e saj

21:17 : 26/09/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

22:17 : 08/09/2025
AKTUALITET

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
Para

Volejboll/ Tirana triumfon në Korçë dhe rimerr kreun e Superligës

TË GJITHA

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com